Wednesday December 11 2019

CILI ESHTE FLUTURIMI ME I GJATE NE BOTE DHE SA ZGJAT?

Cili është fluturimi më i gjatë në botë dhe sa kohë zgjat? Zbuloni se cila është rruga më e gjatë për t’u bërë me avion pa ndalesë dhe se cilët janë aeroplanët që i bëjnë këto udhtëime!

Avioni është mënyra më e shpejtë dhe më e përshtatshme për të arritur në një destinacion, edhe nëse është në anën tjetër të botës. Kohëzgjatja e fluturimit është padyshim e ndryshueshme, edhe pse zakonisht për udhëtimet e gjata ka “ndalesa në gjysmë të rrugës”. Sidoqoftë, ka disa fluturime të cilat zgjasin pothuajse 24 orë, një ditë të tërë!

Nëse keni durim të prisni dhe jo vazhdimisht t’i kërkoni stjuartëve “edhe për sa kohë arrijmë?”, ne do ju tregojmë 10 fluturimet më të gjata në botë: ja ku është renditja!

10. Dallas, Texas - Hong Kong

  • Tipi i avionit: Boeing 777-300ER
  • Distanca: 8.123 milje (rreth 13.000 km)
  • Kohëzgjatja e udhëtimit: 16 orë e 23 minuta

Harrojeni brinjën e shijshme të pjekur në zgarë që aq shumë e pëlqejnë banorët e Teksasit dhe mendoni për një vend të zymtë me tramvaje: kjo është ajo që duhet të presin udhëtarët nga Dallas në Hong Kong. Pas shock-ut kulturor, i cili mund t’ju duket pak i rëndë, mendoni se ky është udhëtimi i parë pa ndalesë, i përuruar në vitin 2014, që lidh Amerikën me Kinën.

9. San Francisco - Abu Dhabi

  • Tipi i avionit: Boeing 777-300ER
  • Distanca: 8.158 milje (rreth 13.130 km)
  • Kohëzgjatja e udhëtimit: 16 orë e 15 minuta

Në nëntor të vitit 2014, linja ajrore Etihad ka nisur lidhjen e re pa ndalesë nga San Francisco në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, për rreth 16 orë. Megjithëse është një kohë shumë e gjatë për të hipur në një aeroplan, dihet se Etihad është një nga linjat ajrore më të mira në botë, kështu që fluturimi do të jetë i sigurtë dhe shumë i përshtatshëm.

8. Dubai - Houston, Texas

  • Tipi i avionit: Airbus A380-800
  • Distanca: 8.168 milje (rreth 13.145 km)
  • Kohëzgjatja e udhëtimit: 16 orë e 20 minuta

Në të vërtetë ekzistojnë dy linja mes të dy qyteteve, të dyja të operuara nga kompania Emirates. Fluturimet shpesh ofrohen me çmime të mira, 1000 dollarë amerikanë.

7. Los Angeles - Gedda, Arabia Saudita

  • Tipi i avionit: Boeing 777-300ER
  • Distanca: 8.332 milje (rreth 13.400 km)
  • Kohëzgjatja e udhëtimit: 16 ore e 55 minuti

Të përhumbeni në speciet dhe koralet dhe të shijoni hotelet dhe resortet, të zbuloni garstonominë lokale dhe shumë gjëra të tjera: e gjitha kjo që të ofrohet nga një qytet që ndodhet në Detin e Kuq, e ka një çmim. Për ta gëzuar të gjithë këtë, kalifornianët duhet të përballen me një udhëtim prej gati 17 orë, por me siguri ia vlen.

6. Los Angeles - Dubai

  • Tipi i avionit: Airbus A380-800
  • Distanca: 8.339 milje (rreth 13.420 km)
  • Kohëzgjatja: 16 ore e 35 minuta

Me gradaçelat e tij shumë të larta shumë pranë detit blu, luksin e shfrenuar të dyqaneve të modës, hoteleve luksoze dhe plazheve pa fund , Dubai ka shumë të përbashkëta me Los Angeles.
Por kjo nuk e ndryshon faktin se këto dy qytete janë pothuajse 13.500 km larg, në anët e kundërta të globit dhe se duhet një fluturim shumë i gjatë për të shkuar nga një vend në tjetrin.

5. Los Angeles - Abu Dhabi

Tipi i avionit: Boeing 777-200LR

Distanca: 8.390 milje (rreth 13.500 km)

Kohëzgjatja: 16 orë e 30 minuta

Cili është aspekti pozitiv i këtij fluturimi prej afro 17 orësh? Pasagjerët mund të gëzojnë të gjitha shpërblimet që kompania Ethiad vë në dispozicion. Le të themi se për të udhëtuar në First Class ju duhet të vendosni dorën tuaj në portofoli, atëherë përse të mos mendojmë për shtretër mbështetës dhe TV me ekran të sheshtë?

4. Johannesburg - Atlanta, Georgia

  • Tipi i avionit: Boeing 777-200LR
  • Distanca: 8.439 miglia (rreth 13.580 km)
  • Kohëzgjatja e udhëtimit: 16 ore e 40 minuta

Për ata që e duan aventurën, Johannesburg është destinacioni ideal, falë pranisë së Parkut Kombëtar Kruger. Për fat të keq, për të përjetuar përvojën emocionuese të safarit afrikan, duhet të përfundoni me një fluturim pothuajse të pa ndërprerë, një nga më të gjatët, që kalon gjithë Oqeanin Atlantik përpara se të zbrisni në Namibi dhe të takoni Afrikën e Jugut.

3. Dallas - Sidney

  • Tipi i avionit: Airbus A380-800
  • Distanca: 8.578 miglie (rreth 13.800 km)
  • Kohëzgjatja e udhëtimit: 16 orë e 55 minuta

Linja ajrore Quantas sigurisht nuk është kursyer në përpjekjet për tua lehtësuar mundimet pasagjerëve që do të marrin këtë fluturim, një nga më të gjatë! Ky avion gjigant ka gjithçka që ju nevojitet për të kaluar një udhëtim që është shumë i gjatë, por gjithashtu mund të jetë komod dhe zbavitës.

2. Dubai - Panama

  • Tipi i avionit: Boeing 777-200LR
  • Distanca: 8.590 milje (rreth 13.800 km)
  • Kohëzgjatja e udhëtimit: 17 orë e 15 minuta

Këtu është fluturimi që, deri disa kohë më parë, konsiderohej në mënyrë absolute udhëtimi më i gjatë pa ndalesa. Edhe një herë, fluturimi organizohet nga kompania Emirates, e cila për fat të mirë di se si t’ia dalë që t’i mbajë pasagjerët në 17 orë udhëtim.

1. Dubai - Auckland

  • Tipi i avionit: Boeing 777-200LR
  • Distanca: 8.819 milje (rreth 14.200 km)
  • Kohëzgjatja e udhëtimit: 17 orë e 15 minuta

Në mars të vitit 2016, u përurua ai që konsiderohet si fluturimi më i gjatë pa ndalesa në histori. Fluturimi mbulon përafërsisht 14,200 km (8,824 milje), duke u nisur nga Dubai për në Auckland (Zelanda e Re). Nëse vendosni të merrni këtë fluturim, mendoni të merrni ndonjë gjë për të kaluar kohën, se do t’ju duhet të bëni 17 orë dhe 15 minuta në bord!

© Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i të gjithë materialeve, si tekst apo audio, ose fotove pa lejen e autorëve!

Për fotot ilustruese, ndonjëherë jemi të detyruar të përdorim fotografi nga interneti. Nëse kjo gjë prek interesin e personave të interesuar, na sinjalizoni dhe ne menjëherë do i heqim ato!

Share this:
Tags:

Add Comment

thirteen + 2 =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.