Monday September 16 2019

KOZMETIKA MAROKENE- SEKRETE FEMRASH

Maroku është i njohur për hamamet e tij tradicionale, ku vendasit shpesh shkojnë për një banjë gjallëruese me avull dhe pastrim. Ndërsa produktet franceze të kozmetikës dhe bukurisë janë të njohura në vend, ka edhe disa marka të mirënjohura marokene.

Zbuloni bukurinë e re dhe kujdesuni për veten, duke shtuar disa nga këto prodhime të bëra në Marok në koleksionin tuaj.

Lexo edhe: 10 GJERA QE DUHET TE BENI PATJETER NE MAROK

Është e qartë se shumë marka të bukurisë marokene mbështesin suksesin e tyre tek vaji i arganit që prodhohet në vend. Ka shumë produkte tradicionale që përdoren në të gjithë vendin dhe shumica e tyre tregtohet në dyqane të vogla.

Një nga sugjerimet tona: kërkoni pluhur nga kohl (një pluhur kozmetik i famshëm që krijon efektin dramatik për nxirjen e syve, për të cilin zonjat marokene janë aq të famshme),  ose pluhura për të lyet buzet, me të kuq të thellë, sapun shtëpie apo parfume natyrale nga bimët e vendit.

Lexo edhe: SEKRETET DHE KESHILLAT E BUKURISE TURKE

1. Zakia’s Morocco

Një biznes familjar, Zakia’s Morocco nuk është vetëm një markë me cilësi të lartë e kozmetikës dhe bukurisë, por është gjithashtu një kompani që fuqizon gratë dhe ndihmon në ruajtjen e mjedisit. Produktet janë organike, duke përdorur përbërësit më të mirë natyralë marokene.

Ekziston një përzgjedhje e gjerë e artikujve që janë bërë nga vaji i arganit, për lëkurën dhe flokët, duke përfshirë edhe vajin hidratues me aromë të veçantë. Ka sapun të punuar me dorë, duke përfshirë sapunin e zi maroken, maska fytyre të bëra me argjilën Ghassoul (argjila me burim nga malet e Atlasit), hidratues me gjalpë nga druri i shea-s ( lloj druri në Afrikë), spraj fytyre me livando, ujë trëndafili, uji nga lulet e portokallit, etj.

2. BayaFlore

Me qendër në kryeqytetin ekonomik të Marokut dhe në qytetin më të madh të vendit, Casablanca, BayaFlore ka një gamë luksoze dhe organike për produktet e lëkurës dhe të flokëve. Kompania krijon gjithçka që ju nevojitet për një pastrim hamami, duke përfshirë sapunin e zi,baltën Ghassoul dhe vaj argani cilësor. Duke përdorur një formulë ekskluzive, ka disa produkte që synojnë të bëjnë lëkurën të duket më rinore dhe energjike. Përveçse për ta bërë lëkurën të shkëlqejë, produktet e tyre kanë edhe aromë hyjnore.

3. Henné Sahara Tazarine

Bazuar në Marrakesh, Henné Sahara Tazarine është një markë e lartë lokale për furnizimet me këna. Kënaja marokene, veçanërisht lidhet me martesat dhe festimet e tjera. 100% këna natyrale dhe e pastër marokene. Ekziston edhe kënaja pluhur për të krijuar dizajne të bukura të përkohshme në lëkurë, ashtu sikurse u jep edhe flokeve vitalitet, forcë, trashësi dhe ngjyrë.

4. Prime Aya

Prime Aya është një kompani familjare marokene e specializuar në produktet organike të bukurisë natyrore. Eshtë një nga prodhuesit dhe eksportuesit kryesorë të vajit të arganit. Çmimet janë të arsyeshme dhe kompania vepron duke përdorur parimet e tregtisë së drejtë. Produkte të tjera të njohura për lëkurën dhe flokët bazohen tek vaji i fikut të Indisë.

5. Chahva

A e dini se emri “chahva” do të thotë bukuri në gjuhën berbere? Produktet Chahva janë të dizajnuara për të bërë çdo grua të ndihet dhe të duket tërheqëse. Marka është në pronësi të Campagnas Biorganics me qendër në Casablanca.

Produktet natyrale dhe të shëndetshme nuk janë testuar tek kafshët dhe nuk përmbajnë silikon, substanca artificiale, ngjyrues, apo përbërës të tjerë kimikë.

Shumë produkte janë të bazuara në rreth 100% vaj të pastër të arganit, maska për fytyrën dhe trupin, vaj tonifikus, trajtues për flokët, etj. Marka gjithashtu ka në përbërje vaj nga fiku i Indisë dhe sapun të zi .

Lexo edhe: MAROK,  RREGULLA KULTURORE QE DUHEN ZBATUAR 

6. Heritage Berbere

Heritage Berbere, me qendër në Marrakesh, është një markë fantastike për këdo që pëlqen të ketë aromë të fortë. Specializuar tek aromat, parfumet e frymëzuara nga natyra synojnë të nxjerrin në pah përvojën e gjallë të qytetit. Produktet dëshmojë kujdes dhe vëmendje ndaj detajeve dhe aromave më të mira dhe cilësore.

Teknologjia franceze i ndihmon për të prodhuar produkte aromatike, për të cilat përdoren frutat, myshku, apo erëzat. Mes tyre sigurisht ju mund të gjeni aromën që ju përshtatet. Mund të gjeni edhe variantin spray për ambientin apo qirinj të mrekullueshëm aromatikë.

7. Fatima’s Garden

Një markë tjetër marokene, që funksionon si biznes familjar, mjaft unike në fakt. Jo vetëm themeluesja, por edhe familja përbëhet nga shkencëtarë, veçanërisht farmacistë dhe biologë. Fatima’s Garden synon të promovojë kompanitë e grave që janë përgjegjëse për prodhimin e vajit të arganit.

Krejtësisht natyrore, këto produkte janë të sigurta për përdorim gjatë shtatzënisë dhe janë të përshtatshme për t’u përdorur tek foshnjat dhe fëmijët. Paketimi është biologjik dhe i riciklueshëm. Produktet përmbajnë sapun të zi, vaj kozmetike nga argani, krem kundër plakjes dhe vaj nga fiku i Indisë.

Marka gjithashtu përmban vaj argani për përdorim ushqimor.

8. Bahia Cosmetics

Bahia Cosmetics u themelua nga një zonjë marokene që ka një eksperiencë të pasur në përdorurimet e mjekësisë tradicionale dhe produkteve marokene në praktikat e saj të përditshme të bukurisë së lëkurës. Produktet paketohen duke përdorur materiale të riciklueshme dhe Bahia mbështetet tek përbërës nga burime etike të zgjedhura me kujdes nga puna e përbashkët e grave marokene.

Në produkte përfshihen: vaji i arganit, sapuni i zi, vaji nga fiku i Indisë, balta Ghassoul dhe uji i trëndafilit. Nëse jeni të rinj në trajtimet marokene, mostrat që do ju sjellin, do jenë një ndihmë e madhe për të vendosur.

9. Malak Bio

Vendosur në Agadir, zemra e vendit sa i takon Arganit, Malak Bio është një markë kozmetike marokene që përdor plotësisht “arin e zonës”. Ata përdorin gjitashtu vajin nga erëza të ndryshme, si hudhër, xhenxhefil, karafil, karrota dhe bajame të hidhur. Gama G & G e mbushur me stil, përfshin kremin anti-plakje, balsam flokësh, shampo, etj dhe përmban vaj argani, ujë trëndafili dhe ujë nga lulet e portokallit. Këtu do gjeni edhe buzëkuqin tipik maroken, një produkt tradicional dhe natyral.

10. Sonya Henna

Nëse do të merrni pak pluhur kënaje, Sonya Henna është një zgjedhje kryesore për pluhurin që merret nga bimët lokale. Bimët e kënasë rriten në shkretëtirën e Saharës në Marok, por gjethet e saj mblidhen dhe punohen në Marrakesh.

Pluhuri është në dispozicion në sasi të ndryshme, i gatshëm për t’u përzierë në lëkurë, ose për të pastruar trupin.

Share this:
Tags:

Add Comment

nineteen − 17 =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.