Sunday November 17 2019

RRUGA E MENGJESEVE? NDODHET NE TURQI

Fanatikët e mëngjesit janë të shumtë dhe ndodhen kudo. Mjafton të kujtoni mëngjeset romantike dhe shumë të të bukura, të bloggeres Petunia Olliste, që në tavolinën e saj bashkon me shijet edhe librat.
Por ekzistson një vend në botë ku mëngjeset janë një risi e vërtetë, një moment i shenjtë që ka madhështinë e një darke të vërtetë. Ky vend është Turqia.

Në këtë vend, të mbledhurit në mëngjes rreth tryezës, nënkupton marrjen e rezervave ushqimore për tërë ditën. Serviren lloje të ndryshme djathrash, ullinjsh, pjata me bazë vezën, salsiçe e sallamra në grilë dhe, në fund, një filxhan me çaj të zi.
Por, në një qytet, ky ritual ka pushtuar një lagje të tërë. Ndodhet në Van, një vend që në Turqi mbahet si sinonimi i mëngjesit, aq sa janë nxitur hapja e dy lokaleve të tilla të stilit Van, edhe në Stamboll dhe Ankara.

Edhe këtu mund të gjeni djathin e aromatizuar me erëza, ku ndër më të veçantin permendim otlu peynir, një lloj djathi që mban aromën shumë të fortë të hudhrës së egër. Por për të provuar mëngjesin e vërtetë turk, duhet të shkoni në Van.

Van mban rreth gjysmë milioni banorë, shumica e të cilëve janë kurd. Gjendet një orë larg me makinë nga Irani dhe për këtë ruan të gjitha tiparet e një qyteti kufitar. Klima, me një pranverë të vonuar, karakterizohet nga ditë të nxehtë e të thatë dhe mbremje të freskëta. Në horizont malet janë plot gjelbërim. Në afërsi të qytetit ndodhet liqenit Van.

Në rrugën kryesore ndodhet Breakfast Makers Street(Rruga e Krijuesve të Mëngjesit), vendi i mëngjesit të vërtetë turk.

Në 2014 në këtë rrugë u mblodhën 50.000 njerëz për rekordin më gjigant në botë, arritja dhe certifikimi me Guinness World Record. Gjatë Ramazanit, mëngjesi ransformohet në syfyr, një vakt që shërben për të marrë energjinë e duhur për gjatë agjërimit.

Por në rrugë, vetëm një vend ngelet i hapur për turistët: Sütçü Selim. Me vitrinat e mbuluara nga gazetat, u garantohet turistëve jomusliman, një ambient diskret për të ngrënë mëngjes.

Gjatë një mengjesit tipik në Van mund të hani cacığı (një përzierje e kosit të filtruara, me spec, kastravec, qepë), servirur me gjalp. Pastaj ka otlu peynir (djathi me hudhër), murtuğa (një përzierje e gjalpit me miell dhe vezë) dhe kavurma, një pjatë me mish qengji ose lope, i skuqur dhe i kripur. Çaji serviret me shpejtësinë me të cilën pihet.

Duke u spostuar nëpër qendrat e mëdha, pjatat ngelen pak a shumë të njëjtat, por shija e vërtetë e mëngjesit turk është e papërsëritshme nëse hani mëngjes në Van. Një origjinalitet që vështirë se gjendet kund tjetër. Vetëm në — Breakfast Makers Street-.

Share this:
Tags:

Add Comment

nineteen + one =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.