Monday July 22 2019

NE PLAZH ME VIZA, MODELET E TENDENCES PER 2018

Eshtë e vërtetë se këta ditë me shi na bëjnë të mendojmë se vera është akoma larg, por është edhe shumë e vërtetë se pas shiut vjen dielli dhe bashkë me të vjen plazhi. Prandaj duhet të bëjmë programimet tona për rrobat e reja të banjos, sipas tendencave të reja të modës.

Koleksionet e rrobave të banjos ofrojnë veshje të çdo tipologjie, është e vërtetë, por mjaft të hidhni shikimin përreth e të kuptoni se padron i modës për këtë sezon janë vizat, prandaj edhe rrobat e banjos duhet të kenë të tilla.

Rroba banjo trup, bikini me shpatulla të zhveshura, top me flutura ose trekëndësha, të gjitha janë në modë, mjafton të zgjidhni çfarë ju shkon më shumë.

Mund të qëndroni tek versioni klasik “bardh e zi”, ose tek versioni marinar “Bardh e blu”, por mund të jetë edhe versioni me shumë ngjyra, pak rëndësi ka.

Një gjë është e sigurt: Vizat nuk mund të mungojnë në koleksionin tuaj të veshjes së plazhit…!

Nëse dëshironi t’i referoheni kësaj tendence, ne po propozojmë disa modele sa për t’ju orientuar dhe ju mund të vendosni menjëherë se cili bën për ju!

 

Zmadhoni imazhin duke klikuar mbi foto:

Share this:
Tags:

Add Comment

eighteen + 20 =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.