SEKRETET DHE KESHILLAT ME TE MIRA TE BUKURISE TURKE

Kur ne flasim për bukurinë në Turqi, e para gjë që na vjen në mendje janë sallonet ku, priten flokët, ato të manikyrit dhe pedikyrit dhe shumë e shumë shërbime bazike.

Sidoqoftë, disa nga dyqanet e bukurisë në Turqi përqëndrohen tek produktet natyrore, që populli i ka përdorur në shekuj.

Uji i trëndafilit

Një klasik i vërtetë, jo vetëm për Turqinë, por gjithashtu edhe për shumë vende të tjera, uji i trëndafilit nuk përdoret vetëm për ëmbëlsira, por edhe për bukurinë. Gjatë prodhimit të vajit të trëndafilit, del edhe 100 për qind ujë i pastër; njerëzit e përdorin atë si tonik për fëtyrën, pasi ai e pastron lëkurën si asnjë produkt tjetër.

Por kini kujdes sepse era e ujit të trëndafilit është e fortë dhe kjo mund të jetë shqetësuese për ata që janë të ndjeshëm ndaj erërave.
Gjithsesi, për ato që kanë ndjeshmëri normale ndaj aromave, pastrimi i fëtyrës me ujë trëndafili është perfekt.

2. Uji i livandos

Ashtu si trëndafili, livando gjithashtu luan një rol të madh në skenën e bukurisë turke. Sapuni i livandos mund të jetë i pëlqyeri ynë, por uji i livandos është aq popullor dhe i përdorshëm për një lëkurë të ndjeshme që ka nevojë për rinovim.

Uji aplikohet në fëtyrë dhe qafë dhe është mjaft i dobishëm edhe për flokët e shkurtër apo të djegur. Lëshon një aromë vërtetë relaksuese, madje mund të sprucohet në shtratin e bebeve si një mënyrë natyrore për qetësimin e tyre dhe një gjumë në paqe.

3. Banjo turke

Asnjë listë e sekreteve të bukurisë turke nuk do të ishte e plotë pa përmendur hamamin, një nga përvojat më të hollësishme të pastrimit të mundshëm. Banjë turke zhvillohet në një hamam tradicional mermeri ku, përmes avullit dhe nxehtësisë, lëkura bëhet shumë e butë.

Punonjësit profesionistë pastrojnë lëkurën me një kese (doreza vaske) që bën një pastrim të plotë. Pas kësaj, i gjithë trupi bëhet me sapun, masazhohet dhe më pas shpëlahet. Banjo turke lejon lëkurën të rinovohet plotësisht dhe ju në fund do të kuptoni se keni një lëkurë mjaft të butë dhe shumë të pastër.

Sapun natyral

Duke folur për sapunin, duhet të theksojmë se sapunët që përdoren në hamame janë gjithashtu mjaft të veçantë, ato prodhohen nga vaji i ullirit ekstra i virgjër dhe vaji i kokosit, të dy shumë ushqyese për lëkurën, me erë të veçantë dhe fantastike.

Natyrisht, sapunët natyralë të Turqisë përgatiten edhe me shumë përbërës të tjerë, si livando, sherebelë, qumësht, argan, kamomil dhe trëndafil.

Uthulla

Uthulla e bërë nga fermentimi i përbërësve të ndryshëm si rrushi, mollët, apo edhe luleshtrydhet, ofron një mënyrë të natyrshme për të arritur perfeksionin e lëkurës. Në Turqi, këto lloje uthullash përdoren gjithashtu për të kuruar aknet, si një përbërës për maska fytyre, si dhe për të hequr ngjyrën e acaruar të fëtyrës së meshkujve pas rrojes.

Këshillë: Nëse jeni të interesuar në blerjen e disa prej produkteve më të mira të bukurisë natyrore të Turqisë, atëherë shikoni në Homemade Aromatherapy me bazë në Stamboll, e cila përmban produkte bukurie të bëra nga përbërësit më të mirë organikë në vend.

Share this:
Tags:

About Travel Bar

WE LIKE TO TRAVEL! WE MAKE IT!

  • Website
  • Instagram
  • Email

Add Comment

4 + 15 =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.