Sunday November 17 2019

ZHABJAK- SHTEPIA E SKIVE FARE PRANE NESH

Žabljak ( Zhabjaku) zemra e Parkut Kombëtar Durmitor, gjendet në pjesën veriore të Malit të Zi. Bukuria natyrore e zonës tërheq turistë dhe entuziastë të sporteve dimërore nga e gjithë bota.
Këtu ka një numër karakteristikash që e bëjnë Žabljak-un një destinacion ideal për sportet dimërore. Më i dukshmi është fakti se këtu bie borë mbi 120 ditë në vit, duke krijuar një parajsë të përsosur të skive dhe një sezon të gjatë sportiv.

Në Žabljak shkohet për turizmin malor, skitë dhe borën në dimër dhe sportet malore në verë. Për malazezët është një destinacion mjaft i dashur, po aq sa edhe bregdeti, por nuk janë të vetmit që e shftytëzojnë ër turizmin malor. Ne shqiptarët, në mungesë të resorteve të skive në vend, gjithnjë e më tepër i jemi drejtuar këtij destinacioni duke shfrytëzuar afërsinë me ne.

Žabljak-u, 1450 metra mbi nivelin e detit, është pika më e lartë e urbanizuar e Ballkanit. Me fshatrat malorë përreth, numëron afërsisht 450 banorë.

Në 1991 është shpallur si vendi si vendi i parë më ekologjik në botë.

Impiantet e skive kryesisht janë të përqendruara në Žabljak dhe në rrethina. Ka disa shpate natyrore të skive në qytet: Savin kuk, i cili shtrihet për 3500 metra, në këmbët e Durmitor; Javorovaca është 400 metra e gjatë dhe ndodhet në hyrje të Zabljakut; dhe Stuoc ka një gjatësi prej 1780 metra dhe ndodhet në pikën Stuoc.

Vetë Durmitori, zona ku ndodhet Žabljak-u është një Park i madh Kombëtar, i pesti i Malit të Zi, një pjesë e të cilit shtrihet përgjatë kufirit midis Malit të Zi, Bosnjës dhe Hercegovinës. Nga 2005, i tërë parku është pjesë e trashëgimisë së UNESCO-s.

Si mund të shkoni në Žabljak?

Mund të shkoni nga pika e kufitare e kalimit të Hanit të Hotit në Shkodër, ose nga pika kufitare e kalimit të Moriçanit. Por ne këshillojmë Hanin e Hotit pasi prej aty e keni më për mbarë drejtimin për në Žabljak.

Të shkosh në Žabljak me makinë është forma më e thjeshtë. Por duhet të keni parasysh se rruga është malore dhe në stinën e dimrit, zona është e mbushur plot me borë, akull, prandaj me makinë normale është thuajse e pamundur.

Më e mira është të përdorni një makinë të lartë nëse keni një të tillë, sigurisht me zinxhirë, në të kundërt të udhëtoni me një nga furgonët e shumtë që bëjnë këtë rrugë e që nisen nga Shkodra.

Pasi të kaloni kufirin e Hanit të Hotit duhet të merrni rrugën për në Podgoricë. Nga Podgorica deri në Žabljak janë 125 kilometra (2 – 2.5 orë udhëtimi), ndërsa nga rruga e bregdetit, për shembull nga Budva, është 185 km (3 – 3.5 orë).

Prandaj sugjerojmë të merrni rrugën nga Podgorica, sepse distanca është më e shkurtër dhe e bëni më shpejt.

Udhëtimi merr më pak se 3 orë dhe çmimi i biletës është rreth 10 euro. Biletën mund ta blini në stacionin e autobusëve të Podgoricës.

Shtëpia e skive

Žabljak-u është shtëpia e e dytë e skive në vend. Një fushë e vogël për ski që njihet si Savin Kuk, është mjaft e njohur për vendasit dhe vizitorët që kërkojnë pushime dimëror.

Fusha e vogël e skive ka vetëm një ashensor, dhe familjet e pëlqejnë këtë vend për atmosferën relaksuese dhe bukuritë natyrore. Skiatorët më me shumë përvojë shkojnë për ski pas Durmitorit për të rritur shkallën e vështirësisë.

Lexo edhe: 7 KESHILLA TE MIRA PARA SE TE NISENI PER SKI

Jo vetëm në dimër

Žabljak nuk është vetëm për ata që duan të skitë apo snowboard, Liqeni i Zi është një tërheqje mahnitëse në Žabljak, dhe Ura e Tara Djurdjevica ofron një pamje të pakrahasueshme të Kanionit Tara.

Bileta për të vizituar parkun kombëtar dhe licencat për peshkim dhe aktivitete të tjera mund të blihen në zyrën e parkut kombëtar në Žabljak.

Lexo edhe: 10 GJERA PER T’U PARE NE KOTOR

Akomodimi dhe ushqimi

Kur dielli perëndon, Žabljak-u ka shumë vende komode dhe moderne për t’u ngrohur, si Dvoršte dhe Or’o. Për ushqimet e vërteta tradicionale, Restoran Koliba është vendi për të ngrënë ushqim autentik malazez malor, si kačamak-u (kaçamaku) dhe preferuari i të gjitha vendeve të Ballkanit, čevapi (çevapi) – qebapëdhe byrek.

Edhe pse Žabljak-u është më i thjeshtë se bregu, nuk ka mungesë të vendeve të bukura për të qëndruar. Hotel Soa është një hotel boutique pranë pyllit të Liqenit të Zi, ndërsa Hotel Polar Star ka dhoma dhe vila ideale për familjet. Për një eksperiencë të mirë malore, mund të merrni me qera një shtëpi njëkatëshe në Durmitor Bunglovi.

Info të nevojshme për vizitën në park

Duhet të merrni këpucë të rehatshme me vete sepse një shëtitje në park mund të shtrihet për shumë milje. Gjithashtu sillni rroba të ngrohta, pasi temperaturat edhe në stinën e verës mund të jenë pak më të ulëta se ato në bregdet.

Fakte për Parkun

Në parkun kombëtar ka 17 liqene akullnajore. Më i njohur është Liqeni Zi.

40 majat malore janë më të larta se 2000 metra, maja më e lartë është Bobotov kuk (2522m).

Žabljak është vendpushimi i skive gjatë sezonit të dimrit dhe zakonisht ka rreth 120 ditë dëbore.

Gryka e lumit Tara është kanioni më i thellë në Europë me 1300 metra thellësi.

Lumi Tara është një nga vendet më të mira për rafting në këtë pjesë të Europës.

© Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i të gjithë materialeve, si tekst apo audio, ose fotove pa lejen e autorëve!

Për fotot ilustruese, ndonjëherë jemi të detyruar të përdorim fotografi nga interneti. Nëse kjo gjë prek interesin e personave të interesuar, na sinjalizoni dhe ne menjëherë do i heqim ato!

Share this:
Tags:

Add Comment

sixteen − five =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.