Sunday May 19 2019

VERA BRULÉ – NJE HISTORI E MREKULLUESHME E DIMRIT

Një recetë mijëvjeçare, që e ka origjinën e saj në Romën e lashtë, me contidumparadoxum ( një verë shumë e lashtë romake), e përshkruar nga Apicio (Marco Gavio Apicio- gastronom, kuzhinier dhe shkrimtar romak- shekulli I p.k) në “De re coquinararia”, një verë e ëmbël me shumë mjaltë, e nxehtë dhe e aromatizuar me piper, gjethe aromatike, shafran dhe fruta të thata, që përgjithë sisht u ofrohej të ftuarve në fund të vaktit. Një specialitet që ka kaluar nëpër shekuj të historisë, duke pësuar- si gjithmonë ndodh – ndryshime dhe variacione, në varësi të epokave dhe vendeve të përhapjes.

Edhe në Mesjetë gjejmë një lloj të verës brulé, “ipocras”, një verë plot barëra, që zakonisht pihej e ftohtë dhe që njihej edhe si claret ose piment. Legjenda gjurmon recetën e shpikjes së Hipokratit, një doktor grek i shekullit të V, por dëshmitë e para të shkruara u shfaqën vetëm në fund të shekullit të 13-të në vëllimin “Tractatus de modo preparandi et condiendi omnia cibaria”.

Glögg-u suedez

Një praktikë e zakonshme në të gjithë Europën, për të shtuar erëza në verë, pjesërisht për shkak të cilësive të tyre tretëse (kanella, për shembull, është e pasur me antioksidantë dhe është një nga mjetet më të vjetra natyrore për të luftuar të ftohtin dhe gripin), por edhe për të mbuluar shijen e verës, kur cilësia e saj dhe kushtet e transportit dhe magazinimit ishin te këqija.

Në përpjekje për të përmirësuar shijen, suedezët shpikën Glögg-un, një verë e nxehtë me erëza – e konsumuar fillimisht gjatë ngrënies – e cila në shekullin e nëntëmbëdhjetë u pasurua me një varëse tjetër të alkoolit, me konjakun.

Glögg, siç e njohim sot, ka në përbërje: verë të kuqe, konjak (ndonjëherë të zëvendësuar me rum të errët), sheqer, anice yjore (bimë aromatike me prejardhje nga Lindja e Mesme), kardamom (erëz me prejardhje nga India), kanellë, karafil, xhenxhefil, arrëmyshk, portokall, rrush të thatë dhe bajame.

Nga vera e vakteve tek Krishtlindjet

Është pikërisht pija suedeze që shndërroi verën e nxehtë, në pijen e Krishtlindjeve. Pika e kthesës ndodhi në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë, kur eksperimentuesit me verën dhe erëzat, vendosën të sillnin prodhimet e tyre në tezgat e tregut, duke i ambalazhuar ato në shishe të pikturuara me dorë gjatë pushimeve.

Recetat, që deri tani ruheshin me xhelozi nga çdo prodhues, filluan të përhapeshin në të gjithë vendin duke krijuar një fenomen në të gjitha aspektet, atë të verës së Krishtlindjeve, një prirje që shpejt arriti madje edhe në vendet më të largëta.

Me variacionet e domosdoshme, natyrisht, duke filluar nga lloji i verës – të kuqe, të bardhë, rozë, të gazuar, të ëmbël – për të përfunduar me përzierjen e erëzave, bimëve aromatike dhe frutave që i japin karakterin dhe shijen, pijeve.

Tradita dhe zakone

Ndër variacionet e shumta një vend nderi, meriton gluhwein-i gjerman, bazuar tek vera e kuqe, kardamomi, karafili, gjethja e dafines, kanella dhe lëkura e agrumeve.

Në Gjermani, në fakt, nuk ka treg, ngjarje apo edhe drekë familjare të Krishtlindjeve, pa një gotë verë të nxehtë. Jo vetëm kaq: sipas tregimeve popullore, tregjet e famshme kanë origjinën në Gjermani dhe Alsace (rajon administrativ francez), rreth shekullit të pesëmbëdhjetë, në Dresdenin e epokës, të veshur për këtë rast.

Lebkuchen

Këtu, për të shoqëruar verën, mendojnë Lebkuchen-in, ëmbëlsire e shpikur nga murgjit Frankonian në shekullin e 13, shumë e ngjashme me kekun me xhenxhefil, me mjaltë, erëza, arra dhe fruta të thata.

Por mbi të gjitha spekulatius– biskotat me kanelle të origjinës flamingase (grup etnik gjerman të lindur në Belgjikën moderne), të bëra me stapma me riliev, prej druri apo terrakote, të cilat mund t’i hash ashtu siç janë, por më mirë akoma po t’i ngjyesh në gluhwein.

Pa harruar të gjitha specialitetet e kripura, duke filluar nga bratwurst, sallamet e bëra me mish lope apo viçi, duke përfunduar me Nürnberger Rostbratwurst, salcice të Norimberg-ut, të përgatitura me mish derri, pa lëkurë dhe pançetë, proshutë, kulaç dhe proshutë, zakonisht të aromatizuara vetëm me piper, kardamom, xhenxhefil dhe limon.

Me të gjitha këto mund të shoqërohet vera brulé.

Vin chaud - ngrohtësia franceze

Ndër tregjet më të mëdha në Europë, janë ato të Strasburgut, me rreth 300 kioska druri, shpërndarë në 12 vende në zemër të qytetit. Mes dekorimeve dhe dritave, është e pamundur t’i rezistoni tundimit të aromës së ëmbël, që çlirohet nga enët e bakrit.

Vin chaud franceze siguron të shtojë edhe një pikë konjaku dhe është një kombinim i shkëlqyer për t’u shoqëruar me bredele, biskota të shkurtra tipike të traditës alsaziane, dhe akoma më mirë me männele, briosh me formën e njeriut të vogël të borës.

Mulled Wine, si në Angli

Anglia përgjigjet me Mulled Wine – verë të përzier, me portokall, limon, kanellë, arrëmyshk, fara kopre, anice yll, karafil, kardamom dhe xhenxhefil, të disponueshme në të gjitha panairet e Krishtlindjeve.

Krahas çdo tipi vere, në tregjet e Mbretërisë së Bashkuar ju nuk mund të humbisni mushtin e mollës së gjelbër – i përhapur edhe në Amerikë – pije e ëmbël e aromatizuar me të njëjtën përzierje të erëzave dhe e bërë edhe më e shijshme me shtimin e mjaltit dhe uiskit.

Vin brulé- nga Alpet e Italisë

Edhe në Itali, pija gjithmonë ka mbledhur pëlqimet e të gjithë konsumatorëve, nga të dashuruarit tek më pak të apasionuarit, të cilët në këtë version të ëmbël dhe aromatik gjejnë një shprehje më të gjallë dhe më pak impenjuese të verës së kuqe.

Kjo ndodh sidomos në Trentino-Alto Adige, një rajon i pasur me referenca për kulturën e Europës Qendrore dhe atmosferën e shënuar nordike, ku vin brulé ka mbajtur këmbët dhe është bërë produkt simbolik i tregjeve të Krishtlindjeve.

Bolzano, si dhe në Merano dhe në shumë destinacione të tjera turistike, klima e ashpër kompensohet, në fakt, me një tavolinë bujare, të mbuluar me aromë gjalpi, molle dhe erëza, kanellë mbi të gjitha.

Duke shfletuar nëpër tregje, ju nuk mund të hiqni dorë nga shija e vin brulé, e bërë nga artizanët vendas, siç diktojnë traditat.

© Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i të gjithë materialeve, si tekst apo audio, ose fotove pa lejen e autorëve!

Për fotot ilustruese, ndonjëherë jemi të detyruar të përdorim fotografi nga interneti. Nëse kjo gjë prek interesin e personave të interesuar, na sinjalizoni dhe ne menjëherë do i heqim ato!

Share this:
Tags:

Add Comment

4 × three =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.