Monday July 22 2019

PERIME PRANVERORE NE ZGARE DHE SALCE TE FRESKET

Një shoqëruese shumë e mirë dhe me ngjyra për të përshendetur pranverën dhe për t’ju ndihmuar të bini në peshë për sezonin e ri. Perimet në zgarë me salcë të lehtë janë ideale për t’u shërbyer gjatë një aperitivi, bashkë me një birrë dhe ca djathë të freskët.

Kohëzgjatja: 35 minuta

Përbërësit: për 4 persona

1 thelb hudhër
1 degëz aromatike sipas dëshirës (kopër/borzilok/ nenexhik)
2 patate
4 domate
3 kunguj
3 qepë të njoma
1 gotë kos
vaj ulliri ekstra i virgjër
kripë
piper

Si pergatitet:

1) Qëroni patatet, i prisni në feta me trashësi rreth 3 mm, i hidhni në ujë të valuar për 3 minuta dhe i fshini me letër kuzhine. Ndërkohë pastroni 3 qepët e njoma, hiqni pjesët e tepërta duke lënë 2/3 e pjesës së gjelbër.

2) Lani dhe fshini 4 domatet, i ndani për së gjati dhe hiqni farat. Gjithashtu pastroni kungujt dhe i ndani përsëgjati sa më hollë.

3) E ngrohni zgarën më parë duke e spërkatur paraprakisht me pak kripë të imët. Kaloni aty patatet për 3-4 minuta nga secila anë. Të njëjtën gjë bëni edhe për domatet duke i pjekur nga 2 minuta për secilën anë, pastaj piqni edhe qepët e njoma dhe kungunjt nga 1 minutë për secilën anë.

4) Pasi të jenë pjekur të gjitha perimet dhe pasi të jenë ftohur, i vendosni në një pjatë. Tani bëni gati salcën: Përzieni dhe rrahni kosin, me bimën aromatike që keni zgjedhur, shtoni hudhrën e qëruar dhe të grirë, kripën, piperin dhe 3-4 lugë vaj ulliri. Rezultati do të jetë një salcë homogjene e cila shoqëron zarzavatet gjatë servirjes.

Share this:
Tags:

Add Comment

19 − sixteen =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.