Monday July 22 2019

15 VENDET ME TE BUKURA TE AZISE PER T’U PARE PATJETER

Azia është një kontinent i madh, magjepës, unik dhe aq shumë i variueshëm, saqë është e vështirë të vendosësh se ku do të shkosh.

Shumë libra janë shkruar për të, libra që të ngjallin më shumë kureshtjen për ta parë nga afër këtë botë të largët e të panjohur.

Ne ju propozojmë 15 vende të lindjes për t’i vizituar të paktën një herë gjatë jetës. Për ato që dëshirojnë të zbulojnë lindjen, ne propozojmë vende kaq të ndryyshme dhe të jashtëzakonshme njëkohësisht. Besojmë se ky shkrim do nxisë me patjetër dëshirën për të bërë gati valixhet e për t’u nisur drejt kontinentit që shqiptarët nuk është se e njohin shumë.

1. Muri i Madh Kinez, Kinë

Është një zgjedhje e qartë, nuk ka se si të mos përfshihet Muri i Madh i Kinës në mes të vendeve më të bukura në Azi. Një nga veprat e pakta të njeriut, të dukshme nga hapësira, nuk mund ta humbasim, nëse bëjmë një vizitë në Kinë. Muri i Madh është ndërtuar që nga viti 200 para Krishtit me urdhër të Perandorit Qín Shǐ Huáng dhe shtrihet për pothuajse nëntë mijë kilometra në të gjithë Kinën. Ju sigurisht nuk mund ta vizitoi të gjithin: disa nga fotografitë më të famshmet në botë të Murit nuk janë bërë larg Pekinit, prandaj ky mur mund të vizitohet edhe me një udhëtim ditor. Megjithatë, nëse jeni në gjendje shpirtërore dhe fizike për të ecur, ka më shumë vende të këtij muri, shumë pak, ose aspak të vizituara që mund t’i zbuloni ju vetë. Do të zbuloni një Kinë me tipare të egra.

  • Aeroporti më i afërt: Pekini

2. Angkor Wat, Kamboxhia

Imagjinoni një qytet të fuqisë dhe madhësisë së Romës së lashtë që – papritmas – është braktisur dhe është gllabëruar nga xhungla. Ky është qyteti antik Angkor, një nga vendet më të bukura në Azi dhe në botë dhe destinacioni kryesor turistik i Kamboxhias. Rreth shekullit të gjashtëmbëdhjetë, tempujt e mëdhenj të Angkor, duke përfshirë edhe atë kryesor, Angkor Wat) u braktisën dhe u kthyen në xhungël. Të rizbuluar në kohët e fundit, ato në shumë raste janë bërë pjesë përbërëse e peizazhit natyror, me pemë të mëdha të rritura midis krerëve gjigantë të Budës dhe gurëve të mëdhenj.

  • Aeroporti më i afërt: Siem Reap

3. Himalajet, Nepal

Vendi më i lartë në botë, një nga vendet më të bukura në Azi: Himalaja, “kulmi i botës”, vargmali me majat më të larta të planetit. Himalajet do të thotë “shtëpia bore”: dhe ju nuk do të mundoheni shumë për ta gjetur pse. Në këtë zonë të planetit, që filloi në miliona vite nga përplasja midis nënkontinentit indian dhe Eurasia-s, ka 14 maja që tejkalojnë 8000 metra lartësi në Tokë (duke përfshirë më të lartat, Everestin). Askund tjetër nuk do të gjeni male të tilla të larta dhe vende aq të bukura. Nëse nuk jeni të interesuar të bëni trakkenig (ecje)në lartësi të mëdha, ka mundësi të tjera, nga ekskursionet e thjeshta, deri tek meditimi i thjeshtë në natyrë!Në këtë rast, përqëndrohuni tek qyteti i shkëlqyer Katmandu, kryeqyteti i shtetit të vogël të Nepalit dhe mrekullia e Azisë, me plot të drejtë.

  • Aeroporti më i afërt: Kathmandu

4. Kështjella e Masadit, Deti i Vdekur, Izrael

Njëqind kilometra në jug të Jeruzalemit gjendet një kështjellë mitologjike: është Kështjella e Paimagjerueshme e Masadit, e fortifikuar në shekullin e parë, para Krishtit, nga Herodi i Madh (i cili gjithashtu ndërtoi edhe pallatin e tij) … dhe që më pas u pushtua nga romakët. Sot rrënojat e Masadit, të cilat ndodhen në majë të malit 400 metra mbi nivelin e detit, ofrojnë pamje të pabesueshme në zonën e Detit të Vdekur dhe në shkretëtirë: është me të vërtetë një nga destinacionet më të bukura që ju do të shihni, një nga më të bukurit e Azisë. Nëse nuk doni të merrni “rrugën gjarpëruese” për t’u ngjitur deri atje, mos u shqetësoni: kohët e fundit është ndërtuar një teleferik. Këshilla është të shkoni herët, për të parë lindjen e diellit nga brenda kështjellës, kur shkëmbinjtë të jenë ngjyrosur me ngjyra unike.

  • Aeroporti më i afërt: Tel Aviv

5. Petra, Jordani

I braktisur në shekullin e tetë, qyteti i Petrës u rizbulua vetëm në shekullin e nëntëmbëdhjetë: është një qytet i gurtë, në shkretëtirë, me fasadat e gdhendura drejtpërdrejt në shkëmb dhe që papritmas ju shfaqen udhëtarëve në zgavrën e një gryke, të quajtur Siq, pas tre orë udhëtimi nga kryeqyteti i Jordanisë, Amman. Shkëlqimi i lashtë i këtij kanioni të humbur të qytetit është ende i dukshëm. Disa mund të kujtojnë skenën finale të Indiana Jones dhe kryqëzatën e fundit: në të vërtetë, ky është vendi ku u xhirua filmi (së bashku me filma të tjerë të Holliwood -it të vendosur … në Mars! Në fakt, tek kjo zonë terreni është shumë i ngjashëm me planetin e kuq).

  • Aeroporti më i afërt: Amman

6. Pallatet e Rajahstan, Indi

Eshtë një rajon i veçantë i Indisë, mes vendeve të tjera më të bukura, quhet Rajahstan, në veri të vendit, jo larg nga New Delhi. “Rajahstan” do të thotë “toka e mbretërve” dhe nuk është një  emër veçanërisht origjinal për një nga vendet më mbretërore në botë. Mjaft të preferua këtu janë një grup pallatesh të mëdha, nga nga Pallati i Erërave të Forta, Amber në Jaipur, deri tek fortesa e Agrës, apo gjiganden Fort Meherangarh që dominon qytetin blu të Jodhpurit.

  • Aeroporti më i afërt: New Delhi

7. Fushat Rajs në Ubud, Bali, Indonezi

Ishulli i Balit është një nga vendet më të bukura dhe tipike në të gjithë Azinë, i frekuentuar nga turistët që kërkojnë plazh dhe relaksim, si dhe udhëtarët e tërhequr nga kultura e madhe balinese, e cila mburret me traditën e valleve muzikore të rafinuara. Ka një mrekulli në Bali që ne sugjerojmë të mos e humbisni,  sepse është me të vërtetë një nga vendet më të bukura dhe më tërheqëse që ju do të shihni ndonjëherë: ata janë fushat e orizit të Ubud. Orizi është produkti më tipik i këtij ishulli të madh të Indonezisë dhe Ubud – një qytet i këndshëm që konsiderohet si “zemra” e Balit – është një nga qendrat kryesore të kësaj kulture, si dhe një nga vendet më të bukura në ishull. Një gjelbërim aq i fortë, sa ai i fushave të orizit të Ubudit, ndoshta, ekziston vetëm këtu.

  • Aeroporti më i afërt: Bali-Denpasar

8. Sigiriya, Sri Lanka

Qyteti i lashtë i Sigiriya,-s në qendër të Sri Lanka-s, është një nga destinacionet më të njohura në ishullin e Paqësorit, një nga vendet më të bukura në Azi. Sigiriya – ose Sinhagiri – i ofrohet udhëtarit si një fortesë e madhe e fortifikuar, e cila duket pothuajse e gdhendur në terrakotë. Në vend të kësaj, janë mbetjet e Rocca del Leone, qendra e Mbretërisë Kasyapa, që daton në shekullin e 5-të, e cila u braktis rreth gjashtëqind vjet më parë. Pasi të mbërrini në majë, pamja e brendshme është po aq spektakolare, me krifën e gdhendur të luanit gjigant dhe afresket. Ajo ndodhet pranë qytetit të Dambulla.

  • Aeroporti më i afërt: Colombo

9. Badab-e Surt, Iran

Në Iran, njëqind kilometra në jug të qytetit të Sarit, gjendet një nga peizazhet spektakolare të Azisë: ato janë burimet e Badab-e Surt, ku dy burime të ndryshme të ujit termal ngjyrosin pishinat përgjatë një mali me ngjyra të ndryshme, midis portokalli dhe blu. Nuk është diçka që ju shihni çdo ditë dhe kjo e bën Badab-e Surt një nga vendet më të bukura që do të shihni në Azi. Dhe nëse jeni të lodhur pas një dite të gjatë udhëtimi duke bërë fotografi, nuk ka asgjë më të mirë se sa një dush për t’u shëruar: pasi mbi të gjitha, ky është ujë termal!

  • Aeroporti më i afërt: Teheran

10. Shenjtori i Fushimi Inari-taisha, Kyoto, Japoni

Shenjtori dedikuar “kami”-it (një lloj hyjnie, mbrojtës i orizit dhe bujqësisë), mund të duket si një tempull normal nga jashtë. Aspekti më spektakolar i këtij atraksioni në Kyoto, në Japoni, në të vërtetë janë shtigjet për të shkruar deri atje, të cilat kalojnë një seri të gjatë torii (dyer të dedikuara, të dhuruara nga besimtarët – të kuqe dhe të zeza, të cilat u japin vizitorëve përshtypjen e ecjes në një xhungël të çuditshme, ose në një tokë të çuditshme misterioze. Duhen rreth dy orë për të arritur në majë të kodrës përgjatë shtigjeve: është një eksperiencë për t’u provuar.

Aeroporti më i afërt: Osaka

11. Halong Bay, Vietnam

Është imazhi më i njohur i Vietnamit, e publikuar nga mijëra agjensi turistike dhe faqe interneti. Dhe ka një arsye pse: Halong Bay, me mijëra ishuj e tij në Gjirin Tonkin, është një nga peizazhet më të bukura të Azisë Juglindore. Gjiri i Halongit nuk është larg kryeqytetit, Hanoi (rreth 160 kilometra), dhe të shumtë janë ata që e vizitojnë gjatë ditës. Megjithatë, nëse qëndroni pak ditë, flini në marinën në Halong Bay ose merrni pjesë në një udhëtim shumëditor, atëherë ju mund të shijoni mrekullitë natyrore të gjirit dhe të vizitoni shpellat e Thien Cung, mrekulli e mrekullive.

  • Aeroporti më i afërt: Hanoi

12. Phi Phi Island, Tajlandë

Në detin Andaman, në Tajlandën magjike jugore, ekziston një ishull i bërë nga plazhe të bardha, xhungla jeshile, laguna me ujë blu dhe ujëra të paprishura perfekte për snorkeling. Është ishulli Phi Phi, i bërë i famshëm nga filmi The Beach (xhiruar këtu) një nga vendet më të bukura në Azi. Ose më mirë: ishujt janë dy – Koh Phi Phi Don dhe Koh Phi Phi Leh – të lidhur me një rrip të hollë toke, që jep përshtypjen e ecjes në ujë. Midis parqeve detare, udhëtimit me anije dhe relaksimit të natës, ju jeni me të vërtetë para një zgjedhjeje të vështirë.

  • Aeroporti më i afërt: Phuket

13. Gardens by the Bay, Singapore

Azia nuk është vetëm rrënojat e lashta dhe peizazhet e krijuara nga Nëna Natyrë: është edhe kontinenti dinamik si dhe kontinenti i horizontit të madh urban. Dhe në këtë kategori zgjedhja jonë, ndër vendet më të bukura në Azi, nuk mund të mos bjerë në Gardens by the Bay, Singapore. Ky kompleks i kopshteve futuristike të ndërtuara në marinën e shtetit metropol mbulon mbi njëqind hektarë, në mes të serave (Domeja e Luleve është sera më e madhe në botë) dhe superpemëve karakteristike me lartësi prej 50 metrash të larta, të cilat rrethojnë bimët dhe lulet. Me të vërtetë duket si diçka e lindur nga mendja e një shkrimtari shkencor fiction!

  • Aeroporti më i afërt: Singapori

14. Hermitage Museum, San Pietroburgo, Rusi

Nëse Europa ka Galeritë e veta të rëndësishme të artit, Azia ka Hermitage Museum e San Petersburgut. Megjithëse ndodhet në pjesën e Rusisë Europiane, shkëlqimi i Hermitage – muzeu më i rëndësishëm rus – e përfshin atë me të drejtë midis mrekullive të Azisë (dhe botës, natyrisht). Pallati – rezidenca e lashtë e Carit – është në vetvete madhështore dhe përmban kryeveprat e Caravaggio, Cézanne, Leonardo, Dégas, Gauguin, Matisse, Monet, Picasso, Rembrandt, Van Gogh …

  • Aeroporti më i afërt: Shën Petersburg

15. Registan, Samarkand, Uzbekistan

Kufizohet nga tre medrese (shkolla besimit mysliman) të dekoruara në mënyrë të pasur, që datojnë nga fundi i mesjetës, Registan është sheshi i madh i Samarkand, vendi ku lindja takohet në perëndimin, ku udhëtarët përgjatë Rrugës së Mëndafshit kanë qëndruar për shekuj me radhë. Sheshi Registan, ende sot, është zemra e Samarcandës, një kryeqytet i gjallë i ish Republikës Sovjetike të Uzbekistanit. Ndoshta është një nga vendet më ikonike në Azi, një nga të parët që vjen në mend kur mendon për magjinë e kontinentit të madh.

  • Aeroporti më i afërt: Samarkand

© Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i të gjithë materialeve, si tekst apo audio, ose fotove pa lejen e autorëve!

Për fotot ilustruese, ndonjëherë jemi të detyruar të përdorim fotografi nga interneti. Nëse kjo gjë prek interesin e personave të interesuar, na sinjalizoni dhe ne menjëherë do i heqim ato!

Share this:
Tags:

Add Comment

two × 4 =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.