Monday September 16 2019

FLOKET ME BALUKE, IDE FRYMEZUESE PER SEZONIN

Zbuloni të gjitha tendencat e balukes për flokët tuaj: baluke e plotë, e gjatë, e shkurtër, në njërën anë, kaçurela, e lehtë apo e ndarë? E zgjidhni ju vetë!

Si do t’i mbajmë baluket në sezonin pranverë- verë 2018? Zbuloni tendencat më të mira për të mbajtur flokët në këtë sezon, duke parë modelet e mëposhtme.

Balukja e gjatë rikonfirmohet si një must e sezonit, në të gjitha variantet e saj: edhe në variantin e ndarë paksa më mes, edhe anash, e plotë apo kaçurela. Parukierët deklarojnë se balukja e këtij sezoni do të rrisë karakterin tuaj, prandaj nuk duhet t’i shmangeni asaj.

Gjithashtu interesante janë variantet origjinale të balukes së shkurtër – sidomos për ato që mbajnë flokë të shkurtër, si dhe balukja e lehtë për një pamje sa më të freskët.

Gjeni variantin tuaj të pëlqyer duke lexuar më tej dhe duke shfletuar fotot ilustruese.

PER TE ZMADHUAR IMAZHIN E FOTOVE, KLIKONI MBI SECILEN PREJ TYRE!

Balukja e gjatë

Thekson sytë e femrës dhe përcakton një look extra glamour. Balukja e gjatë mund të jetë e plotë, e ndarë në fije ose në njërën anë të kokës.

Çdo ditë ju mund ta rimodeloni atë duke krijuar një krehje të re.

Balukja e plotë

Shumë e rëndësishme, e drejtë apo e mënjanuar, balukja e plotë nënvizon shikimin dhe plotëson karakterin në look.

Ofron më të mirën në modelet kasketë apo bob.

Balukja e hapur

Eshtë shumë në modë, balukja e hapur si një perde, e ndriçon pamjen dhe i jep ajër të pafajshëm shikimit.

Zakonisht është protagoniste tek flokët e gjatë, por këtë sezon paraqitet si një must që duhet provuar në të gjitha gjatësitë e flokëve.

Balukja e shkurtër

Zgjedhje ideale për ato që kanë flokë të shkurtër dhe tipare të rregullta, balukja e shkurtër vë në dukje tiparet, duke e nxjerrë në pah fytyrën.

Shkon me të gjitha llojet e ngjyrave.

Balukja e lehtë

E butë dhe shpesh e ndarë në fije, balukja e lehtë është një must për ato që kanë flokë të butë apo që duan ta provojnë baluken pa rrezikuar shumë.

Kjo lloj balukeje shkon me flokë të shkurtër ose mesatar.

Balukja anash

Thjesht e krehur në një anë, ose e prerë në atë mënyrë, balukja në anë është një tjetër trend i madh i flokëve për këtë sezon.

Provojeni mbi çdo lloj gjatësie të flokëve, duke frymëzuar një look të ri, me nuanca ngjyrash surprizë ose të stiluara me efektin e flokëve të lagur.

Balukja kaçurele

Flokët kaçurelë, me stilin e viteve ’90 vazhdojnë të bëjnë tendencë. Jo vetëm për flokët me gjatësi të mesme, por edhe të shkurtër.

Natyrale apo të bëra vetë, balukja me kaçurela është një nga tendencat top për flokët pranverë verë 2018.

Share this:

Add Comment

fourteen + thirteen =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.