Monday September 16 2019

10 EKSPERIENCA TE PAHARRUESHME NE CAPE TOWN

Cape Town është një qytet kozmopolit me një pamje të bukur që ju lë pa frymë, ka kultura të ndryshme dhe shumë histori.

Ka diçka për të parë te gjithë në Cape Town. Derisa nuk keni ardhur këtu, kjo gjë tingëllon si klishe.

Po, pasi të keni ardhur këtu dhe të keni kaluar kohë në qytet, ju do të kuptoni dy gjëra: së pari: nuk ka kohë të mjaftueshme për të bërë gjithçka dhe së dyti, klisheja është më se e vërtetë. Ka qindra gjëra për të parë dhe për të bërë në Cape Town, por nëse duhet të zgjidhni vetëm 10, filloni me këto.

1.Victoria & Alfred Waterfront

I quajtur me këtë emër për nder të Mbretëreshës së Anglisë, Victoria dhe djalit të saj, Princit Albert, V & A Waterfront është përqëndruar në portin më të vjetër të vendit. Kjo është një zonë e gjallë, plot shtëpi dhe qendra tregtare, ka tregje të ushqimit artizanal, një akuarium, hotele dhe shumë atraksione të tjera.

2. Table Mountain

Table Mountain është një nga monumentet më të famshme të Cape Town dhe pjesë e Parkut Kombëtar. Ka shumë shtigje për hiking dhe një teleferik që merr vizitorët në majë të malit.

3.Robben Island

Ky ishull i vogël që ndodhet në mes të Table Bay ka një të kaluar të gjatë të torturave, pasi më së shumti njihet si vendi ku Nelson Mandela kaloi 18 vjet burg nga 27 vitet burgim të tij gjatë aparteidit.

4. Sea Point Promenade

Kjo shëtitore panoramike bregdetar shkon përsëgjatë bregdetit në oqeanit Atlantik. Është një vend i mrekullueshëm për të vrapuar, për të parë njerëzit ose thjesht për të shijuar pamjet e detit.

5. Plazhet

Nga CliftonMuizenberg, Cape Town ka shumë plazhe të pacenuara, që janë perfekte për të marrësh rreze dielli, për të bërë not dhe për t’u marrë me sportet e ujit.

6. Neighbourgoods Market

Ky treg i gjallë i të shtunës, që mbahet në Old Biscuit Mill, është vendi i duhur për prodhime të freskëta, ushqime artizanale dhe muzikë live. Është gjithashtu një vend i mirë për të blerë mallra, bizhuteri dhe produkte dizenjim.

7. Castle of Good Hope (Kështjella e Shpresës së Mirë)

Castle of Good Hope është një fortesë historike e ndërtuar nga kolonët holandezë në shekullin e 17-të. Sot, kështjella përmbledh një varg të objekteve ushtarake që përfshin periudhën nga vitet 1600 deri në 1800, si dhe artin kolonial, mobilimin dhe qeramikën.

8. Company’s Garden

Company’s Garden është një oaz i bukur në qendër të Cape Town me shumë karakteristika interesante dhe atraksione, si pema më e vjetër e kultivuar në Afrikën e Jugut. Ajo daton në vitet 1600, kur kolonët europianë rritën perimet për të ushqyer koloninë dhe për të rimbushur anijet që kalonin.

9. Iziko South African Museum & Planetarium

Muzeu i Afrikës së Jugut u themelua në 1825, duke e bërë atë më të vjetrin në vend. Këtu do të gjeni shumë fosile dinozauri, diorama dhe ekspozita të përkohshme. Planetari u përmirësua kohët e fundit me teknologjinë më të fundit për të transportuar praktikisht shikuesit në hapësirën e jashtme.

10. African penguin colony

Vizitoni Plazhin e Boulderit në qytetin e Simonit për të parë pinguinët e adhurueshëm afrikanë. Rrugët e shtigjeve të çojnë në Foxy Beach – ku rrinë pinguinët – ndërsa ato që duan të notojnë, mund ta bënjnë këtë gjë në zona të mbrojtura nga gurët e mëdhenj.

© Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i të gjithë materialeve, si tekst apo audio, ose fotove pa lejen e autorëve!

Për fotot ilustruese, ndonjëherë jemi të detyruar të përdorim fotografi nga interneti. Nëse kjo gjë prek interesin e personave të interesuar, na sinjalizoni dhe ne menjëherë do i heqim ato!

Share this:
Tags:

Add Comment

13 + 1 =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.