Monday September 16 2019

QYTETET ME TE FAMSHME TE SHTETEVE TE BASHKUARA

Cilat janë qytetet më të famshme në Shtetet e Bashkuara? Këtu është renditja e qyteteve më të njohura amerikane. Miami, Las Vegas, Washington dhe NYC: janë disa nga metropolet më të rëndësishme dhe më të bukura për t’u vizituar në shtetit federal amerikan.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një nga vendet më të mëdha dhe më të zhvilluara në botë. Në fakt, me 325 milionë banorë, ata përfaqësojnë vendin e tretë më të populluar në botë.
Nëse themi Shtetet e Bashkuara, menjëherë mendojmë për Statujën e Lirisë, ëndrrën amerikane dhe George Washington. Por edhe blues(bluzin), baseball-in, hamburger -at dhe jeans (xhinse). Dhe dollarët gjithashtu. Cilado qoftë arsyeja që ju drejton për atje: studim, pushime, punë, nuk ka rëndësi. Nëse përfundoni në një nga këto 10 qytete, do të gjeni veten duke e bekuar ditën kur keni thënë po, le të shkojmë!

Zonja dhe zotërinj, këtu janë qytetet më të famshme të Shteteve të Bashkuara.

10. San Diego

Pak vende në Amerikë kanë një klimë më të mirë se San Diego, dhe kjo është diçka e mrekullueshme, pasi ka shumë për të eksploruar në këtë qytet të California-s jugore.

I famshëm sidomos për detin, mos e lini pa provuar udhëtimin me vela në Oqeanin Paqësor, në disa nga plazhet më të bukura të Amerikës, ose të shijoni detin nga larg falë perëndimit të mrekullueshëm të Cliffs Natural Park.

9. Seattle

Në renditjen tonë nuk mund të humbasë Seattle (Siatëll), perla e Shtetit të Washington-it. Klima e tij e butë i lejon vizitorët të gëzojnë në heshtje një nga qytetet më të shkolluara në botë.

Midis ekselencave që e bëjnë Seattle një nga qendrat më të famshme të banuara të Shteteve të Bashkuara janë: Muzeu i dedikuar arteve orientale, SAAM (Seattle Asian Art Museum) dhe famëkeqi Pike Place Market, një nga tregjet më të vjetra dhe më të famshme të vendit .

8. San Francisco

San Francisco është qyteti i katërt në Kaliforni, i famshëm për mjegullën e ftohtë që mund të godasë në verë. Është një nga qytetet më teknologjike në botë: në gjirin e tij ndodhet Silicon Valley, shtëpia e kompanive më të mëdha të IT(kompjuterike) në histori.

Qyteti është i famshëm për përzierjen midis arkitekturës moderne dhe stilit viktorian. Këtu nuk ka fusha dhe ju mund të shijoni një pamje të bukur të oqeanit.

Në San Francisco, shumë afër ndodhet ishulli i Alcatraz-it, shtëpia e ish burgut federal.

7. New Orleans

Uraganet e ndryshme që goditën New Orleans-in (Nju Orlins), nuk mundën ta përkulnin Luisiana-n. Ndër rrugët e qytetit rrjedh gjaku i muzikës së mirë, jazz-i (xhazi)dhe blues-i (bluzi) janë konturet.

Jeta e natës është mjaft intensive, kjo gjë i ka dhënë atij pseudonimin e një qyteti mitik.
Një këshillë: pas një nate argëtimi në qytet, një filxhan kafe dopio mund të jetë kurativ. Në këtë rast, shkoni në Cafe Du Monde.

6. Chicago

Duke vazhduar turneun tonë të qyteteve më të bukura në Shtetet e Bashkuara, takojmë Chicago (Çikagon). Pas New York-ut dhe Los Angeles-it, është qyteti i tretë më i madh në Shtetet e Bashkuara me pothuajse tre milionë banorë. Kjo qendër ofron spektaklin e gradaçelave mbresëlënëse – Tower Willis është shembulli kryesor i saj – ushqim i shkëlqyer dhe ngjarje sportive për t’u patur zili.

Nuk është e habitshme, që në vitet ’90, Chicago Bulls (Çikago Bulls) ishin skuadra e legjendarit Michael Jordan. Qyteti është i njohur edhe për teatrin. Ndër të tjera Mike Meyers dhe Tina Fey prej këtu filluan karrierën e tyre të komedianëve.

5. Los Angeles

Los Angeles (Los Anxhelos) është një nga qytetet më interesante në Shtetet e Bashkuara, një destinacion popullor për eksploruesit ndërkombëtarë.

Për fansat e filmit është një domosdoshmëri. Nëse ndodh të ndodheni këtu në fillim të vitit, mund të keni fat të mirë për të parë yjet e kinemasë në natën e çmimeve Oscar.

Përndryshe, mund të kënaqeni me vizitat në studiot e filmit ku shfaqen filmat e mëdhenj të Hollywood -it (Hollivud-it).

4. Miami Beach

Në renditjen e qyteteve më të famshme nuk mund të humbisni një nga vendpushimet më të njohura turistike bregdetare për turistët.

E vendosur në Miami-Dade County, Florida, Miami Beach (Majami Biç) i impresionon vizitorët e saj me mjedisin e tij shpërthyes, gjë që sjell në mendje serialin televiziv Baywatch. Vetëm kjo do të mjaftojë për të shpjeguar arsyet për popullaritetin e saj.

Megjithatë, nëse shtojmë një oqean me një plazh të bardhë, klimën tropikale, netët emocionuese dhe restorantet e shkëlqyera, ja se cili është sekreti i famës së këtij vendi qiellor.

3. Las Vegas

Las Vegas – qyteti në shkretëtirë. I njohur në mbarë botën për kazinotë e tij. Në këtë roman dritash, atraksionet janë kaq të shumta sa që për javë ju do të harroni familjen, nëse nuk jeni në shoqërinë e tyre.

Nëse Las Vegas do të ishte një vepër arti, do të ishte një instalim nga Dan Flavin (artist amerikan, i njohur për përdorimin e ndriçimit në veprat e tij).

Kazinotë dhe makinat e fatit e bëjnë atë shtëpinë e lojrave dhe argëtimit. Këtu ju vërtet mund të përpiqeni të fitoni për të gjithë jetën, por kujdes, shihni edhe anën tjetër të medaljes!

2. Washington D.C

Konsiderohet si qyteti më Europian në të gjithë Amerikën, Washington-i është kryeqyteti i Shteteve të Bashkuara.
Shumë shpesh, i varur nga fama e New York-ut, Washington-i është shtëpia e  White House (Shtëpisë së Bardhë), një vend ku ushtrohet pushteti politik.

Në sugjerimin kolektiv kryeqyteti është gjithmonë qendra e spiunëve të denjë për James Bond-in. Por, asgjë nuk mund të jetë më e rreme.

Falë muzeve dhe monumenteve të shumta, është vendi ideal për pushime. Ka shumë për të eksploruar në këtë qytet. Mos e humbisni The National Mall ku ju mund ta vlerësoni obeliskun e Washington Monument (Monumenti i Uashingtonit).

1. New York City

Përtej Oqeanit Atlantik, New York-u konsiderohet njëzëri si kryeqyteti moral i Shteteve të Bashkuara.

Lexo edhe: 10 GJERA PER T’U PARE ABSOLUTISHT NE NEW YORK

Qyteti që nuk fle, ka një popullsi prej 8 milionë banorësh, është një metropol i vërtetë kozmopolit. Nëse çdo vit, më shumë se 50 milion njerëz, vendosin këmbën në Big Apple, duhet të ketë një arsye të mirë. Asgjë në të vërtetë nuk mungon në New York.

Përveç urës monumentale të Wellsit të Bruklinit dhe Statujës së Lirisë, sheshi Time Square, ndërtesa e Empire State Building dhe Central Parck, do ju shpërngulin nga jeta e vrullshme dhe e qytetit, tek një ritëm thuajse i shurdhët.

Ndërtimi i MoMA, muzeu më i rëndësishëm bashkëkohor në botë, kontribuoi në bërjen e famshme të Big Apple.

© Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i të gjithë materialeve, si tekst apo audio, ose fotove pa lejen e autorëve!

Për fotot ilustruese, ndonjëherë jemi të detyruar të përdorim fotografi nga interneti. Nëse kjo gjë prek interesin e personave të interesuar, na sinjalizoni dhe ne menjëherë do i heqim ato!

Share this:
Tags:

Add Comment

fifteen + ten =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.