Monday September 16 2019

SI PO PERGATITEN RUSET PER KUPEN BOTERORE 2018

Kampionati Botëror 2018 është gati të zbresë mbi Rusi dhe superfuqia është e vendosur të mirëpresë garën dhe tifozët e futbollit me një super stil. Ndeshjet do të zhvillohen në të gjithë hapësirën e Rusisë dhe 11 qytete pritëse po përgatiten ta kthejnë të gjithë këtë në joshje për ekipet dhe spektatorët, me apelet e tyre unike.

Pra, nëse jeni një tifoz që mbështet njërin nga këto ekipe, apo dikush tjetër që thjesht ju pëlqen futbolli, përdoreni këtë ngjarje si një justifikim për të parë këtë vend, ku qilimi i kuq do të hapet para këmbëve tuaja. Ose të paktën mësoni se çfarë po ndodh dhe çfarë do të ndodhi në këta qytete gjatë kampionatit.

Moska

Kryeqyteti imponues rus është duke rritur numrin e shërbimeve në gjuhë të huaja për ta bërë Moskën më arritshme për turistët. Vizitorët do ta shohin këtë mundësi duke vizituar çdo cep të qytetit.

Policia turistike e gjuhës angleze (dhe një grusht oficerësh francezë, gjermanë, kinezë dhe spanjollë) do të jenë në dispozicion për të ndihmuar ata që kanë humbur apo janë hutuar në metropolin epik.

Ture kulturore do të ofrohen rreth Kremlinit dhe vendet fqinje për këdo që është i interesuar për të parë të shkuarën interesante sovjetike të vendit.

Shën Petersburg

Shën Petersburgu pret që shumë nga tifozët që do të shkojnë atje, do të jenë vizitorë për herë të parë. Si rezultat parashikohet që ata do të jenë shumë më të interesuar për aktivitete kulturore sesa çdo aventurë që lidhet me futbollin.

Me këtë në mendje, qyteti i dytë i Rusisë do të joshë vizitorët me ekskursione shtesë dhe ture turistike, si përshembull kroçerat e natës. Shumë nga këto aktivitete do të jenë në dispozicion në 25 gjuhë.

Qyteti gjithashtu ka në plan të ofrojë turne të kuzhinës, të cilat do të udhëzojnë pjesëmarrësit përmes kënaqësive gastronomike të kuzhinës ruse dhe aziatike në disa nga restorantet më të dashur të Shën Petersburgut.

Yekaterinburg

Yekaterinburg parashikon të presë një turmë të madhe rusësh që vizitojnë qytetin gjatë Kupës Botërore 2018 dhe autoritetet vendase nuk presin që tifozët të rrinë aty për shumë kohë.

Është vlerësuar se vetëm 30% e vizitorëve do të jenë ndërkombëtarë, kështu që do t’u jepet përparësi turistëve vendas që vijnë nga çdo cep i Rusisë duke i bërë ata të provojnë përvojën autentike ruse. Si qyteti i parë Ural, ky ish-qytet industrial, është vendi më i mirë për të provuar kuzhinën rajonale, si pelmen-in e zakonshëm dhe disa supa të famshme të Rusisë.

Ashtu si qytetet e tjera që kanë receta unike, Yekaterinburg gjithashtu do të presë turne të kuzhinës më të mirë. Ky qytet është unik në arkitekturë, art dhe pozicionimin e vet lindore, kështu që Yekaterinburgu gjithashtu do të rrisë numrin e tureve turistikë që dëshmojnë individualitetin e vetë qytetit.

Kazan

Është parashikuar që kryeqyteti i Kazan, Tatarstani, do të mirëpresë numrin më të madh të vizitorëve të huaj pas Moskës dhe Shën Petersburg dhe prandaj po punon që të ofrojë për këta turistë shërbime të shkëlqyera turistike.

Ka njoftime për trena dhe shërbime turistike ruse, tatare dhe angleze; megjithatë, zyra e turizmit në qytet aktualisht po stërvit udhëzime kineze, arabe, gjermane dhe spanjolle.

Paketat turistike do të ofrohen për të ndihmuar vizitorët nëpër rrugë përmes kësaj parajse ushqimore, ndërsa ata shijojnë pjatat tradicionale si chak – chak. Vizitorët gjithashtu do të kenë mundësi të vizitojnë monumentet historike që e bëjnë këtë qytet bërthamën e kulturës tatare në Rusi.

Sochi

Duke shfytëzuar në maksimum reputacionin e tij si kryeqyteti premier i Detit të Zi në Rusi, Sochi ka planifikuar pak gjëra në rrugën e turizmit shtesë, sepse në të vërtetë nuk ka nevojë ta bëjë ekstra.

Kampionati botëror 2018 do të zhvillohet në pikun e sezonit turistik, prandaj edhe vizitorët dhe pushuesit mund të përfitojnë më shumë nga moti i ngrohtë subtropikal i rajonit. Duke përjashtuar ndeshjet e futbollit që do të mbahen këtu, turistët do të joshen nga oqeani blu qoftë edhe për një ditë të vetme.

Gjithashtu vargmali i Kaukazit ndodhet në pragun e qytetit dhe ofron shumë opsione për udhëtime ditore, udhëtime brenda natës dhe arratisje nga qyteti mes një bukurie malore nëpër livadhet alpine.

Kaliningrad

Enklava më perëndimore e Rusisë do të punojë fort në magjinë e saj të harlisur, të gjelbër, të mbushur me pyje për këdo që ka fat që ta vizitojë atë gjatë kompeticionit.

E kufizuar nga Polonia, Lituania dhe Deti Baltik, kjo ndalesë ruse është e mbushur me bukuri natyrore dhe gjithashtu ka një histori unike si një tokë shumë e diskutueshme mes mbretërive të lashta dhe vendeve moderne. Megjithëse parashikohet se shumica e turistëve do të duan të thithin bukuritë natyrore të Detit Baltik, ndaj qyteti i Kaliningradit do të ofrojë shumë aktivitete kulturore.

Muzetë planifikojnë të zgjasin orarin e tyre të punës deri në orën 18:00, kështu që vizitorët mund të arrijnë deri në historinë e trazuar të rajonit. Kompanitë turistike nga ana e tyre do të organizojnë ture birre, duke e bërë edhe më të dukshme prejardhjen gjermane të Kaliningradit.

Volgograd

Duke folur për birrën, Volgogradi, që njihet edhe si “The Motherland Calls”, memoriali epik i Betejës së Stalingradit, po përgatitet të jetë një nga vendet ku do luhen ndeshjet e kampionatit, por dhe një destinacion për tifozët që duan të kënaqen nga qyteti i bukur.

Qyteti ka përgatitur mbi 100 ekskursione për tifozët që mbulojnë shumë gjëra që qyteti ka për të ofruar. Ulur në brigjet e Vollgës, qyteti do të ofrojë kroçiera mbi lumë në të gjitha orët e ditës dhe natën, si dhe turne peshkimi.

Për të hyrë në një atmosferë festive, do të ketë edhe degustim të birrës dhe festa të ndryshme. Restorantet do t’i mirëpresin klientët me pjata klasike ruse, të tilla si kotoleta të skuqura apo djathra të prodhuara në vend.

Samara

Si portë për në rajonin e Vollgës, Samara është e prirur për të treguar bukurinë përreth saj.

Edhe pse plazhi i qytetit është mjaft tundues për ata që duan të rrinë në afërsi të lumit Vollga, duke shfrytëzuar daljen në lumë mund të shkohet ne malin e Zhigulit, ku vizitorët mund të argëtohen me bukuritë mahnitëse të rajonit të Vollgës. Qyteti gjithashtu fton vizitorët që të shohin disa nga vendet që reflektojnë rëndësinë e Samarës në histori, veçanërisht gjatë kohëve të Bashkimit Sovjetik.

Në veçanti, bunkeri i Stalinit është një relike e përkryer e paranojës sovjetike. Por vizitorët nuk mund të largohen nga qyteti pa shijuar një pije nga fabrika legjendare Žiguli Brewery (birrë marke vendase).

Nizhny Novgorod

Përveç krijimit të zonës FanFest në zemër të qytetit, Nizhny Novgorod do të ofrojë ture luksoze në qytet, të cilat do t’i ofrojnë vizitorëve pamjet më të rëndësishme të qytetit.

Këto do të përfshijnë Kremlinin e braktisur dhe shëtitje për këmbësorët përgjatë Vollgës.

Qyteti është gjithashtu i gatshëm të presë fansët e luksit për t’i treguar atyre pjesët më të rëndësishme të qytetit si dhe pamjet mahnitëse përgjatë lumit.

Saransk

Duke llogaritur se mes vizitorëve, mund të ketë mosha edhe pak më të thyera që pëlqejnë futbollin, qyteti ka vendosur t’i adresojë ata drejt udhëtimeve në muze, kisha dhe institucione të tjera kulturore.

Saransk do të promovojë eksursione në këmbë në qendrën e qytetit, kështu që tifozët do të kenë mundësi të njohin qytetin dhe ta çmojnë atë. Këto ture do t’i çojnë vizitorët në Sheshin e Mijëvjeçarit dhe tek shatërvani verbues nga dritat.

Do të ketë edhe shumë ngjarje sportive, ku tifozët e një skuadre do të ndeshen me tifozët e skuadrës tjetër, duke ngrënë ëmblësirat ruse dhe duke mësuar këngët tradicionale vendase.

Rostov-on-Don

Shtëpia e një prej kopshteve Zoologjike më të mëdha në Rusi, Rostov-on-Don dëshiron të nxisë vizitorët të bëjnë vizita për të parë kafshët e saj. Këtu vizitorët mund të shohin kafshë të rralla si leopardët e Lindjes së Largët, të cilët janë kaq të rralla sa që vetëm 80 prej tyre bredhin të lira.

Një tjetër pikë e krenarisë është Hipodromi, që u hap në fillim të shekullit të 20-të dhe mbijetoi represionin e kozakëve gjatë kohëve sovjetike.

Në zemrën kozake, do të ketë ekskursione ditore në fshatrat fqinje që do të informojnë të gjithë ata që janë kureshtarë për një nga grupet më popullore të Rusisë.

Share this:
Tags:

Add Comment

nine − 9 =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.