Monday September 16 2019

VIÇ ALLA STROGANOFF, MESONI TA GATUANI SI RUSET

Mish viçi alla Stroganoff është një pjatë kryesore që bazohet tek mishi dhe përfaqëson kuzhinën tipike ruse. Mishi i viçit pritet në copa të vogla dhe kaurdiset në një tigan të thellë, duke i shtuar një përzierje me qepë, domate dhe kërpudha.

Salca tipike që shoqëron këtë pjatë është një lloj kremi e përgatitur nga pana e freskët, mustarda dhe lëngu limoni. Kjo përzierje i jep bazës së gatimit një shije klasike të athët.

Ka dy versione për lindjen e kësaj recetë të veçantë, e cila vjen nga mesi i shekullit të nëntëmbëdhjetë: njëri variant identifikon shpikësin, që është një kuzhinier francez në shërbim të kontit rus Pavel Stroganoff, i cili për ta bërë viçin frikase më të këndshëm për zotwrinw e tij, shtoi një salcë pane të athët.

Ndërsa sipas versionit të dytë, receta ka marrë emrin e mjekut që e trajtoi careshën Maria nga helmimi me ushqim të shkaktuara nga harenga, me një recetë e cila bazohej tek mishi i viçit, qepët dhe pana e athët.

Receta Viç alla Stroganoff paraqitet në disa variante, duke përfshirë, (dhe kjo është më e njohura) shtimin e kërpudhave champignon. Për një pjatë të plotë dhe ushqyese, rusët e shoqërojnë me patate të ziera, ose pilaf.

Përbërësit: për 4 persona

800 g fileto viçi
400 gr kërpudha champions
400 gr qepë të bardha
100 gr pana e athët (acide)
60 gr pure domatesh
60 gr gjalp
30 gr vaj ulliri
1 lugë kafe mustardë
40 ml vodka
pak miell
1 lugë majdanoz i prerë hollë
pak kripë
pak piper

Si pergatitet:

1) Lani mishin dhe e thani me kujdes me letër kuzhine. Pritini së pari viçin në feta, pastaj në copa të vogla, shtoni kripë dhe piper.

2) Pritini qepët në feta të holla, pastroni kërpudhat, i lani dhe thani ato me letër kuzhine. Pritini në feta të hollë me një thikë të mprehtë.

3) Në një tigan që nuk ngjit shkrini gjysmën e gjalpit, shtoni qepët dhe i kaurdisni për rreth 20 minuta. Shtoni kërpudhat dhe vazhdoni të gatuani në zjarr të ulët për 10 minuta.

4) Merrni mishin dhe e kaloni në miell. Në një tjetër tigan jo ngjitës shkrini pjesën tjetër të gjalpit e vajin dhe shtoni mishin e prerë. E përzieni me vodkën dhe e mbuloni me kapak. Ulni nxehtësinë në minimum dhe e gatuani për rreth dhjetë minuta. Gjatë gatimit sigurohuni që mishi të ketë gjithmonë lëng dhe të jetë i butë dhe nëse është e nevojshme, shtoni dy ose tre lugë ujë.

5) Shtoni domatet, mustardën dhe e përzieni mirë mishin.

6) Shtoni edhe panën, e përzieni por pa e lënë të valojë.

Share this:
Tags:

Add Comment

six − 2 =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.