Wednesday June 19 2019

10 GJERA QE DUHET T’I BENI PATJETER NE PRAGE

Gjatë dekadës së fundit, Praga është bërë një destinacion i dashur për njerëz nga e gjithë bota. Nga zonat me bukuri natyrore në muzetë e çuditshme, hidhni një sy në dhjetë gjërat më të mira për të parë dhe bërë në këtë qytet interesant.

Magjia e këtij qyteti fillon me legjendën që tregon për lindjen e tij.

Princesha Libuše, paraardhësja e familjes mbretërore të Çekisë, konsiderohej një person i mrehtë, e urtë dhe kapacitet të pafund. Profecia e saj më e famshme lidhet me Pragën: ajo parashikoi lindjen e një qyteti të madh, lavdia e të cilit do të mbërrinte tek yjet. Kjo metropol i madh do të lindte në mes të një pylli, aty ku do të gjendej një shkëmb i pjerrët, mbi lumin Vltava.

Legjenda ose jo legjendë, Praga lindi në vitin 730 dhe u bë një qytet vërtet i madh, një nga më të rëndësishmit, të bukur dhe të vizituarit në të gjithë kontinentit europian. Këtu janë 10 gjërat që nuk duhet të humbisni në kryeqytetin çek!

1. Vizitoni Letná Park

I pozicionuar në pjesën veriore të lumit, Letná Park ndodhet majë të një kodre nga ku shihet gjithë pjesa tjetër e qytetit. Nëse keni nevojë të distancoheni nga dyndja e turistëve, mund të vini këtu për një shëtitje relaksuese ose një piknik.

Nga këtu lart, pamja është edhe më e bukur se nga kështjella dhe për më tepër nuk duhet të paguash për të. Këtu është edhe vendndodhja e metronomit të kuq gjigand (instrument që përdoret në muzikë për të matur kohën ritmike) – që në mënyrë simbolike përfaqëson kohën, që komunizmi i mori këtij vendi dhe që mund të shihet lehtësisht me sy të lirë edhe nga qyteti.

Këtu, banorët vendas i sheh të ulen shpesh në muret e pjerrëta të parkut (megjithëse duket si gjë e rrezikshme) ose mund të shohësh të rinj të patrembur që bëjnë skateboards.

2. Shëtitje në këmbë

Përveçse është një sistem i shkëlqyer i transportit publik, nuk ka asgjë tjetër që mund të shihet nëntokë, ose nëse udhëtoni me tramvajet e mbushur plot e përplot me njerëz. Prandaj mënyra më e mirë për të vizituar Pragën, është që të bëni një shëtitje në këmbë.

Si në kohë me shi, ashtu edhe në kohë me diell plot shkëlqim, ushëtimi në këmbë nëpër qytet, vetëm apo me guida të ndryshme turistike, është mënyra më e mirë për të vizituar qytetin dhe parë vende të ndryshme.

Nëse jeni vetëm për pak ditë në Pragë, shëtitja në këmbë ju ndihmon që të familjarizoheni me rrugët e qytetit dhe të saktësoni në mendje interinarin vijues. Por nëse merrni guidë, asnjëherë nuk do zhgënjeheni pasi prej tyre mund të përfitoni një mori informacionesh interesante, piketa apo rekomandime.

3. Hyni në The Pub

Në këtë pub-restorant që të gjithë e njohin si The Pub, klientët ulen në çezmat e tyre të birrës. Rregullat janë të thjeshta: hapni një skedë në ekran midis rubinetave, pini sa më shumë birrë, pini aq sa dëshironi gjatë gjithë natës dhe paguani faturën në fund, në orët e para të mëngjesit.

Praga është e njohur për birrën e saj të lirë. Ju gjithashtu do të hyni në garë me tavolinat fqinje. Rezultatet projektohen në një tabelë treguese në fund të sallës, ndërsa tensioni i garës rritet, kur njëra tavolinë ia kalon tjetrës. Aty do të gjeni një atmosferë e zhurmshme dhe konkurruese.

4. Vizitoni Muzeun e Kafkës

Kur të hyni në këtë muzeum, ju do të ndjeni sikur po hyni në trurin e vetë Kafkës. E prezantuar me kompetencë, ekspozita ju çon në një udhëtim përmes jetës dhe veprave të tij.

Informacionet që shihni janë krejtësisht intriguese për ju, por nga ana tjetër do të keni dëshirën që edhe të shihni, edhe të ktheheni sa më shpejt në shtëpi. Dhoma të errëta, filma të mëzitshëm, copëra pasqyrash të thyera dhe ndjesia e ankthit dhe kotësisë boshe, është ajo që keni parasysh.

5. Merrni një varkë me pedale

Ndoshta jo vetëm me një varkë të madhe mund të sodisni urat e Pragës, (duke përfshirë Urën e famshme Charles) dhe t’i shmangeni shumicës dërrmuese të turistëve dhe shitësve të suvenirëve.

Do të ishte shumë bukur, nëse një ditë, do të hipnit në një varkë të lirë me pedale (€ 8 / $ 8.50 në orë për person) dhe të pedaloni aq shpejt sa të keni dëshirë. Mund të shijoni ishullin e vogël në qendër të Vltavës dhe t’i gëzoheni pamjes së njerëzve që ecin para syve tuaj.

6. Bëni një udhëtim në Vyšehrad

Po, të gjithë flasin për Kështjellën e Pragës, por a keni dëgjuar ndonjëherë njerëzit që flasin për Vyšehrad? Kjo kështjellë e shekullit të 10-të gjendet vetëm tre metra larg stacionit kryesor, ose mund të shkoni në këmbë duke ecur përgjatë lumit.

Rrethuar nga një kopsht i bukur me mure, Vyšehrad pret për t’u eksploruar. Kjo perlë e fshehur ofron një pamje spektakolare të qytetit dhe lumit, një varreze për t’u mburrur pasi aty ndodhen eshtrat e kompozitorëve Dvořák dhe Smetana, si dhe ndërtesa më e vjetër e mbijetuar e Pragës, Rotunda e Shën Martinit. Me rrugicat e ulëta që çojnë tek lumi përmes rrugëve me kalldrëm, ky destinacion është në të vërtetë një vend fantastik për të kaluar disa orë të kohës suaj.

7. Argëtohuni me kostumet e blinduara në Golden Lane

Nëse vizitoni Kështjellën e Pragës, ju do të keni mundësi të vizitoni edhe arsenalin muzeal në Golden Lane. Kjo rrugë e lashtë është shtëpia e shumë ndërtesave të modës së vjetër, por artizanati është më i madhi dhe më uniku prej të gjithë atyre.

Ekspozita tre-katëshe tregon pikërisht atë se si njerëzit kanë visheshin nëpër beteja për mijëra vjet. Karakterizuar nga kostume të mëdhenj, burra të veshur si shqiponja, asgjë më shumë se kjo nuk do t’ju bëjë të qeshni. Aty do të keni mundësinë të shihni dhe të prekni me dorën tuaj, edhe armë mesjetare që sot ngjajnë të çuditshme.

8. Hani trdelník

Kjo delikatesë shitet nga ambulantët nëpër të gjithë Pragën. Është një ëmbëlsisë, brumi i së cilës mbështillet rreth një shkopshi dhe mbushet nga brenda, ose nga jashtë me arra, çokollatë ose krem. Nga jashtë rezulton si një guaskë e brishtë, por nga brenda është e butë. Deri diku ngjan me një briosh.

Kjo ëmbëlsirë është shumë e dashur për turistët që nuk ikin asnjëherë pa e provuar. Sigurohuni t’i bleni këto ëmbëlsira në rrugët dytësore, për t’u siguruar se janë të freskëta dhe ku të gjeni një çmim të përshtatshëm.

9. Shikoni Kullën Astronomike

Ku tjetër mund të shihni një orë astronomike mesjetare që është akoma në lëvizje? Montuar në Sheshin e Qytetit të Vjetër, kjo orë përshëndet mysafirët çdo orë me personazhin Vdekje që tingëllin me një zile, ndërsa personazhet e tjerë që lëvizin në orë, shkundin kokat e tyre, duke treguar se ata nuk janë ende gati të heqin dorë nga jeta.

Gjithashtu, 12 apostuj dalin çdo orë, prandaj sigurohuni që të kaloni aty për t’i parë të gjithë personazhet. Për ata që janë të interesuar për mekanizmin e ndërlikuar të orës, ekzistojnë disa aplikacione për shkarkim, të cilat tregojnë në detaje se si funksionon kjo pajisje e fuqishme.

10. Vizitoni Josefov, lagjen hebraike

Tashmë e qetë, lagja hebraike e Pragës është një zonë e ruajtur shumë mirë, që tani ka gjashtë sinagoga, një varrezë dhe një muze të madh. Thuhet se Hitleri donte që kjo zonë të mbetej e pastër nga shkatërrimi, për ta përdorur si muze të madh pas asgjësimit të popullsisë hebre, për t’iu treguar gjermanëve pasardhës se si jetonin hebrenjtë.

Të gjitha të tjerat, përveç një sinagoge, varrezat dhe ekspozita janë të lidhura së bashku dhe përbëjnë një muze të madh, kështu që është e vlefshme të blini një biletë nëse dëshironi ta vizitoni. Nëse jo, zona është ende interesante për tu parë dhe ndërkohë aty mund të gjeni edhe ushqime të shkëlqyera tradicionale hebraike.

© Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i të gjithë materialeve, si tekst apo audio, ose fotove pa lejen e autorëve!

Për fotot ilustruese, ndonjëherë jemi të detyruar të përdorim fotografi nga interneti. Nëse kjo gjë prek interesin e personave të interesuar, na sinjalizoni dhe ne menjëherë do i heqim ato!

Share this:
Tags:

Add Comment

four × four =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.