Monday September 16 2019

TORTA ME MOLLE – TRADITA DANEZE QE FRYMEZOI BOTEN

Torta me mollë është një tortë e traditës daneze, që vjen nga vitet 1800.

Tortën me mollë e përgatisin edhe gjermanët, austriakët, suedezët, italianët, etj, megjithatë danezët krenohen, pasi e mbajnë si recetë të tyren dhe kanë një mënyrë shumë të thjeshtë për ta bërë.

Klima daneze është perfekte për rritjen e mollëve, ato gjenden në çdo kopësht dhe përdoren në shumë ëmbëlsira. Në fund të fundit është një frut shumë popullor, si i frekët, ashtu edhe i pjekur!

 

 

TORTE ME MOLLE

Kohëzgjatja: 1 orë e 10 minuta
Përbërësit: për 6 persona

4 mollë
150 gr miell
150 gr sheqer
150 gr gjalpë
1 vezë
2 lugë sheqer pluhur
1 lugë çaji pluhur kanelle

PERGATITJA

1. Punoni gjalpin me sheqerin, shtoni miellin dhe vezët, deri sa të bëhet një brumë homogjen.

2. Shtroni brumin në një tavë me diametër 25 cm, të lyer me gjalpë.

3. Lani mollët, ndajini në katërsh, hiqni farat dhe lëkurën. pastaj i prisni në feta.

4. Mbuloni brumin me mollët e prera dhe spërkatni sipërfaqen e brumit me sheqer dhe kanellë.

5. Piqeni në furrë të parangrohur, me 180 gradë, për 35 – 40 minuta, hiqeni nga forma dhe lëreni të ftohet mbi një grilë kuzhine që të kullojë lagështia.

6. Sipas dëshirës, mund ta shoqëroni me panë ëmblësirash, ose e spërkasni me sheqer pluhur, para se ta servirni!

Share this:
Tags:

Add Comment

thirteen − 7 =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.