Sunday May 19 2019

ÇFARE NUK DUHET TE BENI KURRE NE NJE RESTORANT ME YJE

Ja ku jemi, pas një kohe të gjatë dhe shumë insistimesh, ajo ju ka thënë Po. Eshtë koha e duhur që ta ftoni për darkë e të kaloni një mbrëmje elegante, në një nga lokalet për të cilin të gjithë flasin gjatë kohëve të fundit. E rëndësishme është që të zgjidhni lokal të vlerësuar.

E rëndësishme është që të zgjidhni lokal të vlerësuar. Ja një listë e vogël me gjërat që nuk duhet të bëni pasi është një mbrëmje e rëndësishme dhe jo një darkë e zakonshme me të dashurën.

1.Prenotoni

Prenotoni lokalin dhe sigurisht, mos e anulloni atë. E rëndësishme është të gjeni tavolinë aty pasi restorantet e njohur dhe të vlerësuar, janë gjithmonë plot. Një mbrëmje fillon gjithmonë kur ngrini telefonin për të prenotuar në tavolinë.

Por mos harroni, nëse ndonjë ngjarje e papritur mund të prishë mbrëmjen tuaj, mos harroni për asnjë arsye të anulloni prenotimin: sepse jo vetëm që do të humbnit tavolinën, por nuk do t’ju jepej asnjë shans tjetër për të qëndruar tek lista e pritjes.

2. Të shkoni me vonesë

Disa restorante, propozojnë një menu degustimi(shijimi) duke ju kërkuar që të shkoni në një orë fikse për të mos çorganizuar ritmin e punëve në kuzhinë.

Nëse arrini 30-40 minuta me vonesë, mos pretendoni të hani këtë, ose atë menu, të cilat mund të kërkojnë një kohë të gjatë për përgatitjen.

3. Të besoni tepër tek somalieri

Nuk vihet në dyshim profesionalizmi i atij që e ka profesion zgjedhjen e verës, por mosmarrëveshjet mbi verën, janë një nga gjërat më të zakonshme që ndodhin kur zgjidhni verën në një restorant me yje.

Nëse nuk dini cilin verë të merrni dhe keni një buxhet të limituar, komunikoni mbi këtë detaj qysh në momentin e prenotimit, në mënyrë që somalieri të vijë në tavolinë i përgatitur për sasinë e parave që doni të shpenzoni.

Edhe një veçori: kur ju ofrohet një apertitiv për fillim, llogarisni një çmim prej 12 eurosh për kupë dhe mos e bëni këtë llogari në fund të shërbimit.

4. Te rrotulloni gotën e verës

Me të zgjedhur verën, sipas rekomandimeve të somalierit, nuk ka më dyshime dhe diskutime për verën. Momenti i shijimit është një formalitet në të cilin konfirmohet që nuk ka difekte.

Në restoratet me yje, somalieri siguron gjithsesi se si kjo verë nuk ka tjetër. Nuk mund të ekzistojnë fraza të tipit: “Nuk më pëlqen” ose “më jep një tjetër?” E kotë edhe të rrotulloni verën në gotë e të pretendoni se jeni shijues të mirë të verës: nuk do t’ju marrin kurrë për ekspertë, por për karagjozë.

5. Të kërkoni modifikimin e pjatës

Nëse jeni alergjikë ose në dietë shëndetsore, duhet tia komunikoni menjëherë restorantit, që në momentin e prenotimit. Kurrë mos kërkoni që të modifikojnë pjatën sipas dëshirës suaj thjesht për motive të shijes.

Shefi nuk jeni ju dhe pjata është realizuar duke pasur parasysh një sërë ekuilibrash e shijesh që ju nuk mund t’i ndryshoni. Nëse nuk ju pëlqen një element, atëherë mos e porosisni atë pjatë, por zgjidhni një pjatë tjetër.

6. Te ndryshoni menune

Një menu është një menu. Nuk bëhet fjalë për një seri pjatash të sjella njëra pas tjetrës, por për një parakalim pjatash, të menduara nga shefi, që është ndërtuar e tëra duke pasur parasysh ekuilibrat dhe shijet.

Të filloni e të negocioni duke thenë: “të heqim zogun e të vendosim peshkun”, ose “në vend të rizotos ( risotto) më sillni spageti (spaghetto)”, përveç urrejtjes së kuzhinës, rrezikoni të shkatërroni edhe mbrëmjen tuaj.

Prandaj, konsultohuni gjithmonë me menunë para prenotimit, për të parë nësë pjatat e servirura përkojnë me shijet tuaja.

7. Të kërkoni zbritje çmimi

Një restorant është një biznes ku punojnë x persona. Të mendosh se po paguan vetëm çmimin e ushqimit, është një çmenduri.

Sepse në faturën finale llogariten të gjitha: personeli i kuzhinës, shërbimi, produktet, shpenzimet fikse, qeraja, faturat e energjisë, gazit, dritave…pra gjithçka.

Duke u nisur nga parimi se të kesh një restorant me yje, është në shumicën e rasteve një aktivitet me humbje: do të kuptoni edhe ju se të paguash një faturë, është para së gjithash një princip respekti.

8. Bakshishi

Bakshishet nuk janë të hollat që ju kanë mbetur nga blerja e cigareve apo nga bileta e autobuzit.

Bakshishi është një kartmonedhë që vlerëson profesionalizmin e atyre që ju kanë shërbyer e që mbase kanë ndikuar që në fund të mbrëmjes ju të merrni puthjen e asaj për të cilën keni shkuar aty.

Nëse keni kartmonedha, mirë, në të kundërt, falenderoni me mirësjellje ato që ju kanë mikpritur dhe lërini bakshish herës tjetër.

Share this:
Tags:

Add Comment

18 − five =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.