Sunday May 19 2019

CÔTE D’AZUR: KESHILLA UDHETIMI PER NE RIVIEREN FRANCEZE

Ka disa arsye që shtyjnë mijëra turistë për të udhëtuar në Rivierën Franceze (Côte d’Azur) çdo vit. Qyteza të vogla, fshtra apo qytete të mëdha pasojnë njëra tjetrën duke dëshmuar një Francë magjepëse e të parezistueshme.

Vendet e pushimit në bregdetin francez dhe Principata e Monakos janë të lidhura bashkë nga një uniformitet i thellë gjeomorfologjike, por në të njëjtën kohë kanë një zhvillim të veçantë territorial. Kjo do të thotë që turistët që vendosin të shkojnë në Côte d’Azur mund të bëjnë disa aktivitete alternative në këtë vend.

Lexo edhe: 10 GJERA PER T’U PARE PATJETER NE PARIS

Çfarë duhet të shihni në rivierën franceze?

Riviera franceze ose Côte d’Azur është në radhë të parë vendi ideal për pushimet tuaja në plazh. Është një nga destinacionet e preferuara për pushime nga francezët në verë dhe është i përshtatshëm për të përmbushur nevojat e çdo lloj turisti.

Plazhet e bardha, shëtitoret plot me palma, rrugët e ndara për ecjen me biçikleta, restorantet bregdetare dhe shumë bare dhe klube që qëndrojnë hapur gjatë gjithë natës, përfaqësojnë ofertën turistike më të mirë të zonës, për t’ju kënaqur ju dhe familjarët tuaj.

Turizëm dhe filma në Kanë

Nëse dëshironi të bëheni pjesë e turizmit kulturor, ndoshta e dini se kjo zonë është shtëpia e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Kanës. Çdo vit, qyteti francez pret dhjetëra aktorë, regjisorë dhe yje të kinemasë që dynden në qytetin bregdetar (Kanë) për të prezantuar veprat e tyre në konkurs.

Por ky festival nuk është një ngjarje vetëm për personazhet VIP, në fakt, gjatë viteve të fundit, Festivali gjithashtu organizon leksione për filmin si dhe shfaq filma të vjetër: filma që projektohen posaçërisht për të apasionuarit pas kinemasë dhe historisë së saj.

Edhe Kana, është një destinacion i përsosur për turizmin e plazhit, por në të njëjtën kohë ju sugjerojmë të parashikoni vizitën në muajin maj, pasi në këtë periudhë zhvillohet Festivali i Filmit.

A i doni lojrat e fatit? Monako ju thërret

Ndoshta në këtë rast, në rivierën franceze do të gjeni bukë për dhëmbët tuaj. Principata e Monakos ofron kazino ku ju mund të ndryshoni fatin e të bëheni milioner, ose paratë tuaja mund të shkojnë në tym, kështu që kini kujdes!

Së fundi, në Monako, përveç lojës në kazino ju mund të kënaqeni me bukuritë natyrore të vendit, duke përfshirë kopsht mahnitëse ekzotike, ku ju mund të admironi specie bimore të jashtëzakonshme.

Muze dhe argëtim në Nicë

Nëse dëshironi të vizitoni Rivierën Franceze gjatë udhëtimit tuaj në Francë, jini të vetëdijshëm se sapo të mbërrini atje, nuk do të ndjeni aspak mërzitje. Është në fakt një zonë plot me argëtim dhe gjëra për të parë që vështirë se do t’ju zhgënjejnë.

Nica është qyteti më i madh në rivierën franceze: përveç një bregdeti fantastik dhe restoranteve e klubeve të natës, qyteti është është shtëpia e shumë muzeve të artit bashkëkohor, ku ju mund të kaloni ditët me diell.

San Trope, lavdia Vip

Saint Tropez (San Trope), një qytet i famshëm i sjellë në vëmendje nga lavdia e shumë filmave xhiruar atje në vitet ’50-’60, tani është një vend turistik për VIP-at në kërkim të qetësisë.

Share this:
Tags:

Add Comment

5 × 5 =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.