Sunday November 17 2019

TRADITAT E DASMES MBRETERORE QE DUHET T’I DINI

Ne të gjithë e dimë se dasmat ndjekin tradita të caktuara, megjithatë, dasmat mbretërore janë një çështje krejtësisht e ndryshme dhe kanë një etiketë që të gjithë anëtarët e familjes mbretërore duhet t’i përmbahen.

Këtu janë tetë tradita mbretërore të martesës që duhet t’i njihni.

Ka gjithmonë një portret zyrtar të dasmës

Çdo martesë, nuk do të jetë e plotë pa një foto portret për ta ruajtur si një kujtim për këtë ditë të veçantë. Tradicionalisht, familja mbretërore paraqet në Dhomën e Fronit (Throne Room) në Pallatin e Buckinghamit (Buckingham Palace ), (ju ndoshta do t’i njihni muret e kuqe të saj dhe llambadarët e shumtë). Kjo foto realizohet zakonisht me anëtarët më të ngushtë të familjes, si dhe shoqëruesit që zakonisht janë fëmijë.

Ëmbëlsira e dasmës është tortë frutash

Në rrjedhën e historisë, torta mbretërore e dasmës, ose tortat (sepse zakonisht bëhen dy) janë torta frutash, me glasse (lloj kremi) të bardhë. Megjithatë, Princi Herri (Harry) dhe Megan Markll (Meghan Markle), kanë vendosur ta sfidojnë konvencionin, duke preferuar një tortë me lule të bardha dhe limon, të realizuar nga pastiçeria Claire Ptak, pronë e Violet Bakery në Londër.

Nusja mban gjithmonë një degëz të mirtili

Një degë mirtili është përdorur në dasmat mbretërore që nga martesa e vajzës së madhe të Mbretëreshës Victoria (Viktoria), Princeshës Victoria dhe që atëherë kjo lule u quajt “lulja e dashurisë” dhe nënkupton martesën dhe bashkimin. Kjo lule nga shkurrja e mirtilit është përdorur edhe nga dukesha e Kembrixhit (Cambridge), Diana dhe nga mbretëresha në ditët e tyre speciale.

Duhet leja e Mbretëreshës për t'u martuar

Një rregull që veçanërisht duhet zbatuar nëse një anëtar i familjes mbretërore martohet me një person të zakonshëm, përfshihet në “Aktin Mbretëror të Martesave” që nga viti 1772. Gjithashtu inkurajohet që anëtari i mbretërisë, të kalojë shumë kohë duke njohur mbretëreshën përpara dasmës së madhe, diçka që e ka bërë dhe po e bëjnë edhe Dukesha e Kembrixhit (Cambridge) dhe Meghan Markle përpara martesë së tyre.

Të gjitha unazat e dasmës mbretërore përmbajnë arin e Uellsit

Kjo traditë martesore filloi në vitin 1923, kur nëna e Mbretëreshës zgjodhi atë lloj ari për unazën e saj të martesës. Ari në Uells është tre herë më i vlefshëm se ari nga Australia, ose në Afrikën e Jugut dhe sigurisht që është më i përshtatshëm për mbretërit.

Interesante, është fakti se e njëjta copë ari nga një minierë e veriut të Uellsit (Wales) u përdor për të bërë unazën e dasmën e Nënës së Mbretëreshës, të vetë Mbretëreshës, të Princeshës Margaret dhe Dianës.

Veshja e një kapele është e detyrueshme për zonjat

Asnjë martesë nuk do të ishte e plotë pa një shfaqje ekstravagante të kapeleve. Asnjë e ftuar nuk mund të shkojë pa kapelë. Kjo traditë nuk është vetëm për dasma, në qoftë se ju shikoni nga afër në çdo ngjarje mbretërore, shumica e zonjave mbajnë kapele si një çështje e etiketë mbretërore.

Nuk ka hedhje buqete

Ndërsa është traditë për cilëndo nuse që të hedhë buqetën e saj mes turmës, nuset mbretërore nuk i përkasin këtij rregulli. Përkundrazi, gjatë viteve, shumë nuse mbretërore kanë zgjedhur ta lënë buqetën me lule mbi varrin e Luftëtarit të Panjohur në Westminster Abbey – një gjest i nisur nga nëna Mbretëreshë.

Nusja duhet të veshë fustan të bardhë

Mund të thuhet se tradita e veshjes së fustanit të bardhë, nisi kur Mbretëresha Anne në vitin 1840, veshi një fustan të bardhë për t’u martuar me princin e saj Albert. Para kësaj kohe, nuset mbretërore nuk vishnin fustan të bardhë. Ngjyra të tilla, si e kuqja, ishin shumë të popullarizuara në Europën Perëndimore dhe ende sot në shumë kultura.

© Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i të gjithë materialeve, si tekst apo audio, ose fotove pa lejen e autorëve!

Për fotot ilustruese, ndonjëherë jemi të detyruar të përdorim fotografi nga interneti. Nëse kjo gjë prek interesin e personave të interesuar, na sinjalizoni dhe ne menjëherë do i heqim ato!

Share this:
Tags:

Add Comment

nineteen − 14 =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.