Sunday November 17 2019

10 IDE GJENIALE PER BALLKONIN E SHTEPISE

Sa herë keni kërkuar një ballkon apo verandë të madhe për t’u çlodhur në ajër të pastër? Një ëndërr e vërtetë, që mund ta realizoni më lehtë se sa mendoni. Edhe ballkoni më i vogël me idetë e duhura të mobiljeve dhe dekorimit mund të bëhet mikpritës dhe i bukur për të jetuar, vetëm ose në shoqëri. Natyrisht, metrat katrorë nuk rriten, por nëse i shfrytëzojmë mirë, mund të përfitojmë diçka ngushëlluese.

Gjëja e parë që duhet të bëni është braktisja e ëndrrave të paarritshme – jo, në një ballkon të thellë vetëm 1 m kurrë nuk do të keni mundëis të vendosni atë kolltukun katërvendësh që e doni aq shumë. Nuk është momenti për t’u dëshpëruar, por për të vlerësuar çdo centimetër, duke përzier realitetin me imagjinatën.

Idealja është të zgjidhni mobilje me të vogla ose, më mirë akoma, mobilje që kanë mundësi të zhvendosen, ose të palosen e të bëhen pothuajse të padukshme. Përdorni rafte të larta dhe gjelbërim, për të rikuperuar sipërfaqen që ju mungon.

Dhe mos u habisni, në ballkon, mund të ketë vend edhe për një shtrat!
Lexoni për të kuptuar se cila është ideja e duhur për ty.

1. Elementet e hekurit

Një zgjidhje inteligjente dhe vërtet e bukur.Tavolina me kornizë hekuri varet tek bordura e ballkonit dhe mblidhet e hapet sipas rastit.

2. Ndërtoni një "mur druri"

Mos e nënvlerësoni anën e shkurtër të ballkonit tuaj, edhe nëse është i vogël. Kjo pjesë, e cila shpesh nuk përdoret, është vend ideal për të montuar “mure druri” ose për një vend të vogël për të ndenjur, të bërë me porosi, me përmasat që ju duhen.

3. Druri ose hekuri, zgjedhja që ju duhet

Zgjedhja e mobiljeve është shumë e rëndësishme për t’i dhënë një ballkon një bukuri të vogël dhe magji. Nëse jeni duke kërkuar një efekt më natyral, zgjidhni drurin, por nëse preferoni një pamje më moderne, hekuri i trajtuar është ideal. Vendosni edhe një mbajtëse lulesh aty dhe ja ku është gati.

4. Banak i lëvizshëm

Nëse ju duhet të shfrytëzoni një ballkon të vogël, një nga idetë më origjinale dhe funksionale është që të vendosni pranë kangjellave një banak të vogël, të fiksuar nga njëra anë në mur dhe të lëvizshëm njëkohësisht.

Thjeshtësia para së gjithash. Nëse hapësira në ballkon është shumë pak, mos e mbushni me sende dhe pajisje të padobishme.

5. Mos vendosni sende të panevojshme

Thjeshtësia para së gjithash. Nëse hapësira në ballkon është shumë e vogël, mos e mbushni me sende dhe pajisje të padobishme. Zgjidhni një tryezë të vogël dhe rreth saj vendosni paisje që kombinojnë të studiuara me kujdes.

6. Rregulloni ndriçimin

Drita është aleati më i çmuar kur vjen puna për të dhënë ngrohtësi dhe atmosferë në një hapësirë shumë të vogël, duke përfshirë edhe ballkonin! Luajnë me ndriçmin: fenerë, qirinj dhe kështu me radhë.

7. Një shtrat? Pse jo!

Nëse doni të krijoni një qoshe shumë të veçantë në ballkon tuaj, atëherë gjërat e bëra me porosi me madhësinë që ju përshtatet është aleati juaj më i mirë.

Vlerësoni me kujdes hapësirën dhe shikoni mundësinë për një shtrat të vogël, ide e përsosur për një zonë që rri kot për ta kthyer në një zonë me 5 yje.

8. Kombinoni ngjyrat

Nëse doni të bëni ballkon tuaj të veçantë, zgjedhja – dhe kombinimi – i ngjyrave mund të bëjë dallimin.

Përputhja e jastekeve me qilimin, si dhe vazot me aksesorët dhe me ngjyrat e luleve, krijojnë një ndikim të menjëhershëm vizual të kujdesit dhe mikpritjes.

9. Edhe paletat bejnë punë

Paletat industriale janë një ide e madhe për të dekoruar një ballkon të vogël. Ata janë të lira, të lehta për tu gjetur dhe përshtatur.

Ideale është prerja e tyre në madhësi që ju përshtatet për të krijuar vende të rehatshme dhe elegante.

10. Muri gjithëpërfshirës

Nëse hapësira është shumë e vogël, ideale është pajisja me një mur vertikal shumëpërfshirës.

Ju mund të vendosni rafte, grepa për të varur vegla të vegjël ose fenerë, madje edhe një tryezë të përshtatshme me palosje, që hapet vetëm kur është e nevojshme.

Ndriçimi i kujdesshëm dhe një qilim i vogël do ta shndërrojë këtë kënd në parajsën tuaj.

Share this:
Tags:

Add Comment

one + 15 =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.