Sunday October 20 2019

10 GJERA QE DUHET T’I SHIHNI ABSOLUTISHT NE MYNIH

Çfarë të shihni në Mynih? Cilat janë vendet me interes për t’u vizituar? Çfarë të shihni në mënyrë të veçantë? Ja 10 gjëra për t’u parë në Mynih dhe përreth tij, që absolutisht nuk duhet t’i humbisni!

I pasur me kopështe dhe pallate mbretërore, ky qytet është vërtet një mrekulli arkitektonike. Sigurisht që e njihni si atdheu i Oktoberfest, por Mynihu nuk është vetëm kaq, është edhe kulturë e një rëndësie europiane, teknologji, sport dhe histori e bërë nga kisha me kumbanoret që gati prekin qiellin, me vepra të çmuara e shumë të tjera.

Nga këtu kanë kaluar perandorë, artistë dhe muzikantë, që kanë lënë shenja të prekshme akoma sot në çdo qytet. Nëse keni në mendje një shëtitje në këtë qytet të shkëlqyer, ja 10 gjërat që duhet të shihni absolutisht në Mynih.

1. Glockenspiel

Në vend të parë në mes 10 gjërave për t’u parë në Mynih është Glockenspiel, ora me zile e qytetit. Kjo orë gjigande, që ndodhet në ballë të Neues Rathaus, përveçse tregon orën prezanton edhe një spektakël të vërtetë për ato që kalojnë këtu në çdo orë të ditës.

Çdo ditë, ora 11 paradite dhe 5 pasdite, ajo tingëllon dhe rindërton dy tregime nga shekulli i 16-të duke zbavitur turmat e njerëzve dhe të turistëve që ndodhen aty. Përbëhet nga 43 këmbana dhe 32 figura me personazhe.

Si të arrini atje: Merrni metropolitanën, linja 3 ose 6 dhe zbrisni në ndalesën “Marienplatz”.

2. Frauenkirche

Frauenkirche është katedralja e Mynihut. E ndërtuar mbi rrënojat e një bazilike romake, në gjysmën e dytë të 1400, ajo është ndërtuar në stilin e pastër gotik.

Ka një legjendë të vogël: Duket sikur brenda kishës ka një gjurmë këmbe të shtypur nga një pllakë, që duhet të jetë “gjurma e djallit”. Kjo do të ishte dëshmia e fitores së ndërtuesve të Katedrales mbi vetë Satanin. Sipas legjendës, të dy kishin vënë një bast me djallin nëse ata do të ishin në gjendje të ndërtonin një kishë pa dritare. Natyrisht, nuk ka ndodhur kështu, por nëse ecni pas gjurmës së këmbëve dhe shikoni drejt altarit, duket se kisha nuk ka burim të jashtëm drite.

Si të arrini atje: Frauenplatz, merrni metropolitanën U3 ose U6 në Marienplatz dhe vazhdoni në këmbë.

Orari: Çdo ditë nga ora 07:00 deri në 19:00, të premten nga ora 07:00 deri në orën 18:00

Çmimi i biletës: falas

3. Pallati Mbretëror

Banesa e dinastisë Wittelbach, është ndërtuar në vitin 1400. Residenz, e vendosur në zemër të Mynihut, përmban brenda saj një përzierje të stileve të Rilindjes: barok, rokoko dhe klasik. Për ta vizituar do të ju duhet shumë kohë: struktura përfshin 10 oborre dhe 3 komplekse kryesore: Konigsbau, Mazimilianische Residenz dhe Festsaalbau.

Si të arrini atje: Residenzstrasse1. Me metropolitanën merrni linjën U3 ose U6. Me autobus n. 100 deri në “Odeonsplatz”. Me tramvajin n.19 deri në “Nationaltheater”

Oraret: nga ora 09.00 deri në 18.00 (nga prilli në mes të tetorit), nga ora 10.00- 17.00 (nga mesi i tetorit deri në mars)

Çmimi i biletës: të rriturit 25 euro, fëmijët nën 14 vjeç 10 euro

Rezervoni: e plotë € 11.00, për fëmijët € 9.00

4. Englischer Garten

Ky kopësht, i vendosur në qendër të qytetit, është ndërtuar në vitin 1789 dhe në fakt është kopështi i parë publik në Gjermani. I konceptuar fillimisht si një kopsht i rindërtuar për ushtrinë, u hap për publikun pak kohë më vonë.

Gjatë parkut mund të vizitoni edhe një strukturë të stilit japonez të dhuruar nga qeveria e Tokios në Mynih për Olimpiadën e vitit 1972, të ashtuquajturat “Japanische Teehaus” dhe një tempull grek.

Si të arrini atje: Merrni metropolitanën, linjën U4, U5 ose U6 deri në “Odeonsplatz” dhe vazhdoni në këmbë.

Orari: hapur çdo ditë nga 06:00 deri në 24:00

Çmimi i biletës: falas

5. Lenbachhaus

E vendosur në Kunstareal, “zona muze” e Mynihut, Lenbachhaus i dedikohet artit modern dhe bashkëkohor të shekullit të 19-të.

Porositur nga piktori Franz von Lenbach, ndërtesa fillimisht ishte konceptuar si një vendbanim privat në stilin italian neo-rilindas. Brenda saj ju mund të admironi veprat e piktorëve si: Kandinsky, Paul Klee, Fran Marc, Andy Warhol, August Macke dhe shumë të tjerë.

Si të arrini atje: Luisenstrasse 33, me autobus n 90, 92, 100 ose 150. Me metropolitanë, linja U. Ndalesa në Konigsplatz

Orari: E martë nga ora 10: 00-21: 00; e mërkurë- e diel, nga ora 10: 00-18: 00. E hënë pushim.

Çmimi i biletës: E plotë € 10.00, për fëmijët € 5.00

6. Alte Pinakothek, Neue Pinakothek dhe Pinakothek der Moderne

Këto janë tri galeritë kryesore të artit në Mynih.

Pjesa kryesore e rrethit të muzeumeve të qytetit, janë tre ndërtesa të veçanta, që përbëjnë një nga galeritë më të mëdha të artit në qytet dhe më gjerë. Bërthama fillestare daton në 1598, kur Johann Fickler katalogoi për herë të parë mbledhjen e familjes së Dukës në Mynih. Ndarë në periudha historike, ato përmbajnë vepra që variojnë nga Rilindja Italiane deri në Andy Warhol.

Si të arrini atje: Barer Strasse 27. Tram n. 27 në Pinakotheken, Metro U2 në Konigsplatz ose Teresienstrassen. Metro U3, U6, U4 ose U5 në Odeonsplatz ose Universitat, autobus n. 54 ose 100 në Schellingstrasse

Orari: Ora 10:00 – 20:00, të hënën dhe të dielën: ora 10:00 deri në orën 20:00. Mbyllur të hënën, 1 maj, 24,25 dhe 31 dhjetor

Çmimi i biletës: E plotë € 4.00, për fëmijët € 2.00. Të dielave € 1.00.

7. Deutsches Museum

Nëse shkoni në Mynih, ju duhet patjetër të vizitoni Deutsches Museum, muzeun më të madh botëror të shkencës dhe teknologjisë. Sot ky muze përmban rreth 28.00 objekte, duke përfshirë prototipet e shpikjeve si motori i parë me naftë dhe pajisja e parë që përdoret për të zbuluar fisionin bërthamor.

E ndërtuar në vitin 1903, muzeu ndodhet në një ishull të vogël në mes të lumit Isar, i quajtur ” Kohleinse” (ishulli i qymyrit), ndërsa tani quhet Muzeu i Arteve.

Si të arrini atje: Me metropolitanën e linjës S drejt Isartor, ose linjat U1 dhe U2 drejt Frauhoferstrasse

Orari: Çdo ditë nga ora 09:00 – 17:00. Mbyllur më 1 janar, 24 shkurt, 10 prill, 1 maj, 1 nëntor, 24, 25 dhe 31 dhjetor

Kostoja e biletave: E plotë € 17.00, duke përfshirë transportin dhe vizitën në muzeun qendror dhe Flugwerft, e reduktuar € 8.50

8.Olympiapark

Daton nga viti 1972, Parku Olimpik në Mynih përmban një park me stadium (Olympia Stadion), teatrin, ku mbahen koncerte dhe festivale gjatë muajve të verës dhe kullën olimpike, Olympiaturm, 291 metra e lartë.

Sot në këtë park ka edhe një skulpturë kushtuar viktimave të sulmit terrorist në vitin 1972, kur disa palestinezë hynë në fshatin olimpik duke vrarë dy atletë izraelitë dhe duke marrë 9 të tjerë peng, e më pas duke i vrarë.

Si të arrini atje: Spiridon-Louis Ring 21, metropolitana linja U3 deri në Olympiazentrum. Tram n.20 dhe 21 deri në Olimpia Park West. Autobusi deri në Rank Olympia Park Ice

Orari: çdo ditë nga ora 09:00 -18:00

Çmimi i biletës: € 7,00 për të ngjitur kullën, € 4,00 për pishinën

9. Kështjella e Nymphenburg-ut

Jashtë Mynihut, është Nymphenburg-u, vendbanimi veror i mbretërve të qytetit. Është një nga ndërtesat më të rëndësishme në qytet, e cila në historinë e saj ishte gjithashtu vendi i një prej performancave të shumta të Moxartit, në atë kohë vetëm një fëmijë 6 vjeçar.

Ne i detyrohemi ndërtimit të saj Ferdinando Maria të Bavarisë, i cili porositi ndërtimin e godinës tek arkitekti Agostino Barelli, me rastin e lindjes së trashëgimtarit të parë, Massimiliano Emanuele.

Termi “Nymphenburg” fjalë për fjalë do të thotë “kështjellë e nimfave” dhe nuk është e vështirë të kuptohet pse. Përveç dhomave të mëdha që mbledhin koleksione me vlera të paçmueshme të pikturave dhe objekteve të të gjitha llojeve, pallati është i rrethuar nga një kopsht i madh.

Si të arrini atje: Me tramvajin n. 12 ose 17 ose N16 deri në “Schloss Nymphenburg”. Me autobusin n.51, 151, N78 dhe SEV N16 deri në “Schloss Nymphenburg”

Orari: çdo ditë, nga prilli deri më 15 tetor nga ora 09:00 – 18:00. Nga 16 tetori deri në prill, prej orës 10:00 deri në orën 16:00. Mbyllur më 1 janar, të martën e javës së karnavaleve, 24 dhe 31 dhjetor.

Kostoja: nga prilli deri më 15 tetor, e plotë € 11.50, për fëmijë ulur € 9.00; nga 16 tetori deri në mars € 8.50, e reduktuar € 6.50. Pa pagesë për nën 18 vjeç

10. St. Peter's Church

St. Peter’s Church (Kisha e Shën Pjetrit) është një nga ndërtesat më të vjetra fetare në Mynih. Struktura e saj origjinale, e ripunuar disa herë përgjatë shekujve, daton që të paktën nga viti 1100. Sot, kisha gotike është një nga atraksionet kryesore, falë kumbanores së saj që ofron një pamje të mrekullueshme.

Si të arrini atje: Rindermarkt 1. Me metropolitanën U3 ose U6 ose linja S (S1, S2, S3, S4, S6, S7 ose S8)

Orari: e enjte nga ora 09:00-17: 30. Të shtunën dhe në ditët e pushimit nga ora 10.00-17.30

Kostoja e biletave: € 2.00

© Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i të gjithë materialeve, si tekst apo audio, ose fotove pa lejen e autorëve!

Për fotot ilustruese, ndonjëherë jemi të detyruar të përdorim fotografi nga interneti. Nëse kjo gjë prek interesin e personave të interesuar, na sinjalizoni dhe ne menjëherë do i heqim ato!

Share this:
Tags:

Add Comment

15 − 15 =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.