Monday September 16 2019

PER ÇDO ÇIFT NJE UDHETIM. ZBULONI CILI BEN PER JU!

Identifikoni profilin e marrëdhënies që ju karakterizon dhe zbuloni këshillat e psikoterapistëve dhe seksologëve: “çift në krizë”, “i mërzitur”, “i stresuar”, “zero seks”, që “nuk ka kohë”, që “zihet gjithmonë”…

Nuk ka asgjë më të mirë sesa një udhëtim për të përmirësuar ndjenjën me partnerin. Ndryshimi i ambientit dhe zakoneve, edhe pse vetëm për pak javë, ju lejon të përjetoni momente të dedikuara vetëm për njeri -tjetrin dhe t’i shihni çështjet që e dëmtojnë raportin nga një pikëpamje tjetër, me më shumë qetësi dhe pozitivitet.

1. Çifti në krizë

Kjo mund të ndodhë për shkak të ndonjë tradhëtie, ose për shkak se nuk gjeni më motivin për të qëndruar bashkë përgjithmonë, vuani indiferencën e ndjenjave tuaja dhe jeni një hap larg shkatërrimit të çdo gjëje.

Ku të shkoni për pushime: Zgjidhni një udhëtim që ju bën të kujtoni motivin pse keni zgjedhur atë parter, që ju jep mundësinë për të zbuluar karakteristikat që ju pëlqejnë më shumë tek njëri-tjetrin, për të rinovuar ndjenjat tuaja. Ju duhet një udhëtim me itinerare eksplorues, një vend për t’u zbuluar dhe për t’u planifikuar së bashku. Krijimi i një plani të tillë, do ju ndihmojë të shikoni me sy tjetër kompetencat reciproke dhe anët pozitive, do ju ndihmojnë të gjeni shtigje që ju bashkojnë dhe nuk ju ndajnë.

Propozimi ynë: Zbuloni Siçilinë, duke shëtitur mbi një motor, zgjidhni rrugën e bregut, ose hyni në brendësi në kërkim të qytetit të artit, arkeologjisë dhe plazheve të arta. Mos ndiqni një program të ngurtë, por jepini mundësi vetes që të gëzoni vendet që ju tërheqin më shumë, për gjatë gjithë kohës që dëshironi.

2. Çift i mërzitur

Edhe pse nuk e keni venë asnjëherë në diskutim lidhjen tuaj, ju vetë e keni kuptuar se keni nisur të mërziteni. E keni humbur entuziazmin e fillimit dhe jeni shndërruar në një çift gri dhe të mërzitshëm. Ndoshta ngaqë keni shumë vite bashkë dhe kjo ka sjellë mungesën e vëmendjes ndaj njëri-tjetrit. Por ne kemi kurën që ju duhet.

Ku të shkoni për pushime:  Do të ishte shumë e dobishme të organizoni një udhëtim plot andrenalinë, me të cilin do të frymëzonit dhe stimulonit trupin dhe shpirtin. Një udhëtim me aventura të lehta, në të cilin mund të gërshetoni eksplorimin me rizbulimin e zbavitjeve në çift. Mund të gëzoheni sërish së bashku dhe të provoni se ju jeni gjithnjë të njëjtët, në fund të fundit ndiheshit vetëm pak si të përgjumur.

Propozimi ynë: Nëse keni mundësi të udhëtoni larg, ekspertët ju propozojnë Norvegjinë. Ngjituni në bordin e një varke me vela dhe lundroni mes luleveve dhe peizazheve përrallore të Norvegjisë.

Çfarë duhet të evitoni: Asnjë udhëtim, ku gjithçka është e servirur gati si në një pjatë të argjendë, sepse rrezikoni që të ktheheni sërish tek ngjyra gri, që mbizotëronte marrëdhënien tuaj. Duhet të jeni të angazhuar me diçka që të fitoni më shumë dinamikë.

3. Çift i stresuar

Jeni një çift i lidhur dhe i bashkuar, por secili prej jush është vazhdimisht i zënë me angazhimet e tij profesionale, që ju detyrojnë të jeni “gjithmonë gati për punë”, dhe nuk ju lejojnë të keni një jetë të mbushur private? Bëni një jetë me celular në dorë dhe në çdo moment mund t’ju thërrasë shefi?

Atëherë duhet të shkoni patjetër për pushime….

Ku të shkoni për pushime: Eshtë e nevojshme të shkoni në një vend ku të hiqni celularin nga priza, ose më mirë ku të mos ketë vend për karikim telefoni fare. Duhet një vend me kontakt me natyrën, ku të mësoni “frymëmarrjen” përsëri së bashku. Si thoni për safari, trekking, apo çdo gjë tjetër që ju bën të rikujtoni vlerën e gjërave të rëndësishme, që rutina dhe stresi i përditshëm jua kanë vjedhur padrejtësisht?

Propozimi ynë: Ne ju propozojnë Afrikën e Jugut dhe konkretisht Cape Town, ku mund të zhyteni në mrekullitë e natyrës, plazheve, sporteve të ujit dhe të sodisni lojën e pinguinëve.

Lexo edhe: 10 EKSPERIENCA TE PAHARRUESHME NE CAPE TOWN

4. Çift zero seks

Pa e bërë me qëllim, por të përhumbur nga rutina e zakoneve të përditshme, pak nga pak, pa e kuptuar as ju vetë, keni lënë pas dore seksualitetin tuaj. Jeta juaj seksuale nuk funksionon dhe keni hyrë në kategorinë e “çifteve të bardha” ku sensualiteti dhe seksi janë harruar.

Ku të shkoni për pushime: Në një vend me karikim të fortë erotik: det, mal,vende ekzotike, ritme latine, ku do të rizbuloni si fizikisht, ashtu edhe seksualisht, veten tuaj. Gjëja e rëndësishme është që së pari të lini të lirë imagjinatën tuaj për të gjetur dëshirën. Do të jetë i mirë çdo vend ku riaktivizohen të gjitha shqisat e trupin tuaj. Me një mojito, apo një gotë verë të ftohtë në dorë, është më e lehtë për të çliruar veten, për të humbur kontrollin dhe për të rizbuluar libidon tuaj.

Propozimi ynë: Fluturoni për në Republikën Domenikane, ku mund t’i sillni trupat tuaj më afër nga ritmet salsa dhe merengue. Plazhet e bardha me ujërat kristal ju presin dhe aty mund të shijoni intimitetin tuaj. Mos e humbisni ishullin Saona në Parkun Kombëtar të Lindjes, ku mund të notoni në pishina natyrore me yje deti.

5. Çift që nuk ka kohë

Jeni çift i bashkuar, por nuk gjeni kohë për veten? Ju e doni veten dhe partnerin, por jeni të mbytur nga fëmijët dhe nga angazhimet e përditëshme. Ajo që ju mungon është vetëm një gjë: koha. Të shikoheni në sy, të përqafoheni, të bëni dashuri, ta ndani kohën bashkë dhe të bisedoni.

Ku të shkoni me pushime: Keni nevojë një “muaj mjalti” të dytë ku koha është e gjerë dhe në dispozicionin tuaj. Prenotoni një vend ku ditët t’ju duken të pafundme, me pak stimuj, sepse ju keni nevojë për kohën me njëri tjetrin. Mund të rrini edhe thjesht pa bërë asgjë, rëndësi ka që të jeni bashkë, vetëm ju të dy, ajo që ju mungonte prej vitesh.

Propozimi ynë: Lëreni orën në shtëpi dhe shkoni në Atoll Baa,Maldive. Ju mund të qëndroni në vilat mes ujit me pamje nga oqeani dhe të përfitoni nga trajtimet Spa Oasis me trajtime dhe rituale ayurvedici. Dhe nëse doni të bëni një notim “të veçantë”, ju mund të notoni bashkë me partnerin tuaj, në shoqërinë e biologëve detarë.

6. Çift që zihet gjithmonë

Ju jeni një çift që çdo argument e kthen në diskutim e më pas në grindje, që gjithmonë keni diçka për të thënë për të kundërshtuar tjetrin, edhe atëherë kur nuk është e nevojshme? Sigurisht që jeni të frustuar dhe një udhëtim i mirë do ju ndihmonte të hiqnit dorë nga zakoni juaj. Për çiftet “neurotike” është e rëndësishme të rifitojnë aftësinë për të ndier dhe për të ndryshuar stilin komunikues.

Ku të shkoni me pushime: Në vende ku mund të keni një përvojë emocionale së bashku, ndoshta me një kurs ku mund të mësoni diçka të re. Ajo që ka rëndësi është të përballeni me njëri-tjetrin, për t’i kushtuar vëmendjen e duhur njëri-tjetrit dhe për të rifituar një cilësi të mirë ndërveprimi.

Propozimi ynë: Lundroni në ujërat e qarta të Indonezisë, në anije me vela, ku mund të merrni edhe mësime yoge, me mësues profesional në kuvertën e jashtme, të përkëdhelur nga dielli dhe era.

Çfarë duhet të evitoni: Evitoni udhëtimet “bëje-vetë”, sepse aty mund të keni shumtë të papritura dhe shumë lehtë mund të akuzoni njëri-tjetrin për goditjen më të vogël.

© Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i të gjithë materialeve, si tekst apo audio, ose fotove pa lejen e autorëve!

Për fotot ilustruese, ndonjëherë jemi të detyruar të përdorim fotografi nga interneti. Nëse kjo gjë prek interesin e personave të interesuar, na sinjalizoni dhe ne menjëherë do i heqim ato!

Share this:
Tags:

Add Comment

2 × one =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.