Wednesday December 11 2019

TREGJET E KRISHTLINDJEVE, 10 ME TE FAMSHMIT NE EUROPE

Ja Tregjet e Krishtlindjeve më të bukurit dhe të famshmit në Europë: info, vendet dhe datat se kur mund t’i vizitoni ato gjatë periudhës së festave. Zbuloni kryeqytetet europiane më të bukur për të kaluar një festë magjike Krishtlindjesh!

Tregjet e Krishtlindjes e bëjnë të plotë gjithë magjinë e periudhës së fundvitit. Dritat, tingujt dhe traditat gërshetohen në çdo pjesë të Europës duke tërhequr çdo vit vizitorë të shumtë.

Nga kryeqytet e mëdha europiane deri tek qytetet më të vogla, Tregjet e Krishtlindjeve mund të konsiderohen si një takim i rregullt për të gjithë ata që duan Krishtlindjet, ku mund të shijojnë tërë magjinë e kësaj festive.

Më poshtë ju mund të zbuloni 10 tregjet e Krishtlindjeve më të bukura të Europës!

1. Dresden, Gjermani

Atraksioni më i madh është pema e Krishtlindjeve, 14 metra e lartë, e cila është e vendosur në qendër të tregut të këtij qyteti gjerman. Nëse vendosni ta vizitoni tregun, ju sugjerojmë të ecni përgjatë tezgave të tij.

Këtu mund të blini qeramikë Lausitz si dhe të gjitha produktet e gastronomisë gjermane.

Përveç kësaj, gjatë ditëve të festave, në Tregun e Krishtlindjeve në Dresden ka edhe aktivitete të ndryshme për fëmijët si përshembull vizita në shtëpinë e Plakut të Krishtlindjeve. Gjithashtu për argëtimin e të gjithëve, ka edhe shumë shfaqje nëpër rrugët e qytetit.

Datat: nga 28/11/2019 deri më 24/12/2019

Adresa:  Sheshi Altmarkt

2. Weimar (Vajmar), Gjermani

Qyteti, një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s, është magji ngjyrash në kohën e Krishtlindjeve. Mes tezgave mund të shijoni specialitetet e vendit, të tilla si salsiçia e shijshme Turingia si dhe mund të zbaviteni në pistën e patinazhit që ngrihet në sheshin e Teatrit.

Për më tepër, veçantia e këtij tregu është se ai përfshin pika të ndryshme të qytetit, të tilla si Marktplaz dhe Teatherplatz, prandaj duke ecur përmes tij, ju gjithashtu mund të shihni bukuri të shumta të qytetit.

Datat: nga 08/12/2019 deri më 02/01/2020

Adresa: Sheshi Schiller/Sheshi i Merkatës

3. Zyrih, Zvicër

Kur flitet për Zyrihun janë 4 tregje Krishtlindjesh për t’u parë. I pari është në Stacionin Qendror, tregu më i madh i mbuluar në Europë, me një pemë Krishtlindjesh të zbukuruar me bizhuteri Swarovski.

Megjithatë tregu më i vjetër ndodhet në qendrën historike. Por nuk mbaron këtu. Disa hapa larg, nga rruga e dyqaneve të luksit, ndodhet Singing Christmas Tree, ku fëmijët interpretojnë këngë të Krishtlindjeve mes një atmosfere magjike. Dhe së fundmi, aty do të gjeni edhe një fshat të vërtetë Krishtlindjesh me shesh patinazhi.

Datat: nga 22/11/2019 deri më 24/12/2020

Adresa: Werdmuhleplatz

4. Vjena, Austri

Këtu mund të shëtisni nëpër tezga të ndryshme si dhe mund të blini produkte nga zejtaria, gastronomia dhe pije të nxehta.

Por gjithashtu mund të argëtoheni edhe në sheshin e patinazhit me akull, ndërsa për të vegjëlit ka slita që drejtohen nga drerët. Argëtimi për ta është i garantuar!

Pranë këtij tregu gjendet edhe fshati i Krishtlindjeve të Universitetit, ku janë në dispozicion gjithashtu dy pista për curling.

Së fundi, mos e humbisni tregun e rrugës në qendrën historike: me sfondin e muzikës së Krishtlindjeve ju mund të blini bekleme (improvizim i skenës së lindjes së krishtit), ose objekte që i përkasin kësaj teme.

Datat: nga 06/11/2019 deri më 06/01/2020

Adresa: Rathausplatz

5. Strasburg, Francë

Gjatë periudhës së Krishtlindjes ky qytet merr të gjitha konotacionet e një vendi magjik.

Në tregjet e Krishtlindjeve të Strasburgut ju mund të takoni të gjithë bukëpjekësit e qytetit dhe të gjitha llojet e birrave artizanale që prodhohen në atë zonë.

Për më tepër, gjatë kësaj periudhe është e mundur të ndiqni shfaqje të ndryshme muzikore, si koncertet tradicionale të festës, si dhe të ecni përgjatë rrugëve të ndriçuara derisa të mbërrini para Katedrales madhështore të mbushur me drita.

Së fundi, për të argëtuar fëmijët, në sheshin e ST. Thomas (Shën Thomasit) është ngritur fshati i Plakut të Krishtlindjes.

Datat: nga 23/11/2019 deri më 30/11/2020

Adresa: Sheshi Broglie

6. Stokholm, Suedi

A jeni të pangopur me ëmbëlsirat, verën e nxehtë me aromë dhe paninet me mish të tymosur? Tregu i Stokholmit është për ju!

Nga fillimi i viteve 1900 Skansen Park është ngritur tregu më i madh i Krishtlindjeve në Suedi me 150 shtëpiza prej druri, ku shitet çdo gjë, që nga esencat dhe lodrat, deri tek zbukurimet e Krishtlindjeve.

Nëse e doni muzikën, në parkun e Kungstradgarden disa grupe muzikore shpesh japin shfaqje për kënaqësinë e të rriturve dhe fëmijëve.

Datat: nga 24/11/2019 deri më 23/12/2019

Adresa: Stortorget

7. Bruksel, Belgjikë

Atmosfera e Krishtlindjeve në Bruksel është me të vërtetë unike. Përgjatë kanaleve dhe arkitekturës mesjetare do të thithni ajrin e Krishtlindjeve me muzikën tradicionale dhe dritat e Krishtlindjeve.

Ndërsa ecni nëpër treg, mes tezgave, ju mund të ngroheni me një me një glwein të ngrohtë dhe të shijshëm si dhe hani biskotat e shijshme me formën e Plakut të Krishtlindjeve.

Për më tepër, sapo të arrini në kullën e qytetit, Belfort, ju mund të admironi pamjen befasuese nga lart: Brukseli do të duket edhe më interesant.

Datat: nga 24/11/2019 deri më 01/01/2020

Adresa: Grote Markt

8. Praga, Reublika Çeke

Tregjet e Krishtlindjeve në Pragë, janë të tejmbushur me njerëz, veçanërisht në fundjavë, ku pavarësisht motit të ftohtë, rezervojnë shumë surpriza për turistët.

Para së gjithash, çdo ditë duke filluar nga ora 17:00, nuk duhet humbur ndezja e dritave dhe ne rekomandojmë që të shihni beklemin e përmasave të mëdha, i cili është i mrekullueshëm.

Gjithashtu, në qytetin e vjetër, gjatë ditës grupet e ndryshme muzikore interpretojnë këngët tradicionale të Krishtlindjeve dhe, për kënaqësinë e të vegjëlve, ju mund të shihni nga afër, dele, dhi dhe lama.

Datat: nga 01/12/2019 deri më 06/01/2020

Adresa: Sheshi Vecchia

9. Edinburg, Skoci

Tregu i Krishtlindjeve në Edinburg përfshin monumentet më të rëndësishme të kryeqytetit skocez, si Monumenti Scott dhe Sheshi i St. Andrew (Shën Andrea).

Këtu mund të shijoni gastronominë e vendit dhe verën skoceze, të famshmin whisky dhe mbi të gjitha të zbaviteni me atraksionet tërheqëse që instalohen gjatë ditëve të festës, si pista e madhe e patinazhit, mbi akull, në qiell të hapur.

Datat: nga 16/11/2019 deri më 11/01/2020

Adresa: east Princes Street Garden Terrace

10. Frankfurt, Gjermani

Tregjet e Frankfurtit shtrihen në të gjitha rrugët e qenndrës historike, edhe përgjatë lumit Meno në një skenografi imponuese që e bën akoma edhe më të bukur qytetin mesjetar.

Kështu, nga një stendë tek tjetra, mund të hani panine, krauti dhe patate të skuqura. Ndërkaq, në orët fikse dëgjohen këmbanat e kishave të cilat e bëjnë atmosferën edhe më festive.

Për të mos u humbur ajo çfarë ndodh në Katedralen Nikolaikirche: një trompist shfaqet në ballkon dhe interpreton muzikë Krishtlindjesh për gëzimin e të pranishëmve.

Datat: nga 26/11/2019 deri më 22/12/2020

Adresa: Romemberg

Share this:
Tags:

Add Comment

twelve − 1 =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.