Sunday May 19 2019

SHAKESPEAR AND COMPANY, LIBRARIA ME E FAMSHME NE BOTE

Pikërisht në qoshen mes Latin Quarter të Parisit dhe Boulevard Saint-Germaine, ndodhet një nga libraritë më të famshme të Europës, Shakespeare & Company.

Brezat më të njohur të artistëve dhe shkrimtarëve letrarë e kanë frekuentuar ndërtesën e shekullit të 17-të me pamje nga ana jugore e Notre Dame, që nga Voltaire deri te Ernest Hemingway – për të mos përmendur mbi 30,000 artistë që aspirojnë të rrinë në librari për të shkruar gjatë gjithë ditës.

Lexo edhe: 10 GJERA PER TU PARE PATJETER NE PARIS

Lexo edhe: 10 USHQIMET STREET FOOD, QE DUHET T’I HANI PATJETER NE PARIS

Brenda këtij dyqani, do të gjeni një labirint të pasazheve të librit, dhomave të leximit me shumë qoshe të fshehta, të përsosura për të shkruar apo lexuar libra. Ky dyqan ka frymëzuar shumë shkrimtarë, udhëtarë dhe lexues gjatë viteve.

I themeluar nga Sylvia Beach një emigrante amerikane, rreth viteve 20 u shndërrua në vendin më shik të Parisit. Këtu mblidheshin të gjithë artistët dhe shkrimtarët e kohës, që nga Ezra Pound, Ernest Hemingway, James Joyce, Ford Madox Ford, Scott Fitzgerald, Gertrude Stein, George Antheil dhe Man Ray. Ata kalonin shumë kohë së bashku duke diskutuar për artin, filozofinë, dashurinë dhe tema të tjera. Libraria që asaj kohe ndodhej në rrugën Odeon, u mbyll në dhjetorin e vitit 1941 për shkak të Luftës së Dytë Botërore dhe nuk u hap më.

Në vitin 1951 një tjetër amerikan, George Whitman hapi një tjetër librari me emrin Le Mistral. Si edhe libraria Shakespear & Company, vendi u bë një pikëtakimi për artistët. Me vdekjen e Sylvia Beach, ai i vuri emrin librarisë së tij Shakespear & Company dhe në vitet ’50, ky vend u bë pika e takimit për shkrimtarë si Allen Ginsberg, Gregory Corso e William Burroughs.

Sot, Shakespeare & Company drejtohet nga vajza e tij, e cila vazhdon traditën e librarisë për të siguruar një tërheqje mikpritëse për shkrimtarët dhe vizitorët.

Libraria ofron vende për të fjetur, duke përdorur divanët e leximit dhe kjo gjë u pëlqen shumë shkrimtarëve që vijnë aty në këmbim të disa orëve frymëzuese për të shkruar.

Gjithashtu libraria ofron të dielën e çajit, takime me shkrimtarë dhe lexim poezish.

Ndaluni në mëngjes herët për të shmangur turmat dhe kërkoni nëpër mijëra tituj.

Do të jetë një eksperiencë e mrekullueshme.

© Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i të gjithë materialeve, si tekst apo audio, ose fotove të këtij siti pa lejen e autorëve! Për fotot ilustruese, ndonjëherë jemi të detyruar të përdorim fotografi nga interneti. Nëse kjo gjë prek interesin e personave të interesuar, na sinjalizoni dhe ne menjëherë do i heqim ato!

Share this:
Tags:

Add Comment

twenty − 15 =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.