10 GJERA QE DUHET TE DINI PARA SE TE NISENI PER DUBAI

Para se të shkoni në Dubai, është mirë të dini se përveçse është Emirati më i njohur dhe i famshëm, në fakt Emiratet Arabe janë shtatë.

Përveç Dubai-t dhe Abu Dhabi-t, ka edhe Emirate të tjera: Ajman, Fujaira, Ras al- Khaima, Sharja e Umm al- Qaywayn, më pak të njohura, por pjesë integrale e Emirateve të Bashkuara Arabe, të pozicionuara në jug lindje të Gadishullit Arabik. Në këtë artikull do të përqendrohemi tek Dubai, si më i njohuri dhe më i kërkuari si destinacion nga turistët.

Lexo edhe: 10 GJERA PER TU PARE PATJETER NE DUBAI

1. Përveç luksit dhe gradaçelave ka më shumë

Dubai i vërtetë nuk janë gradaçelat dhe qendrat komerciale. Ekziston në fakt një pjesë tjetër e qytetit, e panjohur, që pak i përgjigjet imagjinatës së turistëve para se të shkojnë atje.

Sigurisht është dëshira e agjensive të udhëtimit të demostrojnë për turistët pjesët më ekstravagande të Dubai-t dhe aspak pjesët më kontradiktore, që të themi të vërtetën, nuk janë të pakta.

Sepse përveç njerëzve të pasur e luksit të shfrenuar, këtu ka edhe njerëz të zakonshëm, që jetojnë brenda kufinjve normalë, kanë traditat dhe zakonet e tyre që vijnë nga kohë shumë të largëta.

2. Bashkëjetesa e gjuhëve dhe kulturave të ndryshme

Dubai është në të vërtetë një qytet kozmopolitan, ku vijnë turistë nga vende të ndryshme të botës e që sigurisht flasin në gjuhë të ndryshme. Përkrah arabishtes, që është gjuha zyrtare, gjuha që përdoret më shumë, si në komunikimin e folur ashtu edhe në të shkruar është anglishtja.

Kjo vërehet në sinjalistikën rrugore, tabelat e shkruara, veçanarisht në gjuhën e biznesit, turizmit, tregtisë, taxi-ve, domethënë kudo.

3. Paraja: AED, Dh/Dhs apo Dirham?

Mes AED, Dh/Dhs apo Dirham, mund të biesh menjëherë në konfuzion, prandaj ndër gjërat që duhet të dish për Dubai-n, para se të nisesh, është të dish se si quhet ekzaktësisht monedha.

Po bëjmë menjëherë një qartësim: monedha zyrtare e Dubait është Dirham e Emirateve të Bashkuara Arabe, që duke nisur nga viti 1966 ka zëvendësuar monedhën rupia.

Dirham që shqiptimin e saktë e ka Darham vjen e prezantuar në dy mënyra: me siglën AED që është shkurtimi i Arabian Emirates Dirham dhe me siglën Dh (në shumës Dhs) që i korrespondon fjalës “dirham”.

4. Kostoja e jetesës, vërtet kaq e lartë?

“Dubai është shumë i shtrenjtë dhe nuk e përballoj dot”, kështu thuhet nga shumë njerëz, a thua se atje shkojnë vetëm pasanikët dhe njërëzit e zhytur në para. Të duket sikur ekziston një kusht: po nuk je i pasur, ky vend nuk bën për ty.

Por nuk është kështu. Mund të shkosh në Dubai edhe pa qenë i pasur, duke siguruar një hotel me çmim të pranueshëm, sigurisht duke kërkuar vetë në internet dhe duke organizuar mirë me detaje udhëtimin tënd. Një nga këshillat është se duhet të shmangësh Krishtlindjet në Dubai dhe Vitin e Ri në Dubai, pa e konsideruar si një sakrificë të madhe, pasi Dubai ia vlen të vizitohet në çdo kohë.

Për të sjellë një shembull praktik, për një rrugë vetëm vajtje në metro paguhen nga 2 deri në 6.5 dirham (praktikisht kushton më pak se 2 euro), në varësi të numrit të ndalesave që do të bëni, ndërsa për të udhëtuar me taxi ka një tarifë bazë nisjeje me 5 AED (1.29 euro), dhe kostoja për çdo km është rreth 2 AED (0.50 euro). Kështu i bie që mesatarisht, për një levizje prej pak kilometrash në qytet do ju duhet të paguani 10-15 AED (3-4 euro). Dhe nëse doni të hani një drekë, në hotelin tuaj, apo në hotele të tjerë do të gjeni drekë/bufe me jo më shumë se 50 AED.

5. Ku dhe çfarë të hani në Dubai

Që në fillim duhet të sqarojmë se është një qytet kaq multietnik sa do të gjeni lloje të ndryshme kuzhinash dhe nuk do të vdisni për të ngrënë. Pjesa më e madhe e restoranteve në Dubai, janë të vendosura në brendësi të hoteleve dhe aty mund të hanë si klinetët edhe jo klientët e hotelit, me çmime mjaft të mira, prandaj rrini të qetë, se nuk do të keni probleme.

Gjithashtu qendrat komerciale kanë gjithmonë food court, ku do të gjeni të gjitha kuzhinat e botës, duke përfshirë atë arabe dhe të lindjes së mesme.

Duhet të provoni patjetër foul mesdames, fasule shumë të mira egjiptiane, të gatuara me hudhër në zjarr të ngadaltë, që në Dubai i hanë edhe për mëngjes.

Duhet të provoni gjithashtu edhe hummus, një krem të bërë me qiqra, fara sesami, fara kungujsh dha disa fara bimësh të tjera, që shoqëron më së miri bukët arabe, si dhe të provoni ëmbëlsirat me bazë brumi dhe hurma arabie, arra dhe fistëk.

6. Si të lëvizni nëpër qytet

Ka shumë mënyra për të lëvizur nëpër Dubai. Si një mjet transporti kryesor ne ju propozojmë taxi-në. Edhe metrotë janë shumë të mira, të reja dhe efikase, por meqë hyrja për në stacionet e tyre gjendet gjithmnë në pozicione jo të përshtatshme për të shkuar në këmbë apo autobuz, është më mirë të merrni taxi për të mbërritur në metro.

Një ide tjetër shumë e mirë është që taxi-në ta zëvendësoni me makina me qera, pasi besojmë se e dini që benzina këtu kushton shumë pak. Por në këtë rast duhet të jeni të sigurtë të keni hartë për të mos u ngatërruar. Gjithsesi ne rekomandojmë më shumë taxi-në pasi nuk kushton shumë dhe do ta keni në destinaconin tuaj pa u ngatërruar.

Nëse doni të merrni taxi, mund t’ju japim dy këshilla, e para: Provoni të përdorni Uper, një aplikacion në celular, që ju sjell para këmbëve tuaja, aty ku ndodheni taksistin me çmimin më të lirë. Mjafton ta thërrisni taksinë përmes këtij aplikacioni. Ky shërbim ofrohet ditën dhe natën online.

Këshilla e dytë: nëse distanca që do të bëni është shumë e gjatë, atëherë shmangni taxi-në, pasi do ju shkojë shumë shtrenjtë. Shfrytëzoni metrotë që ndodhen më afër jush, duke përdorur një nol card dhe duke shfrytëzuar linjat e kuqe dhe jeshile.

7. Shkretëtira është një orë larg nga Dubai

Në fillim do të ndiheni konfuz se cilës agjensi vendase t’i besoni për të bërë udhëtimin tuaj në safari, një eksperiencë e paharruar. Ato ofrojnë çmime të ndryshme dhe pafundësi opsionesh.

Cilëndo të zgjidhni, nuk do të jeni të penduar se në secilën prej tyre është i përfshirë udhëtimi në shkretëtire me 4×4 si dhe ecja mbi rërë hipur mbi shpinën e devesë.

Duke ditur se shkretëtira ndodhet vetëm një orë larg nga Dubai, as mos e çoni ndër mend ta humbisni këtë rast.

8. Kur të shkoni? Muajt e këshilluar dhe të pakëshilluar

Shumë ndalojnë në faktin se Dubai është një vend i nxehtë, ku bëhet plazh gjatë gjithë vitit dhe gjithmonë dueht të mbash veshur një t-shirt me pantallona të shkurtëra.

Kjo është e vërtetë nëse konsiderojmë janarin dhe shkurtin si muajt më të ftohtë, ku temperaturat nuk zbresin më poshtë se 14 gradë. Në të vertëtë të gjithë muajt e vitit janë të përshtatshëm për pushime.

Në muajt më të nxehtë (qershor, korrik dhe gusht) temperaturat kalojnë 40 gradë dhe mungon lagështia e ajrit, gjë që e bën Dubai-n, jo të përshtatshëm për t’u vizituar gjatë këtyre muajve.

9. Rregulla të moralit islamik

Rregullat e Kuranit janë të shumta dhe nuk mjafton një paragraf i vetëm për t’i shpjeguar ato. Por për një turist mjafton të zbatojë më kryesoret. Rregulli më kryesor për t’u zbatuar, është mospirja e alkoolit. Pavarëisht se është i pranishëm në bare dhe restorante, ai nuk mund të blihet pa pasur një lloj liçense.

Të ndaluara gjithashtu janë të gjitha llojet e drogës, madje edhe ilaçet shëndetsore, nëse ato nuk shoqërohen nga receta e mjekut.

Çfarë është më e rëndësishmja, gjatë ditëve të Ramazanit, në orët kur besimtarët myslimanë agjërojnë, edhe jobesimtarët duhet të reshtin së ngrëni, së priri, madje nuk duhet të pijnë as duhan si dhe duhet të ndalojnë nëpër rrugë, qendra tregtare, apo kudo tjetër ku t’i zërë ora e faljes, sidomos nëse aty pranë ka popullsi lokale.

10. Sjelljet e ndaluara në Dubai

Edhe pse nuk bëjnë pjesë në rregullat e shtrënguara të moralit islamik, në Dubai dhe Emiratet e Bashkuara disa rregulla duhen mbajtur parasysh për t’u zbatuar.

Ndër to janë: shmangia e fjalëve banale qofshin këta edhe në gjuhën angleze, shmangia e gjesteve konfidenciale të dashurisë ndaj femrave.

Ju kujtojmë se në vitin 2010 një çift britanik u dënua me një muaj burgim.
Kujdes duhet të bëni me veshjen, që të mos jetë e ekzagjeruar si dhe shkrepja e fotografive. Ajo që për ne mund të jetë normale, për vendasit në Dubai, mund të mos jetë e tillë. Kujdesuni që në fotot tuaja të mos fokusohet askush tjetër veç jush, ndryshe ato do e konsdierojnë si shkelje e privatësisë.

Share this:
Tags:

About Travel Bar

WE LIKE TO TRAVEL! WE MAKE IT!

  • Website
  • Instagram
  • Email

Add Comment

two × 5 =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.