Sunday November 17 2019

10 GJERA PER T’U PARE PATJETER NE MOSKE

Një nga kryeqytetet më interesante në botë është padyshim Moska, një metropol modern, por i pasur me trashëgimi historiko-artistike dhe arkitektonike, duke filluar nga zemra e Kremlinit deri tek Katedralja e San Basilio-s, ikona të njohura në të gjithë botën. Kryeqyteti rus ka ekzistuar për më shumë se 800 vjet.

Si një nga kryeqytetet më të gjalla europiane, Moska është një përzierje e fuqishme e historisë dhe e pafundësisë, e mbushur me vende dhe atraksione me famë botërore.

Moska, kryeqyteti i Rusisë, është një vend me një karakter unik, krenar për historinë e tij të rëndësishme dhe në disa mënyra shumë larg nga kultura jonë perëndimore dhe mund të arrihet me disa orë fluturim nga Tirana.

Pavarësisht klimës së ashpër – Moska është e famshme për dimrin e gjatë dhe të ftohtë, me temperatura që mund të bien në -20 ° C, qyteti është një destinacion turistik fantastik.

Vizita në Moskë nënkupton admirimin e katedraleve të arta, monumenteve historike, galerive ultra-moderne dhe klubeve të natës elegante. Por cilat janë 10 gjërat për të parë absolutisht? Le t’i gjejmë së bashku …

1. Sheshi i Kuq

Zemra e kryeqytetit rus, Sheshi i Kuq është padyshim pika më e vizituar e Moskës. Sheshi me kalldrëm rrethohet nga një arkitekturë e bukur dhe është vendi ku shpaloset shumica e historisë së qytetit dhe e vendit.

Ai që dikur ishte një shesh tregu, ku tregtarët shisnin mallrat e tyre, tani është një vend kyç i qytetit, rrethuar nga atraksione të paharrueshme si: Kremlini, Katedralja Shën Basilio, Mauzoleumi i Leninit dhe atraksione të tjera të famshme.

  • Si të arrini atje: Ndalesa Metro Ohotnyj Rjad (Linja 1)
  • Orari: në çdo kohë
  • Çmimi i biletës: gratis

2. Katedralja e Shen Bazilit

Prezanton imazhin karakteristik të kryeqytetit të Rusisë me kupolat plot shkëlqim dhe ngjyra të katedrales së Shën Basilit. Kupolat në formë të qepëve u projektuan për ta bërë ndërtesën të dukej si forma e flakëve në një zjarr të madh.

Katedralja u ndërtua në vitin 1500 nga Ivan i Tmerrshëm dhe sipas legjendës, Cari mendonte se ishte aq e bukur, sa që ai urdhëroi që arkitekti të verbohej, kështu që ai kurrë nuk do ta tejkalonte këtë krijim.

  • Si të arrini atje: Ndalesa në Metro Ohotnyj Rjad (Linea 1)
  • Orari: E hapur çdo ditë, përjashto të mërkurën e parë të çdo muaji, nga ora 10.00-19.00 (nga 1 Qershor- 31 Gusht) dhe nga ora 11.00-18.00 (pjesa e ngelur e vitit)
  • Çmimi i biletës: 350 rubla (rreth € 5). fëmijët deri në 16 vjeç hyjnë gratis.

3. Mauzeolumi i Leninit

Pikë referimi e Moskës për dashurinë dhe urrejtjen, Mauzoleumi i Leninit mban një sarkofag xhami me trupin e balsamsur të revolucionarit rus, Vladimir Lenin. Së pari u hap për publikun në gusht të vitit 1924.

Ky mauzoleum tërheq rreth 2.5 milionë vizitorë çdo vit, të cilët nuk e kanë fare problem të mbajnë rradhën e gjatë për të hyrë në ndërtesën e shquar dhe për të bërë një kalim para trupit të Leninit.

  • Si të arrini atje: Ndalesa në Metro Ohotnyj Rjad (Linea 1)
  • Oraret: Nga ora 10:00 – 13:00 ( e hënë-e enjte) dhe e shtunë

4. Rruga e Katedraleve në Kremlin

Kremlini është qendra e politikës shtetërore. Për shumë njerëz është pjesa kryesore e këtij qyteti: historia domethënëse dhe madhështia arkitektonike e kësaj hapësire janë vërtet evidente.

Kështjella më e madhe aktive në Europë, Kremlini i Moskës ofron një vlerë të madhe të atraksioneve. Pasi të keni arritur prapa mureve të Kremlinit prej 2.235 metrash, ekzistojnë pesë sheshe për t’u endur nëpër to, ndërtesa të ndryshme për t’u eksploruar, 20 kulla për t’iu mësuar emrat dhe një mundësi e jashtëzakonshme për të parë kumbanoret e katedraleve më të mëdhatë në botë.

  • Si të arrini atje: Ndalesa Metro Ohotnyj Rjad (Linja 1)
  • Orari: Sheshi mund të vizitohet ne të gjitha ditët, nga ora 10.00-15.00, duke përjashtuar të enjten (ditë pushimi).
  • Çmimi i biletës: 500 rubla (rreth €7), bileta për kampanelën kushton 250 rubla (rret €3,50). Fëmijët deri në 16 vjeç hyjnë falas.

5. Muzeu dhe Pallati i Armerias në Cremlin

I vendosur brenda Kremlinit, Armeria u themelua nga Vasily III për prodhimin e armëve dhe shitjen e tyre. Më pas u përdor edhe për prodhimin e xhevahireve dhe kornizave.

Gjatë sundimit të Pietrit të Madh, të gjithë artizanët dhe argjendarët u dërguan në Shën Petërsburg dhe që nga ajo kohë armët e tyre u bënë pronë e një muzeu të thjeshtë të thesareve mbretërore.

Edhe nga disfatat që kanë goditur këtë koleksion në rrjedhën e shekujve, Armeria përmban ende shumë dëshmi historike të një rëndësie të madhe. Koha që duhet për të vizituar Armeria-n është 2 orë.

  • Si të arrini atje: Ndalesa Metro Ohotnyj Rjad (Linja 1)
  • Orari: çdo ditë nga ora 10.00- 18.00, përjashto të enjten (ditë pushimi). Për ta vzituar duhet të respektohen oraret e hyrjes (10:00, 12:00, 14:30 e 16:30).
  • Rezervoni: 700 rubla (rreth €10). Vizita në Fondin e Diamanteve paguhet veçmas dhe kushton 500 rubla (rreth €7). Fëmijët deri në 16 vjeç hyjnë falas.

6. Gorky Park

Gorky Park është një nga vendet më të bukura të Moskës, e përkryer për t’ia mbathur nga konfuzioni e qytetit i mbushur me lagje dhe njerëz.

Parku shtrihet për afërsisht në 3 km përgjatë lumit dhe hyrja e tij është absolutisht e papërfytyrueshme, e mbushur me ngjyra që shihen qartazi e që duket sikur fluturojnët me tingujt e lumtur të një karuseli të vjetër.

Në brendësi të saj, gjendet Muzeu Garage i Artit Bashkëkohor dhe një park i vogël argëtimi në stilin perëndimor.Në dimër ky vend kthehet në një pistë natyrore për patinazh.

  • Si të arrini atje: Ndalesa Metro Park Kultury (Linja 1)
  • Orari: parku është i vizitueshëm në çdo orë. Muzeu Garage është i hapur çdo ditë nga ora 11.00 deri në orën 22.00.
  • Çmimi i biletës: Hyrja në Park është e lirë, ndërsa Muzeu Garage kushton 400 rubla (rreth €5.60 -tariffa standart) ose 200 rubla (rreth €2.80 – tarifa e reduktuar për fëmijët).

7. Metropolitana e Moskës

Janë absolutisht të bukura për t’u vizituar disa stacione të metropolit të Moskës: gjigante dhe skenografike, mund të konsiderohen vërtet vepra arti.

Stacioni Komsomolskaya, për shembull, është një sallë e madhe e mbushur me mozaikë që përfaqësojnë heronjtë e së shkuarës, si Pietri i Madh.

Shumë i bukur është stacioni Mayakovskaya, mjaft elegant dhe i konceptuar në stilin Art Decò. Gjatë Luftës së Dytë Botërore ky stacion u përdor si bazë për kundërajrorët.

8. Muzeu i Arteve të Bukura, Puškin

Muzeu më i madh i artit të huaj në Moskë përbëhet nga tri degë që posedojnë koleksione të pabesueshme veprash nga mjeshtrat e qytetërimeve të lashta, Rilindja italiane dhe Epoka e Artë holandeze.

Ndërtesa kryesore përmban kryeveprat e artistëve si, Botticelli, Tiepolo, Veronese dhe Rembrandt, disa prej të cilave të pa ekspozuara më parë. Galeria e Artit Europia & Amerikan, e vendosur aty ngjitur, ruan një koleksion të pabesueshëm të pikturave impresioniste dhe pas impresioniste.

I inauguruar në vitin 1912, Muzeu Puškin u krijua zyrtarisht në 1898 dhe në vitin 1937 u vendos t’i dedikohej poetit të madh, Aleksandër Sergeeviç Pushkin.

Në vitet e fundit, thesaret e vjedhura nga nazistët në vitin 1945, të fshehura për dekada, janë rikthyer dhe ekspozuar. Ndër më të njohurat, “Thesaret e Priamit”.

  • Si të arrini atje: Ndalesa Metro Kropotkinskaja (Linja 1), Borovickaja (Linja 1 dhe Linja 3), Biblioteka Imeni Lenina (Linja 3, Linja 4, Linja 9)
  • Orari: nga ora 11.00-20.00 (e martë- e dielë), nga 10.00-21.00 (e enjte – e premte). E hënë pushim.
  • Çmimi i biletës: 300 rubla (rreth €4 – tarifa standard), 150 rubla (rreth €2 – tarifa e reduktura). Fëmijët deri në 16 vjeç falas.

9. Teatri Bolshoj

Jeta kulturore e Moskës është shumë intensive: më shumë se 90 teatro, 24 salla koncerti dhe mbi 130 kinema u ofrojnë banorëve dhe turistëve ekspozita të përditshme, nga shfaqjet më klasike tek ato më avangardet.

Kulmi i kësaj vlere është padyshim Teatri Bolshoi, ku mund të merrni pjesë në përfaqësimin e baletit më të mirë në botë.

Ne ju këshillojmë që të merrni pjesë në turneun udhëzues të teatrit dhe nëse është e mundur të bëheni pjesë e një shfaqjeje.

  • Si të arrini atje: linja e metrosë 1, 2, 3 dhe 5, ndaloni në Puerta del Sol
  • Orari: gjatë gjithë kohës
  • Kostoja: pa pagesë, vizita falas

10. Sparrow Hills

Një nga atraksionet më simbolike të Moskës, Sparrow Hills është një vend ku mund të shijoni një pamje panoramike të qytetit, të shihni shtatë gradaçelat e Stalinit dhe t’i hidhni një sy nga afër njërës prej tyre: Universitetit Shtetëror të Moskës.

Turistët gjithashtu mund të bëjnë një udhëtim me varkë për ta parë qytetin nga kënde të ndryshme. Nuk është çudi fakti që vendi tërheq turma dhe shet miliona suvenire çdo vit, çmimet janë të mira për të gjithë, jo vetëm për ato që blejnë suvenirët magnetikë për frigoriferin.

Si të arrini atje: Luzhniki embankment

Orari: e dielë ora 12.00

Çmimi i biletave: pa pagesë, vizita falas

© Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i të gjithë materialeve, si tekst apo audio, ose fotove pa lejen e autorëve!

Për fotot ilustruese, ndonjëherë jemi të detyruar të përdorim fotografi nga interneti. Nëse kjo gjë prek interesin e personave të interesuar, na sinjalizoni dhe ne menjëherë do i heqim ato!

Share this:
Tags:

Add Comment

three − 2 =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.