Monday July 22 2019

10 ATRAKSIONET E DUHURA NE BEOGRAD

Beogradi i ka të gjitha. Mirë, mbase nga literatura mësojmë se nuk i ka të gjitha, përshembull i mungon deti, por kjo nuk na prish ndonjë punë, nëse duam ta njohim këtë kryeqytet me të gjithë vëmendjen tonë.

Ky është një qytet i arkitekturës monumentale, i pasur me histori dhe me jetën e natës që me sa duket nuk mbaron kurrë. Nëse Beogradi nuk përfshihej në listën tuaj të udhëtimit, bëni mirë ta vendosni në listë.

Lexo edhe: SI TE LEVIZNI NE BEOGRAD: INFO, KOSTO DHE KESHILLA

1. Kështjella Kalemegdan

Numri i atraksioneve në Beograd është më pak se një shenjë e pamje e vetme dhe më shumë se një konglomerat i madh i gjithçkaje që e bën një qytet të madh. Kështjella Kalemegdan është dëshmitare e konflikteve për shekuj. Në thelb, një park i madh, kështjella shikon pikërisht në vendin ku bashkohet Sava me Danubin, që e bën këtë një ndër vendet më romantike.

Në kështjellë gjithashtu gjendet Muzeu Ushtarak si dhe këtu ndodhen disa nga monumentet më të njohura. Thuhet sene Beograd, të gjitha rrugët çojnë në Kalemegdan. Epo, jo të gjitha prej tyre, por gjithsesi të gjitha rrugët të nisin për diku.

2. Kisha e Shën Savës

Një nga kishat më të mëdha ortodokse në botë, Kisha e Shën Savës është një nga atraksionet më të identifikueshme në të gjithë rajonin. Ajo dominon horizontin e qytetit dhe në 79 metra lartësi, është e lehtë të kuptohet pse.

Kisha u ndërtua në vendin ku osmanët dogjën mbetjet e Shën Savës në 1595, por gati 400 vjet kaluan përpara se kisha të përfundonte. Brendësia e kishës është ende në ndërtim dhe pa frikë mund të thuhet se ky monumnet është shndërruar në shtëpi kulti.

3. Knez Mihailova

Ndonëse gjeografikisht nuk është qendra e qytetit, Knez Mihailova është pa dyshim qendra sociale e kyeqytetit serb.

Kjo rrugë e gjatë është vendi ku të gjitha fijet e shoqërisë së Beogradit shëtisin pa ndonjë qëllim lart e poshtë. Knez Mihailova është vendi më i mirë për të parë njerëz, prandaj gjithë pasditen mund ta kaloni në Knez Mihailova.

4. Skadarlija

Nuk është as më shumë e as më pak por emri i Shkodrës, i shqiptuar si Skadarlija, që i përket një prej rrugëve më të rëndësishme të Serbisë. Eshtë gati 130 vjeçare, pasi është ndërtuar në shekullin e XIX, por nuk ka njohur ndryshime, ka ngelur po e njëjta.

Është e njohur si Belgrade’s Bohemian Quarter (Lagjia Boheme e Beogradit), por përdorimi i fjalës “quarter” është disi liberal. Skadarlija është më shumë se një rrugë, është e mbushur me restorante, bare dhe kafene, e gjitha e shtruar me kalldrëm ku mund të shijosh kafen e mëngjesit, po kështu të ecësh mbrëmjeve kur je i dehur.

Shpesh e krahasuar me rrugën Montmarte të Parsit, dikur e dominuar nga poetët, akademikët dhe të dehurit, sot Skadarlija përmbledh fokusin kryesor të sektorit të turizmit. Disa nga restorantet më të mira të qytetit ndodhen në këtë rrugë.

5. Shtëpia e luleve

E lidhur me Muzeun Historik të ish Jugosllavisë, e ashtuquajtura Shtëpia e Luleve nuk është gjë tjetër veçse një mauzoleum që mban eshtrat e Josip Broz Tito.

E ndërtuar në vitin 1975 dhe fillimisht e përdorur si vendbanim i diktatorit, ajo mbetet një nga më të vizituarit e turistëve nga ish republikat jugosllave (Sllovenia në vendin e parë).

Funerali i Titos ishte më i vizituari për një politikan në shekullin e njëzetë, më shumë se shtatëqind mijë njerëz shoqëruan trupin, me 209 delegacione nga 128 vende të botës, 31 kryetarë shtetesh, 22 kryeministra, katër mbretër dhe gjashtë princa.

6. Zemuni

Në listën e gjërave që duhet të dini dhe të shihni në Beograd, nuk mund të lëmë pa shënuar lagjen e Zemunit, e pozicinuar në krahun tjetër të lumit, nëse nisemi nga qendra e kryeqytetit serb. Një herë e një kohë pjesë e perandorisë austro hungareze, (deri më 1918) Zemuni ngrihej si një qytet i ndarë nga Beogradi.

Dhe është fakt, nëse rezidentët e kësaj lagjeje i sheh edhe sot, e kupton se ato ndryshojnë nga serbët. Ndërsa Beogradi ishte nën pushtetin e sundimit otoman, Zemuni ishte nën ndikimin autro-hungarez. Në ditët e sotme, Zemuni ka hyrë zyrtarisht si pjesë e Beogradit, por nëse ngjitesh në kodrën e Gardos, për një tur në lagjen e Zemunit, e kupton qartë dallimin mes tyre.

7. Muzeumi Nikola Tesla

Nikola Tesla pa dyshim meriton statusin e serbit më të njohur të Serbisë moderne, prandaj në zemër të Beogradit ndodhet muzeumi që dëshmon jetën dhe veprën e pabesueshme të Nikola Teslës.

E vendosur në lagjen diplomatike Vračar, muzeu përmban një seri të shpikjeve të njeriut të madh si dhe shumë sende personale. Nëse ke dëshirë të prodhosh vetë energji elektrike, ky është vendi i duhur për ta bërë atë.

8. Ada Ciganlija

Beogradi është një kryeqytet pa dalje në det, por serbët dinë të jenë këmbëngulës. Ada Ciganlija, një ishull lumi i kthyer në gadishull, konsiderohet si bregdeti i Beogradit dhe zakonisht mbledh njerëzit gjatë verës.

Sapo temperaturat kalojnë mbi 20 ° C, deri në 40 ° C, ky është vendi më perfekt për të shkuar. Ka shumë bare perreth për t’u freskuar, duke bërë që dita juaj të bëhet më e bukur.

9. Sheshi i Republikës dhe Teatri Kombëtar

Sheshi i Republikës gumëzhin nga njerëzit që shëtisin aty, por mos ndieni panik.

Kjo është qendra e Beogradit, vendi ku bëhen takimet sociale. Disa nga ndërtesat më të rëndësishme të Beogradit gjenden këtu, duke përfshirë Muzeun Kombëtar dhe Teatrin Kombëtar.

10. Sheshi Terazije

Më shumë se një kënd i ri i qytetit, kjo strukturë ndërtuar nga turqit, deri në fillim të viteve të shekullit XIX, shërbente si pikë e shpërndarjes së ujit. Tani është një zonë e Beogradit shumë elegante dhe e pershtatshme, ideale per blerjet luksoze.

Këtu ndodhet Hotel Moska, hoteli më prestigjioz i qytetin, por edhe dyqane te markave si Emporio Armani, MaxMara e Burberry. Këtu mund ta ndieni veten mjaft rehat, duke drekuar në ndonjë nga restorantet që ndodhen buzë rrugës, ose në njërën nga pastiçeritë e shumta të sheshit.

© Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i të gjithë materialeve, si tekst apo audio, ose fotove pa lejen e autorëve!

Për fotot ilustruese, ndonjëherë jemi të detyruar të përdorim fotografi nga interneti. Nëse kjo gjë prek interesin e personave të interesuar, na sinjalizoni dhe ne menjëherë do i heqim ato!

Share this:
Tags:

Add Comment

one × three =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.