KOZMETIKA NE BAGAZHIN E DORES: ÇFARE TE MARRIM

A mund t’i merrni produktet kozmetike në bagazhin tuaj të dorës? A ka rregulla për të marrë trukun në aeroplan? Kremi, fondontinta, apo të tjera, ekziston një limit në transportin e lëngjeve në avion: këtu janë disa këshilla të dobishme se cilat prej tyre lejohet t’i marrim dhe si t’i rregullojmë ato…

Destinacioni i udhëtimit tashmë është zgjedhur, përgatitja e bagazheve fillon dhe këtu nis problemi i zakonshëm për shumicën e femrave: çfarë produktesh lejohet të marrim për pushime?

Dhe, sidomos nëse udhëtimi është me aeroplan, si t’i vendosni ato në bagazhin e dorës, që si në peshë ashtu edhe në hapësirë, të mos na japin problem me valixhen?

Deri tani të gjithë i njohim rregullat e vendosura nga autoritetet e aeroportit, të cilat na detyrojnë të zvogëlojmë bagazhin tonë, duke na bërë të mbajmë vetëm gjërat e nevojave të ngutshme. Nuk është e lehtë për të gjithë, veçanërisht për ata që i kushtojnë shumë kujdes bukurisë.

3 Këshilla të dobishme

  • Formatet mini: për të përmbushur këto nevoja, shumë marka të njohura kanë vënë në treg produktet në formatin mini, shumë praktike, të cilat mund të jenë çanta kit udhëtimi (me të gjitha elementet thelbësore, si në versionin për gratë dhe për burrat ); shishe të zbrazëta në të cilat mund të transferojmë kremrat, shampon ose xhelin e flokëve; si dhe në qese transparente për të kryer në mënyrë të sigurtë lëvizjen.
  • Çanta të omologizuara( çantë e aprovuar): Është e këshillueshme që të mbyllni të gjitha produktet në qese të mbyllura, me shirita hermetikë (ata gjenden në aeroport).
  • Transportimi i lëngjeve: të gjitha produktet e lëngshme (sipas rregullave të reja të aeroportit janë lëngje këto produkte: kremi, vajra, parfumet, xhel, shkumë rroje, pothuajse të gjitha produktet kozmetiket, pasta e dhëmbëve, uji dhe pije të tjera) duhet të jenë të përfshira në tubeta apo kuti të vogla, jo më shumë se 100 ml ose 100 gr dhe të vendosura në çanta plastike transparente të mbyllura. Secili pasagjer mund të marrë një qese të vetme të kapacitetit të barabartë në total me një litër.

Çfarë duhet të vendosim në bagazhin tonë të dorës

Letra freskuese të parfumuara: shumë të dobishme kur udhëtojmë, që të kemi një ndjesi të miqënësies me veten, veçanërisht në qoftë se, pas orë dhe orë udhëtimit, duam të pastrohemi dhe të freskohemi. Ju gjithashtu mund të merrni edhe pako me letra te lagura per te hequr make-up për një rinovim të make-up;

xhel për duar me veprim antibakterial;

produktet për higjenën orale, versioni për udhëtim;

krem hidratues për duart dhe fytyrën;

fondatintë;

laps për buzët ap;

buzëkuq;

laps për sy;

Dy tone: njëri me ngjyrë më të çelur, për t’i dhënë më shumë dritë shikimit dhe tjetri më i errët për sfumaturë.

Gjithmonë mbani mend se çantat e tualetit për udhëtim, duhet të jenë të përshtatshme dhe nuk duhet të mungojnë, për t’ju dhënë një pamje rrezatuese dhe relaksuese.

Një këshillë: më mirë kontrolloni gjithmonë peshën dhe madhësinë e bagazhit të dorës në faqen e internetit të linjës ajrore me të cilën do të udhëtoni.

© Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i të gjithë materialeve, si tekst apo audio, ose fotove pa lejen e autorëve!

Për fotot ilustruese, ndonjëherë jemi të detyruar të përdorim fotografi nga interneti. Nëse kjo gjë prek interesin e personave të interesuar, na sinjalizoni dhe ne menjëherë do i heqim ato!

Share this:
Tags:

About Travel Bar

WE LIKE TO TRAVEL! WE MAKE IT!

  • Website
  • Instagram
  • Email

Add Comment

18 + 6 =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.