Sunday May 19 2019

PUSHIMET DHE PLANET E 2019 ME FEMIJET

Mes punës dhe shkollës së fëmijëve duhet pritur me durim për ca ditë pushimesh, ndaj duhet t’i hedhim një sy kalendarit të festave zyrtare për vitin 2019 dhe të kërkojmë për mundësinë më të mirë për dy ose tre ditë pushimesh.

Pas Festës së Vitit të Ri dhe pushimeve gati 3 javore të dimrit, duhet pritur disi gjatë, deri në festën e parë të 2019, që është Dita e Verës.

14 mars - Dita e Verës

Kjo ditë në kalendar i bie e enjte, kështu që nuk do të keni mundësinë të shkëputeni për gjatë. Do të jetë një pushim një ditor, pasi e premtja do ju kthejë në punë e në shkollë. Do keni mundësi të shfrytëzoni destinacionet e afërta rreth e rrotull zonës ku jetoni.

22 mars - Dita e Nevruzit

Dita e Bektashijve do të jetë një festë që do ju kënaqë të gjithëve. Në kalendar i bie të jetë ditë e premte, gjë që ju lejon të shfrytëzoni për udhëtimin tuaj edhe ditët e pushimit javor zyrtar, të së shtunës dhe të dielës. Tre ditë janë më së të mjaftueshme për një destinacion të bukur, sigurisht duke përfituar të niseni që të enjten pasdite.

Lexo edhe: 10 GJERA PER T’U PARE DHE PER T’U BERE NE KOTORR

21 prill - Pashkët Katolike

Pashkët Katolike këtë vit janë më 21 Prill, (e diel). Duke pasur parasysh ligjin, që na krijon mundësinë të pushojmë edhe një ditë më pas, meqë festa i bie të dielën, por duke shfrytëzuar edhe pushimin javor të së shtunës dhe të së dielës, shfrytëzoni ajrin e ngrohtë të pranverës dhe zgjatjen e ditës për një udhëtim të bukur pashkësh 3 ditor!

Lexo edhe: PASHKET NE BOTE, JA SI FESTOHEN!

28 prill - Pashkët Ortodokse

Diversiteti i feve në Shqipëri, na krijon ca favore më shumë se vendeve me një besim, pasi mund të festojmë të gjitha ditët e festave të besimeve. Kjo vlen edhe për Pashkët Ortodokse, që për vitin 2019, i bien me datë 28 prill (e diel). Edhe për këtë festë do të funksionojë e njëjta skemë, domethënë 3 ditë pushimi – një mundësi fantastike për të udhëtuar.

Lexo edhe: CILI ESHTE KUPTIMI I FJALES PASHKE

1 maj - Dita e Punëtorëve

Fati nuk do të na shoqëronte gjithmonë, pasi këtë vit 1 maji i bie të jetë në ditë të mërkurë, pra 1 ditë pushimi 24 orëshe, ku mund të shfrytëzojmë vetëm destinacionet e afërta, ose ndonjë piknik në natyrë.

5 qershor - Dita e Bajramit të Madh

Dita e Bajramit të madh nuk është se na jep shumë mundësi. Edhe kjo ditë në kalendar i bie e mërkurë. Pra do të jetë 1 ditë e vetme pushimi dhe jo shumë mundësi për të lëvizur. Por duke pretenduar se pushimet e verës për fëmijët janë në prag, asgjë për t’u trishtuar. Për jo aplikantët e fesë mund të jetë një mundësi e mirë për të bërë zhytjen e parë në det.

14 qershor - Urraaaa! Mbaroi shkolla!

Ditë gëzimi për fëmijët, por jo për prindërit të cilët duhet të presin kur do marrin lejen nga puna, për të nisur pushimet e verës. Por gjithsesi, deri sa kjo të ndodhë, për fëmijët, pushimet tek gjyshja, halla apo tezja, diku në një vend tjetër, për një ose disa javë, ngelen një opsion i bukur për të nisur aventurat e verës.

12 gusht - Dita e Kurban Bajramit

Dita e Kurban Bajramit, kjo festë e rëndësishme e myslimanëve, sipas kalendarit i bie ditë e hënë, prandaj duke shfrytëzuar të shtunën dhe të dielën pararendase, ju krijojnë 3 ditë të plota pushimi. Me fëmijët mund të udhëtoni kudo, por, nëse nuk jeni aplikant i fesë ne ju propozojmë ndonjë destinacion drejt plazheve. Në fakt shumica e njerëzve i bëjnë pushimet në gusht, prandaj kjo vlen nëse pushimet nuk i merrni në gusht, por në ndonjë periudhë tjetër.

Lexo edhe: 10 GJERA QE DUHET TE SHIHNI E TE BENI NE STAMBOLL

5 shtator - Dita e Shenjtërimit të Shenjt Terezës

Pushimeve të verës, që për shumicën kanë përfunduar, mund t’iu japim akoma më shumë 1 ditë frymëmarrje, për ndonjë zhytje tjetër në det, apo udhëtim të shkurtër kulturor, në ditën e shëntërimit të Nënë Terezës, që i bie të jetë në ditë të enjte.

28 -29 nëntor - Dita e Pavarësisë dhe e Çlirimit

Si Dita e Pavarësisë ashtu edhe Dita e Çlirimit janë shumë të rëndësishme për ne shqiptarët. Të vendosura të dyja pranë njera – tjetërs, të pozicionuara ditën e enjte dhe të premte, na japin mundësinë që bashkë me të shtunën e të dielën të formojnë një kuartet të bukur pushimesh.
Mund të vizitoni ndonjë qytet europian të afërt apo të largët, apo qytetet europiane të kulturës.

Lexo edhe: 10 GJERA PER T’U PARE NE ROME

Lexo edhe: 10 GJERAT QE DUHET TE SHIHNI E TE BENI NE VENEZIA

8 dhjetor - Dita Kombëtare e Rinisë

8 Dhjetori (e hënë), bashkë me të shtunën dhe të dielën pararendase na krijon një hapësirë të bukur pushimi 3 ditore, të cilën mund ta përdorim fare mirë për përgatitjet e festave të fundvitit, ndërsa për më kërkuesit, pse jo udhëtim drejt një destinacioni të afërt dimëror.

25 dhjetor - Krishtlindjet

Festa e Krishtlindjeve edhe pse shumë e bukur dhe e mezi pritur, këtë vit nuk është se do na krijojë shumë mundësi për të lëvizur. Këtë vit do të jetë në ditë të mërkurë dhe vetëm 1 ditë kemi në dispozion për ta festuar. Gjithsesi, per ato qe kane me shume mundesi per dite pushimi, duke perfituar nga pushimet e femijeve, mund te udhetojne drejt tregjeve me te famshme te Krishtlindjeve!

Lexo edhe: KRISHTLINDJE NE PRAGE: PROGRAMI DHE KESHILLA

Lexo edhe: TREGJET E KRISHTLINDJEVE: 10 ME TE FAMSHMIT NE EUROPE

Viti i Ri

Më në fund festa më e bukur e vitit, sikur të ishin ca ditë pushimi më tepër, do ishte mrekulli. Një mundësi shumë e mirë për të lëvizur. Në fakt data 31 dhjetor është ditë pune. Pushim zyrtar janë vetëm data 1 – 2 janar 2020 (e mërkurë- e enjte). Nëse bëni përllogaritjet e duhura me punën dhe huazoni 31 dhjetorin e 2019-ës dhe 3 janarin e 2020 – ës ( e premte) si ditë pushimi, atëherë ju mund të bëni një udhëtim të shkëlqyer dimri, që fëmijët bashkë me pushimet e tyre të dimrit, do e shijojnë shumë. Edhe ju gjithashtu!

Lexo edhe: 10 GJERAT QE DUHET T’I SHIHNI PATJETER NE VARSHAVE

Lexo edhe: 10 ATRAKSIONET E PRAGES QE DUHET T’I VIZITOJNE TE GJITHE

Share this:
Tags:

Add Comment

2 × four =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.