Sunday May 19 2019

MOMENTET SPORTIVE QE PERCAKTOJNE ROMEN

Nga ngjarjet historike, tek rivalitetet më të nxehta në futboll, Travel Bar ju drejton nëpër momentet sportive që kanë dhe vazhdojnë të përcaktojnë Romën.

Shekujt, njerëzit, ngjarjet kanë lënë gjurmë dhe kanë ngritur historinë e Romës. Por ka edhe disa momente sportive që e kanë përcaktuar, apo na ndihmojnë të kuptojmë Romën, nga lashtësia deri më sot.

Lexo edhe: 10 GJERA PER T’U PARE NE ROME

Derbi i kryeqytetit

Dy nga “shtatë motrat” e futbollit italian, (term i përdorur për shtatë klubet e mëdha të futbollit që nga 1900), vijnë nga kryeqyteti i vendit: AS Roma dhe SS Lazio, të cilat ndeshen të paktën dy herë në vit në Stadiumin Olimpico.

Roma u formua në vitin 1927, kur tre klube u bashkuan me kërkesën e diktatorit fashist Benito Mussolini, në një përpjekje për të sfiduar dominimin e klubeve nga veriu. I vetmi klub që i ka rezistuar bashkimit është Lazio.

Të dy klubet (si shumë në Itali) kanë fraksione agresive të tifozëve, ose ultras, të cilët kanë ndikim të madh mbi klubet dhe rivalitetet midis Romës dhe Lazios janë ndoshta më të ashprat e vendit.

Lojërat e tyre Olimpike

E vetmja herë që Italia priti Lojërat Olimpike Verore ishte në vitin 1960. Roma u nderua me Lojrat në vitin 1908, por pas shpërthimit të vullkanit Vezuvi dy vjet më parë, ato u kaluan në Londër.

Ndër pikat kryesore të Lojrave të 1960 ishin tre medaljet e arta të Wilma Rudolph në pistë; ekipi i hokejt për meshkuj të Pakistanit mposhti Indinë (e cila kishte fituar çdo garë meshkujsh që nga viti 1928) dhe fitoi medaljen e parë të artë për Pakistanin; në box për peshat e lehta medalja e artë do të fitohej nga një Cassius Clay.

Kupa e Botës Musolini

Shumë shpejt “Duce” u ndje i tërhequr nga idea sipas së cilës sporti i preferuar i Italisë mund të ishte një instrument i propagandës ndaj dhe përdori një mënyrë të shkëlqyer, një skuadër talentesh.

Si Adolf Hitler me Olimpiadat e Berlinit të vitit 1936, edhe Kupa e Botës dy vite më herët, ishte një mënyrë për të promovuar fashizmin, për të marrë përfitime politike. Italia do të fitonte turneun dhe do të merrte pjesë në atë të Francës katër vjet më vonë (duke veshur këmisha të zeza ) dhe megjithëse ekipi ishte një nga më të fortit e kohës, disa nga vendimet e arbitërve ishin të diskutueshme, por ka edhe më…

Një ikonë u ndëtua

Mes viteve 70-80 para krishtit, u ndërtua monument epokal i Romës. Colosseum (Koloseu) ende qëndron sot si një parajsë turistike, por qëllimi kryesor ishte të tregonte në maksimum sportin e kohës.

Ishte vendi i teatrit ku revokoheshin betejat e famshme dhe mitet klasike, por ishte gjithashtu edhe arena e betejave te pergjakshme te gladiatorëve, vendi ku ato luftuan me vdekjen.

Në kulmin e Perandorisë Romake rreth 80.000 spektatorë mund të mbushnin shkallët dhe të shikonin betejën e skllevërve, të gjitha për hir të sportit.

Lexo edhe: NJE HISTORI E SHKURTER E FONTANA DI TREVI

"Mbreti" bën deputimin e tij

Më 28 mars 1993, Francesco Totti bëri debutimin e tij për Romën si një 16-vjeçar. Lindur në qytet dhe tifoz gjatë gjithë jetës së tij me klubin e Romës, ai është bërë një legjendë e gjallë dhe golashënuesi i dytë më i mirë i të gjitha kohërave në historinë e ligës italiane.

Ai ka luajtur për Romën gjatë gjithë karrierës së tij 25-vjeçare, duke e udhëhequr klubin për dy dekada dhe duke luajtur mbi 600 ndeshje.  Gladiatori ka statusin e demit-zot në mesin e gjysmës së kuqe të Romës dhe është personifikim i kryeqyteti italian.


Më në fund e mundi Francën

Italia iu bashkua Six Nations (Gjashtë Kombeve)- ngjarja e parë europiane e rugby-së) në vitin 2000 dhe në përgjithësi ka luftuar që atëherë. Megjithatë, pas disa disfatave të përsëritura, erdhën disa fitore madhështore. Më 12 mars 2011, në Stadiumin Flaminio (stadium në Romë), Italia mundi Francën për herë të parë.

Franca ishte kampion i madh i Grand Slam dhe udhëhiqte me 12 pikë në pjesën e dytë, por u mund nga të zotët e shtëpisë. Italia mundi sërish Francën dy vjet më vonë, por ishte fitorja e parë ajo që shkaktoi lot gëzimi mes lojtarëve italianë.


Ai gol i Biaggio-s

Ndërsa Italia nuk mundi ta fitonte Kupën e Botës 1990, megjithëse ishte vendi organizator, duke humbur me Argjentinën e Diego Maradonës, në gjysmëfinale, Roma përjetoi ardhjen e e një të riu, një prej djemve më të preferuar të Italisë; “Bishti Hyjnor” (për shkak të flokëve të lidhur bisht), Roberto Baggio.

Nuk mund të ketë qenë i tillë deri në 1993, kur Baggio u zgjodh Futbollisti më i mirë i vitit, por më 19 qershor 1990, në një ndeshje në grup kundër Çekosllovakisë, Baggio e mori topin në vijën e mesit të fushës dhe vazhdoi të triblonte deri sa finalizoi një sulm të shpejtë, me Gooooool!

Share this:
Tags:

Add Comment

ten − 4 =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.