Sunday May 19 2019

OROSKOPI 2019-12 UDHETIME PER 12 SHENJA

Si do të jetë viti 2019 për të dashuruarit pas udhëtimeve? Horoskopi, shenjë pas shenje, zbulon ndikimet e planeteve në planet e udhëtimeve për vitin 2019.

Besoni apo jo, këshillat e yjeve mund të jenë të dobishme për të zgjedhur destinacionin e duhur për këtë vit, në varësi të karakteristikave të shenjës suaj dhe përgjigjeve që kërkoni. Nga vendet më të largëta, tek qoshet e fshehura jo shumë larg, këtu janë sugjerimet.

DASHI

Parashikohet një vit jo i lehtë për këtë shenjë. Falë mbështetjes së Jupiterit dhe kontributit të Uranit, Dashi në vitin 2019 do të jetë në gjendje të përballet me vështirësi dhe pakënaqësi, si në punë, ashtu edhe në fushën personale. Megjithatë, do të jetë e nevojshme të përvishni mëngët për të zgjidhur situatat e vështira dhe për të filluar ndryshimet e dëshiruara.

Për të gjetur energjinë që ju nevojitet, asgjë nuk është më e mirë se një udhëtim, ndoshta në një qytet me një evolucion të vazhdueshëm si Praga, kryeqyteti i bukur i Republikës Çeke, i cili ju sugjerohet të lindurve në prill.

Të fortë dhe të drejtpërdrejtë si Ura Çarls, në Pragë do të shikoni të shkuarën, në një udhëtim mes të djeshmes, Staré Město (Qyteti i Vjetër) dhe të sotmes, Nové Město (Qyteti i Ri). Për një 2019 çliruese, jetësore dhe shkëlqyese, për të jetuar me entuziazëm.

DEMI

Përgatitet një 2019 e lumtur për binjakët, gjatë të cilit më së fundmi do të ndiheni të lehtësuar, të lirë, të stimuluar për të ecur përpara. Saturni, Plutoni, Neptuni (dhe nga dhjetori edhe Jupiteri), do t’ju ofrojnë mjetet e duhura për të ndryshuar gjendjen profesionale në avantazhin tuaj, për të përmirësuar qëllimet ekonomike, ose për të fituar mirëqenien e brendshme dhe fizike. Vera mund të jetë momenti magjik, ai që do t’ju bëjë të ktheni gjithçka në favorin tuaj.

Destinacioni për të lindurit nën shenjën e Demit, për vitin 2019, është Izraeli: përzierja e kulturave, moderniteti dhe lashtësia, askund nuk shprehen më së miri se në Tel Avivin dinamik dhe plot ngjyra.

Udhëtimi drejt këtij destinacioni është zgjedhja më e përsosur për një periudhë transformimesh dhe ndryshimesh pozitive në të gjitha fushat. Mund të argëtoheni në plazhet e arta gjatë ditës dhe në klubet e shkëlqyera të natës gjatë mbrëmjeve të gjalla dhe plot jetë.

BINJAKET

Jupiteri kundër jush, sjell një 2019 plot me sfida, sidomos për ato që janë në lidhje dashurie, por gjithashtu do të sqarojë rëndësinë e marrëdhënieve dhe angazhimin që duhet për t’i ndërtuar ato.
T’i shihni gjërat nga lart, është ajo që ju nevojitet, për të përballur një vit të veçantë dhe plot kontraste, me Jupiterin që do të jetë kundër jush deri në vjeshtën e vonë.

Para marrjes së vendimeve do të duhet të shikoni horizontin, të eksploroni çdo kënd, të merrni kohë dhe të admironi botën nga lart ashtu siç do të bëni në Lisbonë, nga pamjet e bukura e të pabesueshme.

Portokallia e çative shtrihet drejt të kaltrës dhe flladi i lehtë oqeanik do të bëhet shoqëruesi i përsosur i udhëtimit. Konsiderojeni Lisbonën si një destinacion të afërt dhe magjepës.

GAFORRJA

Për 2019, meqë do të keni Saturnin kundër, yjet këshillojnë Gaforret, t’i jepni vetes një moment pushimi. Gaforret do të përballen me probleme që duhen zgjidhur: prandaj është e mira që ata të qëndrojnë larg vendimeve të nxituara, duke pritur tranzitin e Uranit në tre muajt e parë të vitit dhe pastaj të hapin rrugë të reja.

Një këshillë: mund të jetë momenti i duhur për t’i lejuar vetes një pushim relaksues dhe qetësimi jo shumë larg.

Midis destinacioneve të sugjeruara nga yjet është Stambolli, më moderni i metropoleve të lashta, një vend ku tradita dhe moderniteti bashkëjetojnë dhe në disa raste bashkohen në brigjet e Bosforit.

LUANI

Një nga shenjat e vitit, i fortë dhe i zhurmshëm, 2019 më shumë se asnjëherë përfshin kthesa të reja, veçanërisht në dashuri. Angazhimet? Dasma? Bashkëjetesa të reja ose lindje të ardhshme? Në çdo rast, një jetë plot shkëlqim, që do të kurorëzohet me një udhëtim rekomanduar nga yjet …

Për ata që kanë lindur nën shenjën e Luanit, yjet në vitin 2019 sugjerojnë Valencia-n, një nga destinacionet më dinamike në Europë.

Qyteti bregdetar i Spanjës jugore, një përzierje e plazheve dhe kulturës antike dhe moderne, gastronomisë dhe traditave, është e përkryer për të mirëpritur favoret e Jupiterit, i cili në dashuri do të diktojë rregullat e lojës gjatë gjithë vitit, duke furnizuar Luanin me energjinë që ka nevojë.

VIRGJERESHA

Në listën e gjërave që duhet të dini dhe të shihni në Beograd, nuk mund të lëmë pa shënuar lagjen e Zemunit, e pozicinuar në krahun tjetër të lumit, nëse nisemi nga qendra e kryeqytetit serb. Një herë e një kohë pjesë e perandorisë austro hungareze, (deri më 1918) Zemuni ngrihej si një qytet i ndarë nga Beogradi.

Dhe është fakt, nëse rezidentët e kësaj lagjeje i sheh edhe sot, e kupton se ato ndryshojnë nga serbët. Ndërsa Beogradi ishte nën pushtetin e sundimit otoman, Zemuni ishte nën ndikimin autro-hungarez. Në ditët e sotme, Zemuni ka hyrë zyrtarisht si pjesë e Beogradit, por nëse ngjitesh në kodrën e Gardos, për një tur në lagjen e Zemunit, e kupton qartë dallimin mes tyre.


PESHORJA

Jupiteri kundër Saturnit është ndeshja më e madhe nga e cila do të ndikoheni në punën tuaj në vitin 2019: energjia ekspresive e Jupiterit, e cila me sa duket ju bën optimistë, i përgjigjet peshës së një Saturni shumë përgjegjës. Ajo që ju duhet për të përballur situatën është pak ekuilibër. Nëse planifikoni një udhëtim të rëndësishëm, zgjidhni një destinacion që ju fton për reflektim dhe analizë.

Ky destinacion është Marrakech (Marok). Vizioni i diellit të djegur, parfumi i erëzave dhe kërcimi hipnotizues i kobrave mund t’i ndihmojë të lindurit në këtë shenjë, që t’i heqin dyshimet që do t’i lindin në 2019. Duke ëndërruar horizonte të reja, do të jetë një ndihmë për t’u ndarë përfundimisht nga e shkuara duke shfrytëzuar vetbesimin që Jupiteri jep.

AKREPI

Në 2019 do t’ju duhet seriozitet, angazhim dhe konkretizim për të vënë në praktikë projektet dhe vizionet që keni zhvilluar gjatë muajve të fundit. Lajmi i mirë është se ju do të keni Saturnin në anën tuaj, që do t’ju bëjë të fortë si gur. Gjithça do të shkojë mirë, por kujdes me stresin: një festë në kohën e duhur do të jetë sekreti për të mos gjetur veten me bateritë e rëna plotësisht në terren.

Prandaj Barcelona, ​​është destinacioni i përsosur në 2019 për ata që kanë lindur në këtë shenjë, duke përfshirë shëtitjet artistike, vizionet unike të projektuara nga Gaudi dhe festat shpërthyese në Barceloneta.

SHIGJETARI

2019 do të jetë një vit i rëndësishëm për Shigjetarin, por nëse nuk jeni në krye të listës së shenjave të pakrahasueshme, Neptuni do të jetë përgjegjës për nxitjen e ndjenjave kontradiktore brenda jush, emocione kaq të buta, nga të cilat nuk mund të keni menjëherë ide të qarta.
Nëse jeni duke kërkuar një destinacion të admirueshëm në vitin 2019, yjet rekomandojnë kryeqytetin multietnik dhe gjithnjë në transformim të Londrës. Këtu, ku ju nuk do të ndiheni asnjëherë të mërzitur, Shigjetari do të jetë në gjendje të plotësojë të gjitha pasionet, duke u çliruar nga shqetësimet, por, mbi të gjitha, nga skemat e paracaktuara, duke lënë shpirtin punk midis turneve në galeritë e Brixton ose CamdenTown.

BRICJAPI

2019 është sinonim i suksesit për Bricjapin! Në fillim të marsit, në fakt, planeti patjetër do të kalojë përfundimisht Demin dhe ky tranzit do t’ju ndihmojë në çdo fushë, që të arrini të gjitha objektivat. Gjatë gjithë vitit ju do të gëzoni përkrahjen e Plutonit dhe Saturnit, burime të qëndrueshmërisë dhe këmbënguljes, si dhe të Neptuni, burim i shkëlqyer për kreativitet, frymëzim dhe ndjeshmëri.

Berlini është një alternativë e përkryer për Bricjapin në vitin 2019: kryeqyteti që përzien stilin e jetesës dhe shkatërron muret, duke pritur me krahët hapur ata që kanë lindur nën këtë shenjë, në lagjet e tij që çdo ditë marrin formë nga trendet e reja dhe lokalet e modës. Për të festuar një vit që premton të jetë pozitiv dhe shumë aktiv, me gëzime të mëdha si në jetën personale ashtu edhe në atë profesionale.

UJORI

Ky mund të jetë viti i gjërave spontane, të lehta dhe të kënaqësisë së heshtur për t’u jetuar. Ata që ju duan, duhet të pranojnë që ju nuk i tregoni shumë ndjenjat, se preferoni të jetoni marrëdhënien në mënyrë të fshehtë e të shkëputur, edhe pse është e qartë se ju intereson shumë marrëdhënieja që keni.

Gjithmonë duke kërkuar risi dhe dëshira, yjet rekomandojnë destinacione si Sllovenia, ku në një ditë të vetme mund të vizitoni një qytet bregdetar venedikas, të kaloni alpet dhe të darkoni buzë lumit, në zemër të Lubjanës.

PESHQIT

Share this:
Tags:

Add Comment

two × five =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.