Wednesday July 17 2019

EUROVIZION: BOOM TURISTESH! NGA VIJNE DHE SA KANE SHPENZUAR PER TE FJETUR NE LISBONE?

Sipas raportit të botuar nga eDreams, Lisbona ka njohur një rritje prej 37% të turistëve në krahasim me rrjedhën normale të regjistruar vitin e kaluar gjatë së njëjtës periudhë. Shifra është e rëndësishme dhe tejkalon numrin e turistëve të regjistruar vitin e kaluar në Kiev ku u konfirmua një rritje prej 20%.

Nga rezervimet rezulton se 29% e turistëve janë të origjinës franceze, të ndjekur nga Gjermania (18%) dhe Spanja (10%). Gjithashtu është rritur numri i pasagjerëve nga Brazili (afro trefishi i mbërritjeve të zakonshme), Finlanda (+ 281%) dhe Suedia (157%). Një rritje prej 14% është regjistruar edhe për fluturimet nga Italia.

Dhjetëra mijëra njerëz vijnë nga e gjithë bota – dhe jo vetëm nga Europa – gjatë javës së Eurovizionit. Nga këto, rreth një mijë janë pjesë e 43 delegacioneve kombëtare me artistë që garojnë, ndërsa më shumë se 1500 janë përfaqësues të shtypit dhe gazetarë.

Dhoma e Tregtisë e Lisbonës ka vlerësuar se në mesin e banorëve lokalë dhe udhëtarëve që vijnë, do të ketë rreth 100. 000 njerëz që do të marrin pjesë në kete ngjarje ne kryeqytetin portugez.

Statistika të tjera interesante janë ato që prezanton platforma e prenotimit Airbnb, e cila ka regjistruar një rritje mbresëlënëse në rezervime, një rritje prej 83% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, e gjitha e nxitur nga Eurovision 2018.

Portali i njohur për kërkimin e banesave me kosto të ulët ka zbuluar gjithashtu se kërkesa tipike për rezervim ka qenë e tillë: grupe me nga 2-3 persona, duke qëndruar në Lisbonë për 6 netë – me një normë mesatare për dhomë për një natë 65 €.

Origjina kryesore të vizitorëve, është nga Franca në vendin e parë, e ndjekur nga Britania e Madhe, Gjermani dhe Spanjë, por edhe Shtetet e Bashkuara, Holanda dhe Brazili.

Kryetari i Bashkisë së Lisbonës, Fernando Medina gjatë deklaratës së tij, ka folur për efektet e drejtpërdrejta të 25 milion euro, dhe rritje në të ardhurat nga taksat turistike prej 5 milion euro. Shifra që do të nxisnin zilinë e çdo kryeqyteti në Europë.

Share this:
Tags:

Add Comment

fifteen − 5 =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.