Thursday November 14 2019

NJE HISTORI E SHKURTER E FONTANA DI TREVI

Shatërvan më ikonik në Romë është një mrekulli për t’u parë. Një vepër prej 26 metrash e gjatë dhe 49 metrash e gjerë, e zbukuruar në stilin barok, shatërvani i Trevit, ose siç quhet në Romë e kudo tjetër “Fontana di Trevi” është një pamje e padiskutueshme për qytetin.

I ndërtuar në majë të një burimi me uje shume të lashtë, ky shatërvan kohët e fundit është restauruar dhe i është bërë edhe një pastrim intensiv nga shtëpia e luksoze e modes, Fendi.

Shatërvani “Fontana di Trevi”, të ngjall aq kureshtje, sa ç’ka edhe shkëlqim. Përkundër madhështisë së tij, ai qëndron i mbyllur në një shesh, drejt të cilit të çojnë rrugët e ngushta, nga te cilat vështirë se mund të dëgjoni gurgullimën e ujit, nëse nuk keni mbërritur akoma atje dhe të përshëndeteni me këtë strukturë monumentale.

Burimi i ujit është i vendosur në udhëkryq të tre rrugëve dhe më saktësisht është ndërtuar në “pikën e fundit” të Acqua Vergine, një prej kanaleve te  ujësjellësit më të rëndësishem të Romës, që mbart ujë të pijshëm për Qytetin e Përjetshem.

Acqua Vergjine (uji i Virgjëreshës) është një ujësjellës modern që ka evoluar nga Aqua Virgo, zhvilluar nga Marcus Vipsanius Agripa në shekullin e XIX Para Krishtit nga dëshira për t’i siguruar qytetarëve shërbime publike më cilësore.

Perandoria romake kishte një marrëdhënie unike dhe të shquar me ujin dhe romakët e lashtë ishin inxhinierë ekspertë, në gjendje të krijonin vepra të pabesueshme për kohën e tyre.

Me ujësjellësin e projektuar me kujdes, uji rrodhi nga kodrat përreth, në qytet, në sajë të ligjeve të gravitetit. Më pas ky uje ruhej në çisterna, te cilat krijonin një vakum energjie, duke e shtyre ujin dhe duke e hedhur atë në burimet e ndërtuara.

Roma është e famshme për qindra “nasoni” (hundë) të saj, ose burime “të hundës” me ujë të rrjedhshëm, edhe pse këto janë relativisht të thjeshta në dizajn.

Elita e qytetit shpesh zgjidhte për të demonstruar finesën kulturore të Romës përmes mjeteve estetike dhe “Fontana di Trevi” me të vërtetë e ndjek këtë prirje.

Edhe pse burimi me uje ekzistonte me emrin Fontana di Trevi që nga kohët e lashta, ndërtimi i tij i përket vitit 1629, kur Papa Urbani VIII, porositi Gian Lorenzo Bernini-n që të merrej me rikonstruksionin e shatërvanit.

Puna filloi dhe nisi të marrë formën që ka tani. Kur Papa vdiq, projekti u braktis, edhe pse disa nga sugjerimet e Berninit u përfshinë në vizatime një shekull më vonë.

Në 1730 Papa Klementi XII organizoi një konkurs për të ridizenjuar shatërvanin dhe, në fund, arkitekti romak, Nicola Salvi, mori këtë projekt. Punimet filluan nën drejtimin e Salvit në 1732 dhe u përfunduan në 1762 nga Giuseppe Pannini pas vdekjes së Salvit në 1751.

Shatërvani, i gdhendur në gur travertin nga Tivoli, përshkruan zotin e ujërave, Oqeanin, në qendër të kamares, rrethuar nga perendia e Mirëqënies dhe perendia e Shëndetit.

Poshtë zotave ndodhen hippocampus (kuaj deti- mitologjia greke) dhe tritonë (perendi të detrave-mitologjia greke), që shtojnë simetrinë e shatërvanit.

Në majë të shatërvanit ndodhet stema papale, që mbahet pezull në ajër nga ëngjëjt.

Share this:
Tags:

Add Comment

1 × 1 =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.