Thursday August 22 2019

RECETA GATIMI: PAZIJA ME DJATHE

Një variant shumë i shijmshëm për të ngrënë produktet e gjelbra. Receta e pazijave me djathë është një shoqëruese perfekte për një pjatë me mish, omletë ose sallam. Shijon më shumë me pak bukë të thekur dhe verë të kuqe.

Kohëzgjatja: 40 minuta

Përbërësit: për 4 persona

600 gr pazija
2 qepë
200 gr djathë që shkrin
40 gr djath parmigiano
gjalpë, kripë, piper

Si pergatitet:

1) Pastroni mirë 600 gr pazija. Ndani kërcenjtë nga gjethet. Ndërkohë lëreni të valojë një enë me ujë me kripë. Prisni 200 gr djathë në copëza si dhe 2 qepët.

2) Hidhni pazijat në ujë, lërini sa të marrin një valë shumë të lehtë, lërini të ftohen dhe thajini ujin e tepërt me një letër kuzhine. Pastaj të njëtën gjë bëni edhe më kërcenjtë por duhet t’i lini pak më shumë në ujë të valojnë sepse janë pak më të fortë. Kaloni në një tigan qepën me 40 gr gjalpë. Në këtë moment shtoni pazijat të gjitha bashkë dhe lërini në flakë të lartë për rreth 5 minuta. Kontrolloni për kripën dhe shtoni piperin.

3) Lyeni me gjalpë një tavë dhe shtroni pazijat, pas shtresës së pazijave vendosni një shtresë me djathë e mbi të vendosni djathin parmigiano. Vendoseni tavën në furrë me 200°C dhe lëreni rreth 10 minuta.

Share this:
Tags:

Add Comment

3 × 2 =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.