Ç’DUHET TE DINI PARA SE TE NISENI PER AZI

A e dini se shumë nga vendet më të bukura në botë janë në Azi?

Kontinenti i madh aziatik fsheh vende spektakolare, destinacione ëndërr për udhëtarët nga e gjithë bota, për të bërë thjesht një udhëtim, apo për të ndryshuar jetën: plazhe pa fund dhe ishuj ëndërrimtar, kështjella gjigande dhe peizazhe me ngjyra, male shumë të lartë dhe det si kristal…

Azia është kontinenti më i madh në planetin Tokë, dhe vendet e bukura që ofron, për ata që e eksplorojnë atë, janë më të larmishmit dhe spektakolarët që do të hasni gjatë udhëtimeve tuaja. Një udhëtim në Azi, është pjesë e përvojës që duhet bërë të paktën një herë në jetën tuaj: jeni ju që zgjidhni për ultësirat e Azisë Qendrore, apo qytetet dinamike si Kina, mes ishujve tropikalë që duket sikur kanë dalë nga filmat, apo majat më të larta në botë. Të gjitha vendet e bukura për t’i parë në Azi.

Azi, çfarë të bëni përpara se të niseni

Para se të niseni për të zbuluar vendet më të bukura në Azi, është mirë të merrni disa masa paraprake: Azia është e madhe dhe shumë larg nga Europa dhe mënyra më e mirë për të shijuar udhëtimin është të përgatiteni. Për të gjitha informacionet në lidhje me dokumentet, sigurinë dhe shëndetin. Gjithmonë konsultohuni para se të niseni.

Pasaporta dhe viza

Çdo vend në botë jashtë Bashkimit Europian ka rregulla të ndryshme në lidhje me dokumentet e nevojshme për qytetarët vizitorë. Në përgjithësi, (pothuajse) të gjitha vendet aziatike kërkojnë një pasaportë, me të paktën gjashtë muaj që mbeten të vlefshme nga data e skadencës.

Kontrolloni datën e skadimit, pasaporta zgjat 10 vjet! Në shumë raste do t’ju duhet edhe një vizë.
Gjithmonë sigurohuni nëse viza mund të merret me ardhjen në aeroport, ose nëse kërkohet paraprakisht (siç është rasti me Rusinë). Për të shmangur surprizat dhe për të hequr qafe një telash, ne ju këshillojmë që gjithmonë të konsultoheni paraprakisht, kur është e mundur.

Shëndeti

Gjendja shëndetësore në Azi nuk duhet të nënvlerësohet: para se të niseni, pyesni mjekun tuaj ose më mirë shkoni në Qendrat Shëndetsore, tek Instituti i Kujdesit Shëndetësor, ose tek mjekë infeksionistë ku do të pyesni nëse vendi që ju duhet të vizitoni kërkon vaksinimet e detyrueshme, ose nëse ka vaksina ose profilaksi të rekomanduara, në varësi të gjendjes tuaj shëndetsore dhe zonave që do të vizitoni.

Në disa pjesë të Azisë Jugore dhe Azisë Juglindore, sëmundjet e shpërndara nga mushkonja (malaria dhe dengua) janë shumë të përhapura: qytetet e mëdha dhe zonat më turistike zakonisht kanë rrezik më shumë të kufizuar. Në asnjë rast nuk ia vlen t’i prishni pushimet apo udhëtimin. Prandaj një ilaç kundër insekteve në formë spry nuk do të ishte keq ta sillnit me vete. Atë duhet ta përdorni më shumë në orët pik të rrezikut (pasditet dhe orët e vona të mbrëmjes).

Share this:
Tags:

About Travel Bar

WE LIKE TO TRAVEL! WE MAKE IT!

  • Website
  • Instagram
  • Email

Add Comment

11 − 5 =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.