Sunday May 19 2019

FLUTURIMI ANULLOHET? A DUHET TE KERKOJME RIMBURSIM?

Të gjithëve na ka ndodhur që të shkojmë në aeroport dhe të mësojmë se udhëtimi është anulluar.

Shkaqet që mund të shpien në anullimin e një udhëtimi janë të ndryshme dhe për të shmangur këtë të papritur të pakëndshme, që mund t’ju prishë planet tuaja, çdo udhëtar duhet ta dijë se mund të përfitojë nga të drejtat e veta të udhëtarit dhe se në disa raste, ka edhe të drejtën të marrë edhe një kompensim, përveç se një rimbursim bilete.

Rastet e anullimeve të fluturimit po përhapen gjithnjë e më shumë, kompanitë e fluturimit anullojnë fluturimin për arsye nga më të ndryshme, pa i ndihmuar fare pasagjerët.

Sidoqoftë, çdo udhëtar duhet të dijë që është i mbrojtur nga normativa europiane, që përcakton rregullat e përbashkëta në kushtet e asistencës dhe kompensimit në rastet e anullimit të fluturimit.

1.Fluturim i anulluar për shkak të grevës

Shkon entuziast në aeroport dhe papritmas mëson se udhëtimi yt është anulluar. Shkak është greva e punonjësve të aeroportit, një ndër rastet më të shpeshta të anullumit të fluturimit.

Cilat janë të drejtat e pasagjerëve në rast të anullimit të fluturimit?

Në rast të anullimit Rregullorja Europiane 261 e vitit 2004, dekreton se pasagjeri ka të drejtën e kompensimit të dëmit, i cili varet nga distanca e fluturimit dhe destinacionit.

Udhëtari që ngelet në tokë ka të drejtën e një rimbursimi për fluturimin e anulluar, nëse kërkesa bëhet brenda viti.

Ligji parashikon, në të vërtetë, që të gjithë pasagjerët të kenë të drejtën e një ndihme të menjëhershme nga ana e kompanisë ajrore.

Ajo ka detyrimin t’ju ofrojë ndihmë pasagjerëve nëse vonesa pritet të shkojë përtej një pike të caktuar. Kjo mund të përfshijë ushqim dhe akomodim, si dhe t’u jepet një vlerë monetare, sapo të kthehen në shtëpi.

Çmimi i rimbursimit shkon nga 250 € dhe 600 € në bazë të linjave.

  • 250 € për linjat deri në 1500 km
  • 400 € për linjat nga 1500 km deri në 3500 km
  • 600 € për linjat mbi 3500 km.

Pasagjeri nuk ka të drejtën për rimbursim, nëse është njoftuar përpara anullimin e fluturimit:

  • të paktën dy javë para fluturimit
  • 7 ditë para marrjes së ofertës për të marrë një linjë alternative, që niset jo më shumë se 2 orë para se të fillojë orari i origjinës (orari i biletës që parashikonit të udhëtonit) dhe të arrijë në destinacionin përfundimtar maksimalisht brenda 4 orëve nga ora e ardhjes fillimisht e parashikuar;
  • më pak se 7 ditë përpara, në rast se propozohet një alternativë tjetër, që nuk niset më shumë se një orë para dhe mbërrin më shumë se dy orë pas orarit të parashikuar fillimisht.

2. Udhëtim i anulluar nga moti i keq, avari, ose raste të jashtëzakonshme

Në rast se fluturimi anullohet për shkak të motit të keq, kompanitë nuk kanë detyrimin e rimbursimit të pasagjerëve të parashikuara nga Rregullorja CE n.261 / 2004.

Shira të rrëmbyer, erëra të forta, stuhi bore, konisiderohen si rrethana atmosferike të jashtëzakonshme, të paparashikuara, që pengojnë domosdoshmërisht nisjen e fluturimit për të garantuar sigurinë e udhëtarëve dhe të ekuipazhit. Përveç kësaj, udhëtarët nuk kanë të drejtë të kërkojnë një rimbursim në rast se anullimi i fluturimit në fjalë është shkaktuar nga probleme të mëdha, si:

  • probleme të radarëve, apo instrumentave ajrore
  • sigurisë ndërkombëtare dhe sulmeve terroriste
  • shkatërrimeve mjedisore

Cilat janë të drejtat e pasagjerëve në këto raste?

Megjithëse pasagjerët nuk kanë të drejtë të rimbursohen nga kompanitë e fluturimit, kanë disa të drejta të tjera:

  • në rast të anullimit atyre duhet tu sigurohet një fluturim i ri, sa më shpejt të jetë e mundur, ose në një datë të mëvoshme, sipas rezervave të vendeve;
  • transferimi pa pagesë, nga njëri aeroport në tjetrin, nëse destinacioni është i ndryshëm nga destinacioni që fillimisht ishte rezervuar.

3. Nëse humb njërin nga fluturimet në tranzit

Për fat të keq, nëse rezervoni dy fluturime në linja ajrore të ndryshme dhe humbisni fluturimin e dytë, për shkak të vonesës, ose anulimit të fluturimit të parë, nuk do të mund të merrni një rimbursim për fluturimin e dytë.

Kjo është arsyeja pse fluturimet me të njëjtën linjë ajrore mund të jenë zgjedhje më e mirë në afat të gjatë, edhe nëse çmimi i tyre është pak më i shtrenjtë.

4. Si të kërkojmë rimbursim?

Çdo pasagjer mund të kërkojë rimbursim për anullimin e fluturimit të tij. Fillimisht është e nevojshme ruajtja e biletave ose e rezervimit të bërë në internet, karta e imbarkimit, si dhe të gjitha faturat që keni shpenzuar për shërbime utilitare si rezultat i anullimit të fluturimit.

Për të proceduar me kërkesën për kompensim, duhet:

  • plotësimi i një moduli europian që duhet të dërgohet me fax në kompaninë nga e cila pasagjerët dëshirojnë të marrin rimbursimin. Megjithatë, praktikat burokratike dhe koha e pritjes mund të jetë shumë të gjata, pa marrë parasysh që kompanitë e fluturimit, në 50% të kërkesave, nuk iu përgjigjen kërkesave për rimbursim.
  • në rast mungesës së përgjigjes, ose një përgjigjeje negative, duhet të drejtoheni pranë AAC (Autoriteti i Aviacionit Civil).
  • në rast se kërkesa juaj nuk është pranuar, pa ju dhënë arsye, është e mundur t’i drejtoheni gjykatës së qytetit ku jetoni.

5. Keshilla

Pritja e gjatë, pamundësia për të shpenzuar gjthë atë kohë për procedurat, si dhe besimi i gabuar që kompanitë ajrore do të gjejnë gjithnjë justifikim për të mos ju dëmshpërblyer, do të zhdekurajojnë shumë udhëtarë për të mos mbrojtur të drejtat e tyre.

Kështu ndodh, që padrejtësisht, shumë udhëtarë heqin dorë nga qindra euro rimbursim, të cilat jua garanton ligji.

Për të parandaluar humbjen e kohës dhe të energjive tuaja, në aventura burokratike, në mënyrë që të merrni rezultate, ju këshillojmë të drejtoheni pranë kompanive që ofrojnë shërbim të rimbursimit përmes kompensimit online.

Share this:
Tags:

Add Comment

eight + twenty =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.