Monday September 16 2019

10 USHQIME PA TE CILAT DANEZET NUK BEJNE DOT

Tradita e kuzhinës daneze pak është e njohur për ne shqiptarët. Pyetja lind e natyrshme, çfarë hanë dhe cilat janë ushqimet pa të cilat danezët nuk jetojnë dot?

Ne po sjellim një listë me 10 përbërës të cilat nuk mund të mungojnë në kuzhinë daneze dhe që janë më të përdorshmet në recetat e tyre.

1. Salmoni

Përderisa Danimarka është e rrethuar nda deti, peshku nuk mund të mungojë në kuzhinën e lokaleve të tyre. Salmoni në zgarë me limon, borzilok dhe erëza të tjera është një nga pjatat më të zakonshme që mund të gjeni në menunë e restoranteve. Por ajo çfarë danezët duan më shumë është salmoni i tymosur smørrebrød. Kjo është një recetë e shpejtë, e shëndetshme shumë e shijshme për një drekë të thjeshtë.

Kombinohet me një shtresë të hollë nga salca remoulade (salca tipike daneze), e cila përhapet mbi një fetë bukë të thekur, mbi të cilën vendoset feta e salmonit të tymosur. Mbi të shtohen ullinj të prerë dhe kopër e frekët. Kombinimet e tjera janë të pafundme – në vend të ullinjve ju mund të shtoni avokado, qepë ose kastravec. Vetëm zgjidhni çfarë të doni.

2. Merluci

Ka receta të ndryshme që përdorin merlucin, por më e njohuar dhe më e preferuara është Fiskefrikadeller. Përgatitet si topa peshku, të skuqur në gjalpë dhe shërbehet me salcë remoulade, patate dhe perime të freskëta.

Merluci i zier me salcë mustarde është gjithashtu një pjatë tradicionale, që danezët e hanë shumë shpesh, ndaj dhe ju do ta gjeni patjetër në çdo restorant.

3. Harenga

Harenga e marinuar ka qenë një pjatë kryesore e kuzhinës lokale daneze që nga koha e Mesjetës. Edhe sot, ajo është ndër pjatat e preferuara në Skandinavi.

Peshku i kripur, i marinuar me uthull, mustardë dhe erëza të tjera, është një traditë që zakonisht gatuhet për Pashkë. Për një vakt të plotë harenga e marinuar zakonisht shoqërohet me vezë ose patate.

Për banorët vendas, është e domosdoshme të pijnë një gotë të ftohtë birrë, ose schnapps të shijshme, ndërsa provojnë ushqimin e tyre të preferuar.

4. Danabu

Djathi blu danez, i njohur si Danablu, është një djathë kremoz që ka ngjyrën blu. Ky djathë përgatitet nga qumështi i lopës që homogjenizohet në krem. Fillimisht është prodhur në fillim të shekullit të 20-të nga një fshatar danez.

Megjithëse djathi duket mjaft i ngjashëm me djathin e fortë, shija e tij është më e butë dhe më e mirë. Meqënëse është mjaft i butë, vendasit e përdorin atë për salca të ndryshme. Do ta shihni edhe në sallata, në torta, ose të përzier me makarona.

5. Gjalpi

Disa nga produktet më të njohura daneze në nivel ndërkombëtar janë Danish Butter (Biskotat me gjalp). Ju sigurisht i keni parë ato në kutitë e tyre të bukur.

Danezët e duan gjalpin. Ata e përdorin për të lyer bulëkn, për të skuqur ushqimet e tyre të preferuara, përshembull qoftet, ose e përdorin si një përbërës në shumë prej ëmblësirave popullore daneze. Gjalpi ndodhet në frigoriferin e çdo lokali apo shtëpie.


6. Patatet

Eshtë e vështirë të gjesh një restorant në Danimarkë, ku nuk shërbehen patatet. Të ziera, të pjekura, të skuqura, me salcë, në supë – patatet gjenden kudo. Madje është edhe një recetë speciale që zakonisht gatuhet në vigjiljen e Krishtlindjes.

Ata quhen patatet kafe, por mund ti quani edhe patate të karamelizuara, ose patate sheqeri. Konsistojnë në patate të skuqura në gjalpë me sheqer.


7. Mollët

Danezët i përdorin mollët (æble) në shumë receta të ëmbla dhe të kripura. Një nga pjatat tipike në Danimarkë mish derri me mollë (æbleflæsk), e cila gjendet në çdo drekë Krishtlindjesh. Zakonisht shoqërohet nga keku me mollë (æblekage) ose një tortë tradicionale me mollë me macaroons (lloj biskotash franceze) dhe krem frutash.

8. Kaperi

Kaperi është një nga përbërësit më të zakonshëm në lokalet dhe shtëpitë daneze. Mund ta gjeni të hedhur mbi smørrebrød ose mbi sallatën e peshkut ton. Plus, që e gjeni si një përbërës bazik për të përgatitur salcën e famshme daneze, remoulade.

9. Derri

Industria e mishit të derrit konsiderohet si një nga më të mëdhatë në mbarë botën. Kështu, derri është një nga përbërësit kryesor të kuzhinës nordike.

Gatuhet në mënyra të ndryshme dhe ekzistojnë shumë receta që janë tradicionale në përgatitjen e mishit të derrit për drekën e Krishtlindjes.

10. Vezët

Vezët përdoren shumë, si në recetat e ëmbla, edhe në ato të kripura në Skandinavi, kështu që nuk mund të mungonin në këtë listë. Përdoren si në përgatitjen e brumërave dhe tortave me mollë, ashtu edhe ne recetat e kripura, si tek qoftet.

Megjithatë, një nga ushqimet më të pëlqyera në lokale është veza e zier që vendoset mbi smørrebrød, e shoqëruar me zarzavate të freskëta dhe salcën remoulada.

Share this:
Tags:

Add Comment

one × one =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.