Sunday May 19 2019

7 TELENOVELA QE JU BEJNE TE BINI TE DASHURI ME STAMBOLLIN

Turqit i duan dramat dhe ky obsesion i veçantë kombëtar është një temë e gjithanshme që trajtohet në muzikë, televizion dhe film, ku tregimet e ekzagjeruara të dashurisë së përhershme gjithmonë janë në qendër të tyre.

Si eksportuesi i dytë më i madh në botën e televizorit pas SHBA, filmat turk janë bërë një fenomen social për shkak të popullaritetit të tyre ndërkombëtar që nga vitet 2000. Këtu kemi përzgjedhur 7 telenovelat më të mira turke.

1. Siyah Beyaz Aşk- Dashuri, bardh e zi

Serial dhe sukses i prodhim i vitit 2018, me dy nga aktorët më të mirë në Turqi: Ibrahim Celikkol dhe Birce Akalay, përkatësisht në rolet e Ferhat dhe Asli. Një serial që ka fituar simpatinë e publikut për historinë që trajton e mbi të gjitha lojën e dashurisë dramatike të aktorëve.

Ferhat ka harruar të dashurojë sepse sytë i janë errësuar nga krimi. Ai punon si vrasës me pagesë për xhaxhain e tij, Namik. Alsi është një doktoreshë, e cila është e fokusuar të shëroje njerëz. Një grua që duhet të betohet për të “çelur” zemrën e një krimineli. Ferhat ka nevojë për një doktor t’i shpëtojë atij jetën, por edhe t’ia ndryshojë atë.

Dy njerëz të cilët jeta kurrë nuk do t’i kishte vendosur në krah të njeri-tjetrit, sepse janë krejt të kundërt, si e zeza me të bardhën. Asli shikon diçka që nuk duhet të shikonte… Ferhat i jep asaj shansin të jetojë, por vetëm me një kusht, një kusht që do të ndryshojë tërësisht jetën e të dyve.

2. Aşk-ı Memnu - Dashuri e ndaluar

Nëse ka një aktor që patjetër duhet të dini rreth tij, është Kivanc Tatlitug. Nuk është ekzagjerim, por fakt i vërtetë. “Dashuri e ndaluar”, është një serial televiziv që fokusohet në dashurinë e ndaluar mes nipit të një burri të pasur dhe gruas së tij shumë të re.

Ka shumë drama, kryesisht brenda mureve të një rezidencë ujore të Bosforit, së bashku me veshjet e bukura, bizhuteritë, festat si dhe shumë të qara. Aty ndeshim një mashkull ëndrrash të cilin çd femër do të nëdërronte ta kishte. Fundi i telenovelës është tragjik, si pothuajse të gjitha finalet e realizimeve turke.

3. Kuzey Güney- Veriu dhe Jugu

Projekti vijues i Kivanc Tatlıtuğ, nga Behlül Haznedar në filmin “Dashuri e ndaluar” ka ngjallur adhurim të pafund në filmin “Kuzey Güney”, ku tashmë interpreton rolin e Kuzey Tekinoğlu. Seriali pasqyron jetën e dy vëllezërve, të cilët të dy dashurohen me të njëjtën vajzë – dhe të gjithë dramën që pasohet pas kësaj. Ju mund të imagjinoni se karakteri i ashpër, rebelues i Tatlıtuğ ka sigurisht një anë të butë, gjë që i bën gratë të çmenden.

4. Muhteşem Yüzyıl - Sulejmani i Madherishëm

Ngjarjet e vendosura gjatë sundimit të Perandorisë Osmane, Sulejmani i Madhërishëm është një nga dramat më të suksesshme të periudhës turke, me shumë ngjarje, komplote, emocione të forta dhe kostume mahnitëse. Komploti fokusohet në jetën e Sulltanit otoman, Süleyman i Madhërishëm dhe gruas së tij, Sulltaneshës Hürrem.

5. Fatmagül'ün Suçu Ne - Krimi i Fatmagül

Pas suksesit të saj në “Aşk-i Memnu” (Dashuri e ndaluar) si bashkëshortja e bukur por kurorëshkelëse, Beren Saat vazhdon të luajë rolin kryesor në këtë serial të famshëm televizive “Fatmagül’ün Suçu Ne”, i cili fokusohet tek përdhunimi i Fatmagül (Beren) nga një grup të rinjsh, burra të pasur, dhe përpjekja e saj për të marrë drejtësi.

Komploti gjithashtu merr një kthesë të fortë që përfundon me një histori shumë të çuditshme dashurie, por është më mirë që ne të mos e zbulojmë sekretin e ju ta zbuloni vetë.

6. Öyle Bir Geçer Zaman Ki- Një kohë e tillë kalimtare

Bazuar në një histori të vërtetë, “Öyle Bir Geçer Zaman Ki” i vendos ngjarjet në vitet 1960, me kostume të detajuara dhe skena të dizenjuara mirë.

Seriali përcjell historinë e familjes Akarsu ndërsa jeta e tyre merr krisje përshkak të çështjes jashtëmartesore të babait.

7. Cesur ve Güzel - Xhezuri dhe e Bukura

Mos e kemi permendur shumë Kıvanç Tatlıtuğ? Na falni, na vjen keq. Duhet ta bëjmë përsëri, pasi filmi i fundit realizuar nga aktori, rrëfen historinë e dashurisë së një vajze të një burri të pasur dhe një djali të ri, babai i të cilit është vrarë vite më parë.

Me siguri ju mund ta imagjinoni se si komplikohet e tërë historia e cila hyn në një rreth vicioz.

© Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i të gjithë materialeve, si tekst apo audio, ose fotove pa lejen e autorëve!

Për fotot ilustruese, ndonjëherë jemi të detyruar të përdorim fotografi nga interneti. Nëse kjo gjë prek interesin e personave të interesuar, na sinjalizoni dhe ne menjëherë do i heqim ato!

Share this:
Tags:

Add Comment

18 − six =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.