Monday September 16 2019

BEOGRAD – VITI I RI, ASHTU SIÇ NUK E KISHIT IMAGJINUAR

Nëse këtë vit doni të kaloni një eksperiencë të re për Vitin e Ri, por pa shkuar shumë larg dhe pa shpenzuar shumë, pse të mos planifikoni një Vit të Ri në Beograd?

Kryeqytet i Serbisë, i gjendur në udhëkryqet e qytetërimeve dhe perandorive si Perandoria Osmane dhe Austro-Hungareze, pas një të shkuare të afërme komuniste, pas politikave shoviniste që klasa e saj politike ndoqi për vite me radhë, gjenocidit dhe ekstremizmave etnike, pas konflikteve të viteve ’90 dhe bombardimeve tragjike të NATO-s, po përpiqet të reagojë pozitivisht, për të krijuar një erë të re në faqet e historisë së saj.
Sa i takon aspektit turistik, sot mund të konsiderohet si një nga qendrat më të gjalla të Europës juglindore, aq sa e meriton pseudonimin e “Berlini të shekullit 21”.

10 ATRAKSIONET E DUHURA NE BEOGRAD

Klima dhe moti

Merrni me vete rroba të ngrohta e të rehatshme, sepse ditët dhe netët janë të ftohta. Triko, pantallona të ngrohta, çorape leshi, këpucë rezitente ndaj ujit, pallto, shall, kapuç, doreza dhe çadër. Të gjitha këto ju duhet t’i keni me vete nëse udhëtoni për në Beograd gjatë dhjetorit. Në ditët e ftohta të dimrit nuk ka më mirë se sa ta shfrytëzoni ndonjë muze, galeri arti apo kafenetë e shumta.

Në Serbi, klima është kontinentale me dimër të ftohtë dhe verë të nxehtë. Temperaturat mesatare më të ulëta në të gjithë vendin regjistrohen në kryeqytet dhe në zonat e sheshta, edhe pse në përgjithësi ndryshimet termike janë të dukshme kudo: kjo është për shkak të faktit se vendi shpesh është prekur nga masat e ajrit të ftohtë që vijnë nga Siberia.

Temperaturat e ajrit shkojnë nga 0 në 6 gradë celsius dhe jo rrallë mund t’ju shoqërojë bora.

Çfarë mund të bëni në prag të Vitit të Ri

Në këtë qytet jetojnë së bashku e vjetra dhe e reja: bujtinat me bukuri nostalgjike ku mund të pish një gotë raki, alternohen me klubet e vegjël të fshehura mes ndërtesave dhe oborreve në qendë,r ose që shtrihen në brigjet e lumit Sava, ku ritmet e xhazit dhe tingujt modern elektronikë rezonojnë.

Pra, nëse po kërkoni një qytet të pasur në histori dhe ushqim të mirë, natën e lirë dhe të gjallë, në Beograd mund të kaloni një Vit të Ri të bukur!

Viti i Ri në Beograd festohet dy herë

Duhet ta dini se Beogradi ofron një shans më shumë se shumë nga kryeqytetet e tjera europiane! Në fakt në Serbi festimet e Vitit të Ri mbahen si zakonisht më 31 dhjetor, por edhe në natën mes 13 dhe 14 janarit, e cila korrespondon me ditën e fundit të vitit sipas kalendarit ortodoks. Gjithashtu në mes të këtyre dy datave, serbët festojnë edhe datën 7 janar, që sipas tyre janë Krishtlindjet ortodokse dhe kjo festë për ato që viizitojnë qytetin në këto data ofrojnë një gamë të larmishme të festimeve.

Si te festoni?

Për të festuar Vitin e Ri në Beograd ju mund bashkoheni me mijëra njerëz të cilët sipas traditës dalin për të pritur Vitin e Ri në sheshin përballë Parlamentit të Serbisë, përballë Bulevar Kralja Alexandra, ose shkoni në një nga lokalet e shumta në brigjet e lumenjve Sava dhe Danub, të cilët organizojnë netë speciale me tema të caktuara, si ato të lagjeve Dorcol dhe Stari Grad. Nëse doni të bëheni pjesë e këtyre festimeve në lokalet që përmendëm, duhet të prenotoni që herët, sepse këto mbrëmje, edhe pse relativisht mjaft të shtrenjta në raport me të ardhurat mesatare të popullsisë, janë jashtëzakonisht të pëlqyera dhe të frekuentuara nga serbët.

Së fundi, për dashamirët e vallëzimit, Tango Natural ofron një maratonë origjinale duke pritur Vitin e Ri! Mos hezitoni, pra, por paketoni këpucët më të mira të kërcimit, përveç rrobave të ngrohta dhe të rehatshme të përshtatshme për një dimër kontinental. Lëreni veten të lirë, të festoni në mesnatë, me një tango të paharrueshme.

© Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i të gjithë materialeve, si tekst apo audio, ose fotove pa lejen e autorëve!

Për fotot ilustruese, ndonjëherë jemi të detyruar të përdorim fotografi nga interneti. Nëse kjo gjë prek interesin e personave të interesuar, na sinjalizoni dhe ne menjëherë do i heqim ato!

Share this:
Tags:

Add Comment

five × 2 =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.