Sunday May 19 2019

10 ATRAKSIONET E PRAGES QE DUHET T’I VIZITOJNE TE GJITHE

Çfarë të bëni në Pragë, ku të shkoni dhe çfarë të vizitoni? Kjo është pyetja e parë që i bëni vetes, menjëherë, sapo keni bërë gati biletën për udhëtimin tuaj për në Republikën çeke, ku ju pret një kryeqytet magjik dhe atraktiv.

Duhen javë të tëra për të vizituar dhe shijuar Pragën këtë qytet të mrekullueshëm, por nëse keni vetëm pak ditë në dispozicion, në asnjë mënyrë nuk mund të humbisni rastin pa parë atraksionet e mëposhtme. Ne kemi bërë një listë me 10 vende që nuk duhet t’i lini pa parë në mënyrë absolute, por nëse keni pak më shumë kohë, mund të magjepseni me Pragën edhe në të tjera dimensione:

lexo edhe: 10 GJERA QE DUHET T’I BENI PATJETER NE PRAGE

1. Kështjella e Pragës

Pothuajse gjithmonë protagoniste e romaneve të Franz Kafkës, Keshtjella e Pragës lartohet mbi qytetin me aspektin e saj të paarritshëm dhe madje pak të rrezishëm.

Për të shkuar atje duhet të ngjiteni rrugëve të pjerrëta, por, sapo të mbërrini, mund tënd thithni atmosferën e pushtetit, një përzierje të historisë dhe legjendës.

  • Si të arrini atje: Pjesa e sipërme e Pragës, Trami 22 ndalesa, ndalesa Královský letohrádek, ndalesa Pohořelec, ndalesa Sheshi Mala Strana
  • Orari: E hapur çdo ditë nga ora 05:00 deri 24:00, nga 1 prilli deri më 31 tetor dhe nga ora 06:00 deri në 23:00 nga data 1 nëntor deri më 31 mars.
  • Çmimi i biletës: Vizita në kështjellë është e lirë, vizita e monumenteve me pagesë. Dy turne janë në dispozicion për të hyrë në të gjitha monumentet me një kosto prej 350 dhe 250 kurora (rreth € 12.00).

2. Malá Strana

Pjesa e qytetit të quajtur Malá Strana, ose “pjesa e vogël”, është rezultat i një rindërtimi që u bë pas zjarrit të madh të vitit 1541. Artistët dhe arkitektët italianë u kujdesën për restaurimin, duke i dhënë kësaj zone pamjen e Rilindjes dhe Barokut.

Këtu është një nga dy kishat e Shën Nikollës së qytetit, që e ndan Malá Strana në dy pjesë. Nga këtu, nis rruga për të shkuar në Kështjellë, e cila nxjerr kokën magjikisht në shesh.

  • Si të arrini atje: Metro linja A, ndalesa Malostranská
  • Orari: gjithmonë e hapur
  • Çmimi i biletës: pa pagesë

3. Qyteti i Vjetër

Kjo është lagjia e dytë historike e Pragës, me sheshin e vet me të njëjtin emër, skenë e disa prej ngjarjeve më të rëndësishme në qytet. Sovranët u kurorëzuan këtu, por edhe disa ekzekutime kanë ndodhur gjithashtu. Historia e qytetit dhe e kësaj zone është e njohur për stilet e ndryshme arkitekturore që mbivendosen dhe ndjekin njëra-tjetrën në shesh. Nga këtu ju mund të shihni edhe majat spektakolare të stilit gotik të Kishës së TÝN.

  • Si të arrini atje: Sheshi Qyteti i Vjetër, me këmbë në qendrën historike të Pragës, ose me metro linja A, ndalesa Staroměstská
  • Oraret: gjithonë
  • Çmimi i biletës: falas

4. Katedralja e Shën Vito-s

Ajo është e vendosur brenda mureve të Kështjellës së Pragës dhe është një shembull i shkëlqyer i një katedraleje gotike. Madhësia e saj është mbresëlënëse, është një nga më të mëdhatë në Europë.

Katedralja ka një gjatësi prej 124 m, 60 m gjerësi dhe 33 m lartësi. Në kriptën nëntokësore janë varrosur varre të mbretërve bohemë dhe bizhuteritë për kurorëzimin e mbretërve.

  • Si të arrini atje: pranë Kështjellës së Pragës
  • Orari: nga marsi në tetor e hapur nga e hëna në të shtunë, nga ora 09:00 deri në 17:00, të dielën nga 12:00 deri në 17:00. Nga nëntori në shkurt nga ora 09:00 deri në 16:00, të dielën nga ora 12:00 deri në ora 16:00.
  • Çmimi i biletës: bileta për të gjitha atraksionet e Kishës, kushton 350 korona (rreth €12,00).

5. Ura Carlo

Së bashku me Kështjellën dhe Orën Astronomike, Ura e Karlit është një nga simbolet e Pragës. E ndërtuar në gur në 1300, ajo është e pasuruar me 30 statuja në stilin barok dhe shërben si një lidhje midis lagjeve qendrore të qytetit. Nëse ndaloni për të parë poshtë, në të djathtë në anën e Qytetit të Vjetër, në fund të urës do të shihni një gur në formën e kokës të quajtur “njeriu me mjekër”. Përdorej nga qytetarët e Pragës për të kuptuar se kur niveli i lumit po bëhej i rrezikshëm.

  • Si të arrini atje: Metroja linja A, ndalesa Staroměstská, Qyteti i Vjetër. Tram 12, 20, 22, 57, ndalesa në Malostranské náměstí ose trami me numrat 17, 18, 53 me ndalesën në Staroměstská. Autobuzi 194 me ndalesën në Staroměstská ose 192 që ndalon në Malostranské Náměstí.
  • Orari: gjithmonë i hapur
  • Çmimi i biletës: falas

6. Shtëpia vallëzuese

Siç nënkupton edhe emri, kjo ndërtesë është kaq e çuditshme sa të duket sikur po bën një vallëzim të çuditshëm. Në fakt ajo i dedikohet çiftit shumë të famshëm të balerinëve Ginger RogersdheFred Astaire dhe u ndërtuar në intervalin mes viteve 1992 dhe 1996.

Arkitekti F.O Gehry (i njëjtë që ka projektuar Muzeun Guggenheim në Bilbao) ka projektuar dhe ndjekur punën e realizimit të tij.
Në katin e fundit të ndërtesës gjendet një restorant francez, i cili gjithashtu ofron një pamje të mrekullueshme të qytetit dhe lumit.

  • Si të arrini atje: Jiráskovo nám. 1981/6, 120 00 Nové Město, trami 17 ose 21 për Jiráskovo náměstí
  • Orari: çdo ditë
  • Çmimi i biletës: falas

7. Kisha e Shën Nikollës

Është një nga ndërtesat më të rëndësishme të stilit barok në qytet, me pamje nga Sheshi i Qytetit të Vjetër. Kisha u themelua në shekullin e 12 si një kishë famullie në lagje.

Gjatë shekullit të shtatëmbëdhjetë ishte pjesë e një manastiri benediktian dhe në vitin 1735 u rishikua nga arkitekti barok kilian Ignaz Dientzenhofer, një nga njerëzit më të rëndësishme të Pragës. Brenda kupolës ka afreske që përfaqësojnë jetën e Shën Nikollës dhe Shën Benediktit.

  • Si të arrini atje: Sheshi i Qytetit të Vjetër, Metro linja A ndalesa Staroměstská. Tram 12 dhe 22, ndalesa Malostranské náměstí
  • Orari: të gjitha ditët nga marsi në tetor, nga ora 10:00 deri në 20:00, nga nëntori në shkurt, nga ora 10:00 deri në 18:00 dhe nga prilli në shtator nga ora 10:00 deri në 22:00
  • Çmimi i biletave: 70 korona (rreth €3,00)

8. Josefov, lagjia hebraike

Këtu ka jetuar popullsia hebraike, nga vitet 900 deri në 1708, në vetëm disa kilometra katrorë. Prandaj, njerëzit duhet të mësonin të shfrytëzonin edhe hapësirën më të vogël. Së bashku me 77.279 hebrenj, çekë dhe moldavë, këtu kanë jetuar edhe Franz Kafka, Rabini Low dhe Golemi tij legjendar.

  • Si të arrini atje: Metro linja A, ndalesa Staromestská. Trami 17 ose 18 për Námestí Jana
  • Orari: gjithmonë e hapur
  • Çmimi i biletës: ekzistojnë disa ture që ju lejojnë të vzitoni pjesë të ndryshme të lagjes. Çmimet variojnë nga 300 në 480 korona (nga €15,00 deri në €20,00)

9. Varreza e vjetër Hebraike

E themeluar në vitin 1439, për një kohë të gjatë ky ishte vendi i vetëm ku familjet hebreje mund të varrosnin të vdekurit e tyre, kështu që vargjet e varreve janë aq mbivendosur.

Varri i Rabinit Low është një nga më të vizituarit, thuhet se është veçanërisht e mbarë që të thuhet një lutje aty, të lini gurët tradicionalë, ose disa monedha si dhe disa pusulla me dëshirat tuaja. Po këtu ndodhet edhe varri i shkrimtarit të madh çek, Franz Kafka.

  • Si të arrini atje: Široká 3, Praga 1 – Josefov, Metro linja A, ndalesa Staromestská. Trami 17 ose 18 për Námestí
  • Orari: hapur nga nëntori në mars, të gjitha ditët nga ora 09:00 deri në 16:30, nga prilli në Tetor, në të gjitha ditët nga ora 09:00 deri në 18:00
  • Çmimi i biletës: 300 korona, rreth €13,00

10. Ora Astronomike

Ora Astronomike e Pragës daton në 1410. Bashkë me Urën Carl dhe Kështjellën, ajo është një nga tre simbolet e Pragës. Ora u shkatërrua pjesërisht gjatë Luftës së Dytë Botërore. Eshtë ora më e vjetër astronomike në botë që ende funksionon.

E vendosur në Sheshin e Qytetit të Vjetër, ora nuk është vetëm për kohën, por edhe për fazat e diellit, të hënës dhe lëvizjen e planeteve në qiell.

Ajo ndodhet në anën jugore të ndërtesës së Bashkisë dhe përbëhet nga tre elemente kryesore: kuadri astronomik, ku mund të shihni kohën dhe pozicionet e diellit dhe të hënës; “Procesi i Apostujve”, ose mekanizmi që, në goditjen e çdo ore, lejon që 12 figurat e përfaqësuara (Apostujt) të lëvizin; një kuadër i ulët me 12 medalje që përfaqësojnë muajt e vitit.

  • Si të arrini atje: Sheshi i Qytetit të Vjetër
  • Orari: gjatë gjithë kohës
  • Çmimi i biletave: pa pagesë, vizita falas

© Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i të gjithë materialeve, si tekst apo audio, ose fotove pa lejen e autorëve!

Për fotot ilustruese, ndonjëherë jemi të detyruar të përdorim fotografi nga interneti. Nëse kjo gjë prek interesin e personave të interesuar, na sinjalizoni dhe ne menjëherë do i heqim ato!

Share this:
Tags:

Add Comment

9 + six =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.