Monday July 22 2019

APP ME TE MIRA PER TE VIZITUAR STAMBOLLIN

Stambolli është një qytet shumë i madh dhe sigurisht aty do t’ju duket vetja si mes kaosit. Prandaj zhvilluesit e aplikacioneve kanë krijuar instrumentet e nevojshme teknike, që jua thjeshtojnë jetën në këtë qytet.

Nga porositja e taksisë, deri tek gjetja e dyqaneve që duam në Grand Pazar, por jo vetëm….Do të shohim se cilat janë aplikacionet më të dobishme për të vizituar Stambollin.

1. Grand Bazaar

Duke qenë një nga tregjet më të mëdhenj të qytetit, Grand Bazaar është shumë i vështirë për t’u shëtitur.

Rrugët e tij prej labirinti nuk të ndihmojnë aspak, kur kërkon të gjesh një dyqan të veçantë, ose një objekt të veçantë. Aplikacioni Grand Bazaar është një shpëtimtar i vërtetë për tregun e mbuluar, sepse jo vetëm ju lejon të kërkoni për një dyqan apo restorant të caktuar, por edhe për artikuj të veçantë.

Gjithashtu mund ta përdorni aplikacionin për të gjetur një banjë ose një bankomat. Dhe e gjitha kjo demostrohet në një hartë që prezanton pozicionin tënd dhe rrugën që duhet të bësh drejt destinacionit

2. Trafi

Një nga app më të mira, që ju tregon se si të zhvendoseni nga pika A në pikën B, është sigurisht aplikacioni Trafi. Ai jo vetëm ju tregon se cilat mjete të transportit publik ju duhet të merrni, por edhe sa do të zgjasë gjithë udhëtimi.

Udhëzimet jepen hap pas hapi, janë shumë të detajuara, duke mos lënë hapësira për dyshime dhe gjatë gjithë kohës aplikacioni monitoron rrugën tënde duke bërë edhe llogaritjet e duhura.

Aty përfshihen edhe të gjitha oraret e transportit të madh publik, duke përfshirë anijet.Ky aplikacion është një mjet i shkëlqyer për një qytet ku trafiku shpeshherë është një makth.

3. BiTaksi

Edhe pse taksitë janë të shumta në Stamboll, është pothuajse e pamundur të gjesh një taksi atëherë kur e do. BiTaksi është një nga aplikacionet më të njohura të Stambollit.

Nëpërmjet ketij app ju keni të gjithë informacionin për taksinë tuaj, nga numri i liçencës deri tek emri i shoferit, përfshi edhe numrin e telefonit, kështu që ju mund ta kontaktoni atë, nëse ka një problem, ose thjesht keni harruar diçka në vendin e pasmë.

Pas çdo udhëtimi, gjithashtu mund të jepni vlerësimin tuaj, i cili është një motivues shumë i madh për besueshmërinë e shoferëve.

4. Sesli Sözlük

Kur je në Stamboll, është gjithmonë një ndihmë e madhe të dish disa fjalë në Turqisht për të kuptuar më mirë gjërat rreth teje.

Aplikacioni Sesli Sözlük është një ndër fjalorët më të aftë që përkthen shumë fjalë nga turqishtja në anglisht dhe gjuhë të tjera, si gjermanisht, danisht, holandisht, greqisht, italisht dhe spanjisht.

Sesli Sözlük gjithashtu ka një mjet tjetër përkthimi, ku mund të futni fjalë dhe nëse keni dyshime rreth shqiptimit, mund të klikoni butonin audio për ta dëgjuar me zë të lartë.

5. Yemeksepeti

Yemeksepeti është aplikacioni që do ju shërbejë shumë, ndër më të rëndësishmit dhe të dobishmit gjatë udhëtimit tuaj.

Pasi të regjistroheni me adresën tuaj, aplikacioni ju ofron një listë të të gjitha restoranteve që mund të ofrojnë shërbime në atë zonë.

Nga ushqimi i shpejtë, në opsionet më të shëndetshme, varietetet e Yemeksepetit janë të pafundme, por siguroni që të ruani të preferuarin tuaj.

6. Street Art Istanbul

Në vitet e fundit, Stambolli është bërë një destinacion mjaft i dashur për artistët e rrugës që vijnë nga jashtë, si dhe për artistë lokalë të cilët duan të dalin nëpër rrugë, të shikojnë artin e të tjerëve, por edhe të demonstrojnë artin e tyre.

Nëse dëshironi, mund të bëheni pjesë e asaj çfarë ndodh në Stamboll me ane te app Street Art Istanbul, i cili ju drejton drejt vendit ku po ndodh diçka.

Aplikacioni përditësohet vazhdimisht me ngjarje të reja artistike, kështu që do të duhet të kontrolloni përsëri për të parë nëse ka ndonjë gjë që e keni humbur. Gjithashtu shërben edhe si një mjet i mirë për të vizituar qytetin.

Share this:
Tags:

Add Comment

9 − eight =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.