Thursday August 22 2019

GATIM & DHOMA PER FEMIJE, AVIONET E VITIT 2020

Në katin e sipërm sediljet për udhëtim, për të ngrënë si dhe për të parë ndonjë film. Në katin më poshtë, këndet e fjetjes, këndet e lojrave për fëmijë si dhe sallat e mbledhjeve. Të gjitha këto në 10-12 kilometra lartësi.

Në vitin 2020, orenditë e avionëve me rreze të gjatë do të ndryshojnë rrënjësisht, të paktën ato të markës Airbus.

Gjigandi i hapësirës ajrore europiane dhe Zodiac Aerospace (lider në pajisjet e avionëve) kanë njoftuar bashkëpunimin për zhvillimin dhe tregtimin e moduleve nën kuvertë, që përshtaten brenda ndarjeve të ngarkesave të aeroplanëve dhe sigurojnë mjedise të ndryshme.

Ky inovacion synon të përmirësojë performancën e fluturimit me avion, kuptohet kundrejt çmimeve ekstra. Kështu familjet mund të flenë në 4 shtretër marinar, çiftet gjithashtu mund ta shfrytëzojnë këtë mundësi, ose menaxherët për të zhvilluar mbledhje të ndryshme në conference room.

Gjithashtu prindërit mund të çojnë fëmijët në këndet e lojrave për t’u zbavitur.
Projekti do të jetë gati në vitin 2020 dhe së pari do të çerifkohet për modelin A330.

Në të njëjtën kohë po studiohet edhe mundësia e aplikimit në A350 XWB me modelin A350-900 ULR i dizenjuar për 19-20 orë fluturim.

Share this:
Tags:

Add Comment

12 − four =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.