Monday July 22 2019

BISKOTAT E KRISHTLINDJEVE- RECETA E VERIUT TE EUROPES

Biskotat e Krishtlindjeve janë një ëmbëlsirë tipike e veriut të Europës, e huazuar në shumë vende të tjera, pasi shija dhe atmosfera e kësaj ëmbëlsire janë të papërshkrueshme me fjalë.

Këta biskota janë të shkëlqyera për t’u shoqëruar me një brandy ose thjesht me një gotë verë të ngrohtë të aromatizuar.

Me një shije të thjeshtë dhe të parezistueshme, biskotat e Krishtlindjeve janë shoqëruese perfeket edhe për një filxhan me kafe.

Mund t’i varni në pemën e Krishtlindjeve, apo t’i paketoni si dhuratë për miqtë, ose të dashurit tuaj, por mbi të gjitha këta biskota janë një kënaqësi e pafund për të vegjëlit.

Çdo qytet i veriut të Europës ka recetën e vet për këto biskota, gjithashtu ka edhe një emër për t’i thirrur. Në Gjermani njihen si Nürnberger Lebkuchen, ose Pfefferkuchen.

Në përrallat për të vegjëlit thuhet se origjina e tyre vjen nga një lloj buke bavareze (Gjermani) dhe se biskotat së pari janë prodhuar në Norimberg.
Legjenda thotë se nga fundi i vitit 1300, pas Krishtit, monarkët e qytetit zhvilluan një recetë të biskotave të Krishtlindjeve, duke i shtuar produkte dhe përbërës lokalë, si përshembull: mjaltin.

Receta e biskotave të Krishtlindjeve është shumë e thjeshtë për t’u realizuar. Mjafton të ndiqni hapat e duhur!

 

 

BISKOTAT E KRISHTINDJEVE

Kohëzgjatja: 20 minuta dhe 12 orë në frigorifer
Sasia: 50 biskota

150 gr. miell gruri
360 gr. miell thekre
150 gr. bajame të thërmuara
2 vezë të freskëta
200 gr. sheqer
200 gr. mjaltë
10 gr. sodë buke
50 gr. gjalpë i freskët
1 lëkurë limoni të grirë
pak vanilje
1 limon e shtrydhur
1 lugë gjelle rum

Kanellë, rrënjë karajfili në pluhur, pak qumësht, bajame dhe arra për dekorim

PERGATITJA

1. Pasi të keni shtruar letrën e pjekjes mbi tavën ku do t’i piqni, në një tas bashkoni miellin e grurit, me miellin e thekrës, bajamet e thërmuara dhe sodën.

2. Sapo të keni përzier në një enë tjetër ( nëse është e nevojshme edhe duke e ngrohur pak), sheqerin dhe mjaltin, i shtoni në tasin ku keni miellin, duke shtuar më pas edhe vezët, vaniljen, gjalpin e shkrirë, rumin, lëngun e limonit, rrënjët e karajfilit. I përzieni mirë dhe e punoni me kujdes deri sa të bëhet një brumë kompakte ku të jenë lidhur mirë njëri me tjetrin të gjithë përbërësit.

3. E mbuloni lehtë brumin me një pecetë të njomur dhe e vendosni të pushojë në frigorifer të paktën për 12 orë.

4. E nxirrni nga frigoriferi dhe e punoni brumin me shpejtësi. Pastaj e shtroni mbi një sipërfaqe të sheshtë dhe pak nga pak e hapni në formën e një petë me trashësi 1 cm.

5. E prisni brumin me format që dëshironi, pastaj e lyeni me furçë me pak qumësht të freskët dhe menjëherë pas kësaj i zbukuroni bisotat tuaja me bajame dhe arra, i piqni në furrën e parangrohur me 180 gradë. Koha e pjekjes është rreth 6 minuta.

6. Pjesa më e bukur e biskotave është t’i zbukuroni as pjekjes me glasse (krem sheqeri) ose me çokollatë.

Share this:
Tags:

Add Comment

8 + two =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.