Thursday August 22 2019

EMIRATES AIRLINES SHERBEN NE KLASIN E PARE NJE SHISHE KONJAK 3 MIJE $

Që Emirates Airlines është një kompani që fokusohet në luks të shfrenuar për pasagjerët e saj, është një fakt i padiskutueshëm. Por tani ka ardhur me një risi tjetër: nuk është çudi që shishja e konjakut Hennessy Paradis Imperial që kushton 3 mijë dollarë të serviret në bordin e avionit për pasagjerët.

Emirates Airlines është linja ajrore që ka shpenzuar 500 milionë dollarë për një program të verës, duke u përpjekur të përmirësojë ofertën për klientët e saj. Nuk është çudi atëherë se gjetja e fundit e kompanisë është shishja prej 3000 dollarësh me konjak që do të shërbehet në bord. Bëhet fjalë për prestigjozen Hennessy Paradis Imperial, një variant më i lirë i Hennessy, i cili për vitesh ishte shërbyer në klasin e parë. Ky variant kushton “vetëm” 900 $ shishja.

Një çmim i paarritshëm për shumë njerëz, por nëse Emiratet kanë vendosur ta shërbejnë edhe Imperialin e rrallë, dikush gjatë viteve duhet ta ketë vlerësuar këtë konjak të veçantë.

Imperial Hennessy Paradis nuk do të shërbehet në të gjitha rrugët e Emirates Airlines, por vetëm në disa. Dhe për një periudhë të kufizuar kohore. Kjo nuk është e vetmja pije luksoze e ofruar nga kompania: mjafton të kujtojmë se – gjithmonë për një kohë të shkurtër – u ka ofruar klientëve shampanjën Dom Perignon duke i bërë të paguajnë 2 mijë dollarë.

Emirates Airlines e merr shumë seriozisht furnizimin e saj me alkool në rrugë të mesme dhe të largëta. Kompania ka një menu të gjerë të verës për tre klasat në avionin e saj dhe të gjithë mund të zgjedhin atë që preferojnë bazuar në xhepat e tyre.

Emirates Airlines është një kompani relativisht e re. Ajo ka lindur në vitin 1985 dhe është linja ajrore e Emirateve Arabe të Dubait, po është njëkohësisht edhe një nga më të pasurat dhe më luksozet në botë. Ajo operon me më shumë se 3000 fluturime në në javë nga Dubai dhe u ofron klientëve të saj 161 destinacione të ndryshme. Në vitin 2011 u vlerësua si “Linja ajrore e vitit”, ndërsa në vitin 2012 mori çmimin për shërbimet më të mira të ofruara gjatë fluturimit.

Ndërkohë që kompanitë e tjera janë në krizë, Emiratet po synojnë të zgjerojnë gjithnjë e më shumë trafikun e tyre. Vetëm kohët e fundit kompania tha se në vitin 2020 do të ketë 250 avionë në dispozicion. Kjo gjë do ta bëjë atë linjën ajrore më të madhe për trafikun ndërkombëtar.

Share this:
Tags:

Add Comment

2 × 4 =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.