Monday July 22 2019

SI OKTOBERFEST U BE FESTIVALI ME I MADH I BIRRES

“Oktoberfest”, (Festa e Tetorit) sjell në mendje birrën, dirndl dhe lederhosen (veshje karakteristike bavareze), duke përfshirë edhe muzikën popullore dhe atmosferën zbavitëse me të dehurit. Por në origjinën e saj, në 1810 kjo festw nuk kishte të bënte fare me birrën.

Por në origjinën e saj, në 1810 kjo festë nuk kishte të bënte fare me birrën. Atëherë, si ndodhi që Oktoberfest në Mynih, u bë festivali më i madh i birrës në botë? Ja spjegimi ynë për ngjarjen.

1. Një dasëm mbretërore shënon fillimin

Më 12 tetor 1810, Princi i Kurorës Lwdovic u martua me Princeshën Therese e Saxony-Hildburghausen. U bënë disa ditë festime dhe pesë ditë më pas, kalorësi Andreas von Dall’Armi zhvilloi një garë kuajsh në një fushë jashtë qytetit- tani e njohur si Theresienwiese – në nder të të sapomartuarve.

Kështu, aspekti sportiv ishte qendra e festimeve; verë e birrë iu shërbye spektatorëve vetëm nga pak dhe kjo vetëm jashtë ambienteve sportive. Por aktiviteti pati një sukses të madh ndaj u bindën që kjo gjë të përsëritej edhe vitin tjetër. Kështu lindi Oktoberfest.

Në vitin 1811, shoqëria e bujqëve bavarezë mirëpriti ngjarjen dhe shfrytëzoi mundësinë të shtonte në këtë aktivitet edhe një ekspozitë bujqësore për të prezantuar aktivitetin e tyre dhe për të reklamuar teknika dhe makineri të reja bujqësore.

Festivali i financuar privatisht është rritur në mënyrë të vazhdueshme vita pas viti. Kolovarëse, pista për bowling dhe karoselë u ndërtuan aty, madje nisën të shiteshin edhe bileta lotarie për të spostuar vëmendjen nga një aktivitet i thjeshtë sportiv në një festival popullor.

2. Qeveria lokale e merr përsipër

Në vitin 1819, qeveria vendore e mori vetë përsipër organizimin e festivalit dhe urdhëroi që ai të bëhej çdo vit, pa asnjë përjashtim. Gjithnjë e më shumë tezga birre nisën të ngriheshin për të shuar etjen e vizitorëve dhe për të siguruar zbavitjen e tyre. Në 1850, u vendos që statuja e Bavarisë ishte vendi më i përshtatshëm për të mbajtur ceremoninë e hapjes së festivalit.

Një tjetër moment historik ishte hapja e pjekjes së parë të pulave në vitin 1881. Që atëherë, shumë njerëz e konsiderojnë udhëtimin për në Oktoberfest, të paimagjinueshëm, nëse nuk gllabërojnë një Wiesnhendl (pulë e pjekur sipas traditës vendase).

3. Elektriciteti hap një kapitull të ri

Shpërndarja e elektricitetit e transformoi festivalin. Llambat ndriçonin tendat e kolovarëset dhe vetëm pas pak kohe mbërriti karoseli elektrik.

Nga fundi i shekullit, tezgat nisën të zevëndësoheshin nga tenda. Të zotët e shtëpisë u bashkuan me shpërndarësit e birrës dhe nisën të bënin furnizime të mëdha për ambiente më të mëdha.

Në vitin 1904, këshilli bashkiak vendosi që festivali të spostohej në shtator dhe të zgjaste në dy javë.

Njëqind vjetori i festës, që përkonte me vitin 1913, kërkonte që të vihej një rekord në pije: një rekord prej 1.200.000 litrash për të qenë ekzakt. Atë vit, tenda e birrës Pschorr, me 12.000 vende, ishte tenda më e madhe e birrës që ka ekzistuar ndonjëherë.

E ndaluar gjatë dy Luftrave Botërore dhe e goditur nga rritja e inflacionit, Oktoberfest u ndalua për 10 vite. Në fund të viteve ’40, në fakt, u zhvillua një festival vjeshtor më i vogël, por nuk ishte ekzaktësisht i njëjti.

Nuk u bë deri në vitin 1949 kur Oktoberfest u kthye në Mynih, edhe pse parakalimi i kuajve këtë vit nuk u bë, përveçse në ceremonitë e 150 dhe 200 vjetorit.

4. 'O'zapft is!'

Në vitin 1950, kryebashkiaku i qytetit, Thomas Wimmer, prezantoi traditën e kontrollit të fuçisë së parë të festivalit në Schottenhamel duke thirrur ‘O’zapft is!’ (‘Është e mbyllur!’). Që atëherë, Oktoberfest është bërë festivali më i madh popullor në botë.

Çdo vit, gjashtë milionë vizitorë nga e gjithë bota konsumojnë më shumë se shtatë milionë litra birrë dhe Oktoberfest ka bërë një emër të vetin si një festival birre. Dhe birra e ka çmimin e saj. Që nga viti 2015, vizitorët duhet të paguajnë më shumë se 10 € për një krikëll birrë.

Megjithëse birra luan një rol të rëndësishëm, është më shumë se kaq. Duke nisur me sfilatën e karrocave dhe njerëzve me kostumet tradicionale, shfaqjeve teatrale, muzikës tradicionale dhe vallëzimeve në çadrat e birrës, mund të përjetoni për herë të parë kulturën e pasur bavareze.
Salciçe të pjekur në zkarë, kofshë derri ose kau, pula të pjekura, kërmij dhe specialitete të tjera bavareze.
Festa e fuqishme e birrës historikisht ka shkkatuar një numër të madh të dehurish dhe zyra e objekteve është një thesar i vërtetë. Aty mund të gjeni çdo gjë, që nga kuletat, dokumenta identifikimi, çelësa dhe telefona që dorëzohen aty. Por lista e gjërave të humbura bëhet më e errët nëse ju themi se aty gjenden edhe kostume kllouni, segway dhe ndonjë qen i humbur.

Gjatë viteve, luftërat, epidemitë, hiperinflacioni dhe kolera kanë bërë që festivali të anullohet 24 herë. Në vitin 1980, një bombë shpërtheu pranë hyrjes, duke vrarë 13 njerëz dhe duke plagosur më shumë se 200 njerëz dhe festimet ndaluan vetëm për një ditë.

Share this:
Tags:

Add Comment

two × five =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.