Monday September 16 2019

20 POPUJT QE KALOJNE ME SHUME KOHE NE TAVOLINE

Ja 20 popujt që kalojnë më shumë kohë në tavolinë duke ngrënë: në krye qëndrojnë francezët, me një mesatare prej 2 orësh e 11 minuta, menjëherë pas vijnë italianët me 2 orë e 5 minuta, të tretët vijnë grekët, pastaj spanjollët e danezët. Ja klasifikimi:

1. Francezët

Kur kanë kohë të lirë, italianët pëlqejnë të rrinë në tavolinë. Por mesa shihet, është vetëm një popull që kalon më shumë kohë me të afërmit ose miqtë. Sipas një studimi të OSBE, zhvilluar në 30 vende të ndryshme ndërkombëtare, francezët janë populli që pëlqejnë “artin e ndjenjes”.

Çdo ditë ata i dedikojnë ushqimit rreth 2 orë e 11 minuta. Një rekord autentik botëror. Jashtë kësaj liste klasifikuese me 20 vende e popuj që shpenzojnë vetëm më pak se një orë në tavolinë, janë amerikanët dhe kanadezët.

2. Italianët

Italianët e kanë trashëguar kënaqësinë e tavolinës dhe të ushqimit nga romakët e vjetër që kalonin orë nëpër bankete

Mesatarisht italianët kalojnë 2 orë e 5 minuta në tavolinë çdo ditë dhe renditen në vendin e dytë të klasifikimit.

3. Grekët

Klasifikimi dominohet nga popujt latinë dhe mesdhetarë. Në vendin e tretë, në fakt renditen grekët me një mesatare prej 2 orë e 4 minuta.

4. Spanjollët

Edhe në vendin e katërt gjejmë një tjetër vend latin, spanjollët, në tavolinë ata rrinë mesatarisht 2 orë 2 minuta në ditë.

5. Danezët

Eshtë populli i parë i Europës qendrore në klasifikim, që rri në tavolinë për rreth 2 orë.

6. Portugezët

Në këtë pozicion janë portugezët që kalojnë mesatarisht një 1 orë e 47 minuta në ditë në tavolinë.

7. Koreanojugorët

Popullsia e parë jo europiane në klasifikim është ajo koreanojugore.

Qytetarët aziatikë kalojnë 1 orë e 43 minuta në tavolinë çdo ditë.

8. Gjermanët

Gjermanët renditen të tetët me një mesatare të përditshme prej 1 orë e 36 minuta në tavolinë.

9. Kinezët

Megjithëse janë baraz me gjermanët me 1 orë e 30 minuta të kaluara në tavolinë çdo ditë, kinezët renditen të nëntët.

10. Polakët

Të dhjetët në pozicion për polakët që shpenzojnë në mënyrë të përditshme 1 orë e 35 minuta në tavolinë.

11. Japonezët

Edhe japonezët janë në barazim me polakët  sa i takon kohës që rrinë në tavolinë, megjithëse këtu renditen në vendin e 11-të, me 1 orë e 35 minuta.

12. Australianët

Në vendin e dymbëdhjetë australianët me një mesatare prej 1 orë e 31 minuta në tavolinë.

13. Letonezët

Kthehemi në Europën Qendrore dhe në vendin e trembëdhjetë gjejmë letonezët që kalojnë në tavolinë rreth 1 orë e 24 minuta çdo ditë.

14. Sllovenët

Sllovenët renditen në vendin e 14-të dhe kalojnë mesatarisht 1 orë e 23 minuta në tavolinë.

15. Finlandezët

Të 15 -ët renditen finlandezët me një mesatare prej 1 orë e 21 minuta në tavolinë.

16. Austriakët

I njëjti rezultat edhe për austraikët që ndajnë të njejtin rezultat me finlandezët, pra 1 orë e 21 minuta, por janë një vend poshtë tyre.

17. Neozelandezët

Renditen në vendin e 17-të me një mesatare prej 1 ore e 20 minuta.

18. Indianët

Janë në vendin e 18-të dhe kalojnë mesatarisht rreth 1 orë e 19 minuta në tavolinë.

19. Anglezët

Të 19- ët janë anglezët me një mesatare prej 1 orë e 18 minuta.

20. Norvegjezët

Mbyllin top listën norvegjezët me vendin e 20-të, me një mesatare prej 1 orë e 7 minuta në tavolinë çdo ditë.

© Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i të gjithë materialeve, si tekst apo audio, ose fotove pa lejen e autorëve!

Për fotot ilustruese, ndonjëherë jemi të detyruar të përdorim fotografi nga interneti. Nëse kjo gjë prek interesin e personave të interesuar, na sinjalizoni dhe ne menjëherë do i heqim ato!

Share this:
Tags:

Add Comment

four × two =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.