Monday September 16 2019

10 PJATA QE DUHET T’I PROVONI PATJETER NE ATHINE

Çfarë duhet të hani në Athinë? Cilat janë pjatat tipike të kuzhinës greke dhe athinase, ëmbëlsirat dhe vendet më të mira? Ja se çfarë duhet të hani absolutisht në Athinë dhe ku, madje të shpenzoni pak.

Si thoni për një udhëtim në Athinë? Qytetin që lindi filozofinë, artin dhe kulturën që kanë ndikuar në të gjithë botën perëndimore. Tempuj, teatro, muze, kryeqyteti grek është në gjendje të kënaqë orekset më të rafinuara intelektuale. Por për oreksin e vërtetë? Mos u shqetësoni, Athina, me 4000 vitet e saj të traditës së kuzhinës, me aromën e saj të vërtetë dhe vendimtare, erërat e saj, do të ofrojë pjata të shëndetshme dhe të shijshme me çmime të volitshme.

Lexo edhe: SHPIRTI GREK: UZOJA, ÇFARE ESHTE DHE SI TA PISH

1. Souvlàki

Sigurisht pjata më e famshme greke, e disponueshme si në restorante, ashtu edhe tek shitësit e rrugëve.
Souvlaki është mish derri, pule, ose qengji i pjekur në hell në mënyrë të ngadaltë. Në kryeqytet ajo njihet edhe si Kalamaki, provojeni atë dhe nuk do të zhgënjeheni.

  • Rekomandohet për: drekë, darkë
  • Kostoja mesatare: € 3.00
  • Përbërësit kryesorë: mish derri, mish pule ose qengji

Ku të hani:

Restorant Arcadia, 27 Makrygianni St, telefon: +30 21 0923 8124

O Kostas, 5 Pentelis / Syntagma, telefon: +30 21 0322 8502

Lithos, Aisopou 17, telefon: +30 21 0324 7797

2. Moussaka

Moussaka është një pjatë tradicionale greke që nuk duhet humbur kurrsesi. E gatuar me patëllxhana, patate, salcë domatesh, mish të grirë, qepë dhe kanellë, ajo mbulohet nga sipër nga një shtresë beshameli që e bën shijen e saj të parezistueshme.

  • Rekomandohet për: drekë, darkë
  • Kostoja mesatare: € 10
  • Përbërësit kryesorë: kanellë, patëllxhan, mish të grirë, qepë, patate, gjalpë, salcë beshamel

Ku të hani:

Restorant Arcadia, 27 Makrygianni St, telefon: +30 21 0923 8124

Liondi-Restorant tradicional grek, Makrygianni Rruga 19-21, telefon: +30 21 0921 9994

Oineas, 9, Aisopou rrugë, telefon: +30 21 0321 5614

3. Pastitsio

Një pjatë e shkëlqyer e kuzhinës greke, shumë e pëlqyer edhe tek ne. Disa shtresa makarona me mish të grirë, salcë domate, dhe më në fund një spërkatje djathi. Dreka është shërbyer!

  • Rekomandohet për: drekë
  • Kostoja mesatare: € 10
  • Përbërësit kryesorë: makarona, mish të grirë, salcë dhe djathë

Ku të hani:

The Greco’s Project, 5 Mitropoleos & Nikis, telefon: +30 21 0325 2282

Funky Gourmet, 13 Paramythias Street, Kerameikos, telefon: +30 21 0524 2727

Vezene, Vrasida 11, telefon: 210 7232002

4. Stifado

Stifado është një supë e shijshme përgatitur kryesisht me mish viçi, lepuri ose qengji. Erëzat, vaji i ullirit dhe vera i japin një shije të fortë dhe intensive, gjithashtu të përshtatshme për ata që duan të hanë gjëra pikante. Rekomandohet për ata me stomak të fortë, dhe ata që nuk kanë frikë të kenë në frymën e tyre shijen e qepës.

  • Rekomandohet: darke
  • Kostoja mesatare: € 12.00
  • Përbërësit kryesorë: copa mishi, qepë, domate të copëtuara, verë të kuqe, arrë moskati, vaj ulliri, piper

Ku të hani:

To Kati Allo, Chatzichristou 12, telefon: +30 21 0922 3071

Gostijo, 10 Aisopou, telefon: +30 21 0323 3825

The Greco’s Project, 5 Mitropoleos & Nikis, telefon: +30 21 0325 2282

5. Melitzanosalata

Melitzanosalata është një lloj kremi me patëllxhana, të pjekur në furrë dhe pastaj të përzier me kos. Shumë e shijshme si për kontorno ashtu edhe si pjatë e vetme për të lyer copat e bukës së thekur. Nëse nuk e keni provuar kurrë atë, duhet patjetër ta provoni atë.

  • Rekomandohet për: drekë, darkë
  • Kostoja mesatare: € 7
  • Përbërësit kryesorë: patellxhana, kos, vaj, kripë, piper dhe nenexhik

Ku të hani:

Filema Restaurant, 16 Romvis, telefon: +30 21 0325 0222

Restorant Arcadia, 27 Makrygianni St, telefon: +30 21 0923 8124

To Bourani, 12 Platia Argentinis Dimokratias, telefon: +30 21 0646 4120

6. Choriatiki Salata

Si mund të humbasim sallatën greke? Emri origjinal është Choriatiki Salata dhe është kombinimi perfekt i shijes dhe butësisë. Tradicionalisht ajo shërbehet si një pjatë për Moussaka, por mos u shqetësoni, askush nuk do të duket keq nëse vendosni ta kombinoni me pjata të tjera kryesore.

Rekomandohen për: drekë, darkë

Kostoja mesatare: € 5

Përbërësit kryesore: djathë i bardhë, domate, speca, tranguj, ullinj të zi, qepë, rigon

Ku të hani:

Restorant Arcadia, 27 Makrygianni St, telefon: +30 21 0923 8124

Liondi-Restorant tradicional grek, Makrygianni Rruga 19-21, telefon: +30 21 0921 9994

Oineas, 9, Aisopou rrugë, telefon: +30 21 0321 5614

7. Tiropita

Tiropita është një recetë tradicionale greke. Një specialitet i brumit, bazuar tek petët, djathi, vezët dhe nenexhiku i freskët. Mes petëve kombinohen këta përbërës bashkë me kosin. Ky lloj byreku, është mbretëresha e çdo mëngjesi të respektuar grek.

  • Rekomandohet për: mengjes
  • Kostoja mesatare: € 1.20
  • Përbërësit kryesorë: djathë i bardhë, vezë, kos, brumë

Ku të hani:

Ariston, Grabias 85, telefon: +30 21 0992 5863

Pnika, Petrakis 24, telefon: +30 21 0324 5162

Mam, Panepistimiou 34, telefon: 2103619830

8. Pita Gyros

Përgjigja greke për kebabin turk? Eshtë Pita Gyros! Mish derri derri i pjekur dhe i prerë në shirita të gjatë, të shërbyer brenda një Piteje të rrumbullakët. Një specialitet i shijshëm që shërben si street food, për të admiruar peizazhin athinas.

  • Rekomandohen : në çdo vakt
  • Kostoja mesatare: € 3.00
  • Përbërësit kryesorë: Mish derri dhe pite

Ku të hani:

The Greco’s Project, 5 Mitropoleos & Nikis, telefono: +30 21 0325 2282

Smile Cafè Restaurant, 24, Syngrou Ave. &Tsokri park 1, telefono: +30 21 0921 8911

All That Jatz, Agiou Filippou 10 & Astingos 2, telefono: +30 21 0331 4753

9. Spanakopita

Konsiderohet si motra e Tiropitës dhe e ngjashme në dukje por ndryshon në mbushje. Për mbushjen shërben spinaqi, djathi, qepët e njoma, piperi. Nuk është edhe aq e përshtatshme për mëngjes, por mund ta konsumoni pas mëngjesit, kur të doni, gjatë gjithë ditës, si street food.

  • Rekomandohet për: snack dhe antipastë
  • Kostoja mesatare: € 2
  • Përbërësit kryesorë: djathë feta, spinaq, peta të holla brumi, vezë, qepë të njoma, kopër, piper i zi

Ku të hani:

Ariston, Grabias 85, telefon: +30 21 0992 5863

Pnika, Petrakis 24, telefon: +30 21 0324 5162

Mam, Panepistimiou 34, telefon: 2103619830

10. Bakllava

Ëmbëlsirë me prejardhje turke, e njohur për faktin se ka befasuar sulltanë të panumërt. Bakllavaja greke paraqet si një pafundësi shtresash të brumit, të vendosura njëra mbi tjetrën, e sherbetosur me mjaltë. A ju shqetëson niveli i sheqerit? Jeni në Athinë, prandaj s’duhet të mendoni për dietë!

  • Rekomandohet për: si ëmbëlsirë
  • Kostoja mesatare: € 2
  • Përbërësit kryesorë: peta brumi të holla, mjaltë, fruta të thata

Ku të hani:

Karakoy Gulluoglu, 10 Nikis, telefon: +30 21 0321 3959

Athinaikon Bakery, 30 Voulis, telefon: +30 21 0323 1946

In Town, Mitropoleos 26-28, telefon: +30 21 3040 3574

Share this:
Tags:

Add Comment

3 + 16 =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.