Monday September 16 2019

STILI DANEZ – 10 IDE PER TE JETUAR “HUGGE”

Hygge (shqiptohet “heurgha”) është një tendencë e re pas së cilës të gjithë janë çmendur.

Ky fenomen danez i shekullit të XVIII, që zbatohet në mirëqënie dhe në krijimin e një jetë më të lumtur në përgjithësi, është dukshëm i mishëruar në arredimin dhe stilin e jetës daneze.

Ja disa ide të arredimit dhe stilit të jetës, që do t’ju frymëzojnë për të shtuar hygge në shtëpinë tuaj për një stil jete më të shëndetshëm dhe të lumtur.

1. Mbajeni thjesht

Danezët nuk janë të dhënë pas zbukurimeve apo mureve me shumë ngjyra. Ideja e tyre është që të krijojnë një hapësirë të qetë dhe pa rrëmujë. Muret shpesh janë njëngjyrëshe, ose një përzierje delikate mes nuancave harmonike.

2. Ndizni më shumë qirinj

Danezët ndezin më shumë qirinj për person, sesa kudo tjetër në Europë dhe nuk është e vështirë të kuptohet pse.

Shkëlqimi i ngrohtë i një qiriu, nuk mund të zëvendësohet me ndriçim artificial; ka të bëjë me krijimin e një atmosfere të ngrohtë dhe tërheqëse, drita e qiriut e bën ambientin perfekt për t’u çlodhur dhe për t’u ndjerë mirë në shoqëri. Sigurohuni që ata të jenë të bardhë pasi danezët janë purist.

3. Rrini në shtrat

Nuk ka asgjë më të mirë dhe më luks, sesa të kaloni një orë, ose dy, më shumë në shtrat.

Fatmirësisht, hygge e mbështet këtë koncept. Koha për ta bërë një gjë të tillë, është ta merrni të dielën një dozë të tillë, duke lexuar gazetën, ose të hani mëgjesin në shtrat.
Krijoni një hapësirë komode, duke vendosur sa më shumë jastëkë dhe batanije të buta për t’u ngrohur dhe çlodhur.

4. Krijoni një "hyggekrog", ose një kanape

Çdo shtëpi duhet të ketë një kënd të vogël komod për t’u çlodhur, ndoshta një vend pranë dritares, me një pamje që shikon nga natyra. Shtoni aty jastëkë dhe batanije dhe gëzoni një pasdite paqeje dhe qetësie me një libër të mirë.

5. Ndizni zjarrin

Mblidhuni rreth një zjarri të zhurmshëm me familjen dhe miqtë – soba me dru është një pjesë e pazëvendësueshme e kulturës daneze, që ata do ta miratonin patjetër.

6. Ndërhyni me tekstilet

Danezët përdorin përzierjen e materialeve dhe modeleve si një mënyrë për të shtuar karakterin dhe interesin për shtëpinë, që përndryshe do të ishte një skemë relativisht minimaliste. Ata kanë tendencë për të futur shumë materiale të ngrohta natyrore, si druri, lëkura dhe leshi. Por duhet të jeni të kujdeshëm me ngjyrat, pasi duhet një gamë tonalitetesh të ngrohta që nuk krijojnë përplasje njëra me tjetrën.

7. Ndihu hygge me miqtë dhe familjen

Një nga konceptet më të rëndësishme të hygge është që të mblidheni së bashku me miqtë e ngushtë dhe të dashurit në një mjedis të relaksuar. Mendoni pak darkën me miq apo familjarë përreth dhe një shishe vere të mirë, të shoqëruar nga ushqimi i thjeshtë i gatuar në shtëpi.

8. Merre jashtë

Ndërsa hygge është zakonisht i lidhur me muajt e dimrit që në Danimarkë shumë të ftohtë, kjo gjë nuk i ndalon danezët të gëzojnë edhe jashtë.

Hidhni krahëve një batanije të ngrohtë leshi, dilni përjashta në ballkonin, verandën apo oborrin ku janë ndezur fenerët dhe shijoni një çokollatë të ngrohtë ose një gotë me mulled wine (verë e ngrohtë).

Hygge nuk është vetëm për dimër, por është edhe një ditë e kaluar jashtë në pikni,k apo duke bërë Barbecue në shtëpi. Efekti është njëlloj i dobishëm.

9. Ruani kujtimet tuaja

Hygge ka të bëjë me kultivimin e një mjedisi të lumtur, por a ka ndonjë mënyrë më të mirë, sesa të krijoni një kënd të të gjitha fotove tuaja të preferuara të familjes, suvenireve të udhëtimeve, vizatimeve apo librave?

10. Përqafoni të vjetrën dhe të papërsosurën

Danezët urrejnë mbeturinat, kështu që ato e kanë të mishëruar idenë e riciklimit të objekteve ku munden, duke krijuar mobilje të ricikluara, ose duke ripërdorur objektet e vjetra.

Parimi i tyre është se asgjë nuk duhet të jetë e përsosur; për shembull është më mirë që të ruajmë për sentimentalizëm një kolltuk të vjetër që dikur i përkiste një anëtari të familjes, sesa të blejmë shumë mobilje të reja.

Share this:
Tags:

Add Comment

five × one =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.