Monday September 16 2019

ME FEMIJET NE GJERMANI? JA KU TE SHKONI!

Udhetimet me femijet jane nder dhuratat me te bukura qe mund t’u beni atyre dhe vetes.

Nëse po mendoni të niseni për një udhëtim në Gjermani me të gjithë familjen, në këtë artikull do të flasim për 10 atraksione emocionuese, që do ta bëjnë udhëtimin tuaj të paharrueshëm.

Këtu, çdo gjë që ju shihni, do t’ju duket se vjen drejtpërsëdrejti nga një libër përrallash: kështjella, pallate madhështore, qytete mesjetare, parqe dhe kopshte. Në fund të fundit, Gjermania është vendlindja e vëllezërve Grimm dhe përrallave e tyre.

Nga kështjellat e këndshme, në muzetë zbavitëse, deri tek parku ujor më i madh në botë, ja se si ta shfrytëzoni sa më mirë kohën për pushimet me familje në Gjermani.

1.Kështjella e Neuschwanstein-it

Nëse fëmijët tuaj ëndërrojnë për kështjellën e Hirushes në Disneyland, ju duhet patjetër të vizitoni kështjellën përrallë të Neuschwanstein-it, që gjendet në Alpet Bavareze; kjo shtëpi e kushtueshme ishte modeli frymëzues për Kështjellën e Bukuroshes së fjetur të Disney … Kaq mjafton, prandja nuk po shtojmë gjë tjetër!

Këtu ju mund t’i ngjiteni kodrës, për të mbërritur tek kështjella, ose në këmbë duke ecur, do t’ju duhen rreth 20 minuta, ose duke marrë një karrocë me kuaj me qera për lumturinë e të vegjëlve tuaj.

Një vizitë në Kështjellën Neuschwanstein përfshin një vizitë në brendësi të saj për të parë dekoret e bukura, një ndalesë në shpellën me zjarr artificial, dhomën e fronit me llambadar gjigant në formën e kurorës dhe sallën e Cantorit.

2. Tur në fabrikat gjermane për fëmijë

Për të kënaqur mendjen kurioze të fëmijëve tuaj, shumë kompani të mëdha gjermane ofrojnë turne udhëzuese, prapa skenave të fabrikave të tyre. Këtu fëmijët do të kenë mundësinë të kuptojnë se si janë bërë makinat gjermane, si bëhet çokollata, apo arushat prej pellushi.

Shumë fabrika të mëdha në Gjermani i hapin dyert vizitorëve, duke ofruar një vështrim se si përpunohen produktet e tyre në të gjitha fazat, nga lënda e parë deri tek produkti i përfunduar.

Nëse jeni duke udhëtuar për në Mynih, ne ju rekomandojmë që të rezervoni një turne fantastik tek Muzeu i BMW-së.

3. Muzeu gjerman i Mynihut

Nuk ka mënyrë më të mirë për fëmijët që kalojnë një ditë në Mynih, sesa të eksplorojnë Muzeun Deutsches, muzeun më të madh të shkencës dhe teknologjisë në botë.

Muzeu ofron objekte të shumta interaktive dhe ka një seksion kushtuar fëmijëve më kureshtarë, “Kid’s Kingdom”(Mbretëria e fëmijëve), ku eksploruesit e rinj mund të ulen pas timonit të një zjarrfikësi të vërtetë, të fluturojnë në ajër, ose luajnë në një kitarë gjigante. Këto janë disa prej 1000 aktiviteteve miqësore të fëmijëve në këtë muze.

Prindërit do ta duan muzeun e shkencës dhe teknologjisë po aq sa fëmijët e tyre; muzeu krenohet me një koleksion mbresëlënës të objekteve historike, si p.sh: dinamo e parë elektrike, automobili i parë dhe stoli i laboratorit ku atomi u nda për herë të parë. Aktivitete të tjera në muze përfshijnë ekspozita në astronomi, transport, miniera, shtyp dhe fotografi.

4. Rruga e kështjellave në Gjermani

Nëse doni t’i bëni fëmijët tuaj të ndihen si princa, apo princesha, mund të bëni të paktën një pjesë të rrugës së kështjellave në Gjermani. Kjo rrugë piktoreske mbi 1000 km, e cila fillon nga Mannheim dhe ju çon në Pragë në Republikën Çeke, është e mbushur me mbi 70 kështjella dhe pallate të denja për t’u parë dhe mbajtur mend.

Këtu mund të gjeni rrënojat romantike, pamje përrallore të kështjellave të lashta, madje edhe mund të ndaleni aty, për t’i bërë fëmijët tuaj të jetojnë një ditë të mrekullueshme.

5. Rruga e përrallave në Gjermani

Një tjetër ekskursion fantastik panoramik përmes Gjermanisë që fëmijët tuaj do ta duan shumë, do të fillojë me një vizitë në fshatin e vëllezërve Grimm përgjatë “Rrugës së Përrallave në Gjermani”, një itinerar që lidh qytetet dhe peizazhet që kanë qenë frymëzimi i tyre për përrallat e famshme.

Rruga fillon nga Frankfurti dhe shkon deri në Bremen, në Gjermaninë veriore; përgjatë rrugës së përrallave mund të bëni një piknik në Pyllin e Kësulëkuqes, të vizitoni Kështjellën e Bukuroshës së Fjetur, ose të ngjteni në Kullën, nga e cila Rapunzel ka ulur gërshetin e saj të gjatë.

Pothuajse të gjitha 50 qytete përgjatë rrugës së përrallave ofrojnë aktivitete për familje të tilla si: shfaqje kukullash, parada, koncerte, tregje mesjetare, tregje historike të Krishtlindjeve dhe statuja të adhurueshme të karakterit popullor.

6. Legoland, parku zbavitës me temën "lego"

Legoland, pranë Gunzburg-ut, është një park me lego, që ndodhet në jug të Gjermanisë. I hapur në vitin 2002 dhe i frymëzuar nga danezi, Legoland Billung, parku ofron mbi 35 atraksione për të gjitha moshat, nga ato më të butat për të rriturit, deri tek më të egrat për fëmijët.

Këtu mund të gjeni edhe disa restorante dhe çfarë është më e rëndësishmja këtu gjeni edhe Lego Shop, dyqani zyrtar i parkut të zbavitjes, ku mund të blini tullat “Lego” sipas peshës”.

7. Ariu i Berlinit

Ariu është simboli i Berlinit: ju mund ta shihni atë në emblemën e qytetit dhe fëmijët tuaj do të jenë të lumtur të zbulojnë statuja të shumta të arinjve me ngjyra të ndezura në të gjithë Berlinin.

Një shesh me lodra prej druri në formën e perimeve gjigande? Statuja të arinjve me ngjyra në të gjithë kryeqytetin gjerman? Këto janë vetëm dy nga gjërat që fëmijët tuaj do të duan për Berlinin. Thuhet se lagjia Prenzlauer Berg, në lindje të qytetit, ka numrin më të madh i fëmijëve për frymë krahasuar me çdo lagje në Europë!

Pra, mos u habisni kur të gjeni shumë gjëra zbavitëse në Berlin për të gjithë familjen. Nga kopshtet zoologjikë, tek parqet, nga udhëtimet me varka deri, tek parqet tematike; kryeqyteti gjerman është vendi ideal për të argëtuar fëmijët tuaj.

8 .Fëmijët në Oktoberfest? Po, ne mundemi!

Pyetja më e zakonshme mes prindërve, që duan të marrin pjesë në Oktoberfest është nëse mund të sjellin fëmijët e tyre në festivalin më të madh të birrës në botë. Përgjigjja është po.

Edhe pse festivali është i famshëm për birrën gjermane, ngjarja ofron shumë më tepër: gjithë familja mund të shijojë me kënaqësi rrotat panoramike, karuselët, kolovarëset, koncertet dhe paradat me kostume tradicionale, të cilat do t’i prezantojnë fëmijëve kulturën dhe traditën bavareze.

Ka edhe një ditë të caktuar për familjet në Oktoberfest: çdo të martë, ju do të gjeni zbritje çmimesh për argëtimet në karusel. Ju gjithashtu mund t’i merrni me vete fëmijët në tendat e birrës, edhe pse fëmijët nën moshën gjashtë vjeç duhet të rrinë në çadra deri në orën 20:00. Pastaj detyrimisht duhet të largohen prej aty.

Stenda Oktoberfest kushtuar familjeve janë ato të Augustiner dhe Weinzelt, stenda e verës, vetëm paradite.

9. Ishulli tropikal

Gjermania është krenare që zotëron parkun ujor të mbuluar, më të madhin në botë. Tropical Island është një park tematik pranë Berlinit, i vendosur në një ish hangar (ndërtesë e mbuluar për të mbajtur aero-anije). Madhësia e parkut ujor është gjigant: ka madhësinë e tetë fushave të futbollit, saqë mund të përmbante Statujën e Lirisë dhe Kullën Eifel.
Ishulli Tropical ruan temperatura tropikale gjatë gjithë vitit dhe ofron shumë zona zbavitëse për të gjithë familjen si:

  • Pylltaria më e madhe në botë, ku ju mund të bëni edhe një guidë të organizuar.
  • Kompleksi më i madh spa në Europë, ku mund të shijoni banjot me avull, sauna, banjot terapeutike, masazhet, sallën e palestrës dhe shumë më tepër.
  • Një det tropikale, 500 metra të gjatë, me rërë.
  • Një fshat tropikal me ndërtesa autentike si në Bali, Borneo, Tajlandë dhe Samoa.
  • Mini klub me aktivitete të organizuara.
  • Kulla më e lartë e ujit në Gjermani.
  • 13 restorante dhe bare të ndryshme që ofrojnë specialitete ndërkombëtare.
  • Shopping në Bulevard

10. Udhëtim në tren me fëmijët

Mënyra më e mirë për të udhëtuar nëpër Gjermani me fëmijët është me tren.

Në Gjermani, fëmijët nën 15 vjeç udhëtojnë falas, nëse shoqërohen nga prindërit ose gjyshërit. Ju vetëm duhet të regjistroni emrin e fëmijëve tuaj në biletën e trenit (fëmijët nën 6 vjeç nuk duhet të regjistrohen). Në trenat Intercity-Express (ICE) të Gjermanisë, do të gjeni edhe ndarje të përshtatshme për familjet.

I ashtuquajturi “Kleinkindapteil” treni ofron tavolina për lojë dhe vizatim, vend për karrocën e të vegjëlve dhe shpesh një tavolinë për të ndërruar bebet e vogla. Më e mira është që të revervoni vendin tuaj paraprakisht, ose on line, ose në makinat automatike të biletave që ndodhen në çdo stacion treni në Gjermani.

© Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i të gjithë materialeve, si tekst apo audio, ose fotove pa lejen e autorëve!

Për fotot ilustruese, ndonjëherë jemi të detyruar të përdorim fotografi nga interneti. Nëse kjo gjë prek interesin e personave të interesuar, na sinjalizoni dhe ne menjëherë do i heqim ato!

Share this:
Tags:

Add Comment

three × two =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.