Sunday November 17 2019

PASHKET NE BOTE: JA SI FESTOHEN

Si festohen Pashkët në Botë? Cilat janë zakonet, veshjet dhe kostumet për të festuar fëmijët? Ja një guidë nëpër botë duke zbuluar pamje, receta dhe kuriozitete mbi Pashkët!

Pashkët janë një festë shumë e ndjerë për besimtarët kristianë. Në një farë mase ajo i përfshin të gjithë, kristianët për shkak të shpirtit të thellë fetar, ndërsa të tjerët nga burimet pagane të festës, duke e shndërruar në një festë gëzimi për fëmijët dhe të rriturit.

Ne të gjithë e dimë se simboli i festës në Shqipëri janë vezët. Fëmijët sidomos ia dhurojnë njeri-tjetrit. Të ngjyrosura apo me çokollatë. Po a jemi të sigurtë se kjo traditë është edhe në vende të tjera të Botës? Shkojmë ta zbulojmë!

Lexo edhe: FESTA, CILI ESHTE KUPTIMI I FJALES PASHKE?

1. Italia

Itali Pashkët janë një festë e veçantë për katolikët: të Premten në mbrëmje përshkruhet Via Crucis(Rruga e Kryqi) ndërkohë që Mesha e Shenjtë mbahet në mbrëmjen e së Shtunës së Shenjtë dhe në Ditën e Pashkëve.

Për fëmijët, Pashkët janë momenti kur thyejnë vezën e Pashkëve, ndërsa për të rriturit është dita kur presin piknikun e parë të pranverës që ndodh në Pasquetta.

Emblësirat kryesore të festës janë Colomba dhe Veza me çokollatë.

2. Gjermania

Këtu tradita parashikon që për të Enjten e Shenjtë të hahen vetëm ushqime bimore të gjelbra. Gjatë Javës së Shenjtë shtëpitë dekorohen me vezë, shtëpitë dhe oborret zbukurohen me kurora dafinash, lule, etj.

Edhe këtu veza ka vendin e mbretit, por vezët pasi të jenë ngjyrosur futen brenda Lepurit të Pashkëve (Osterhase), që fshihet nëpër oborr për të zhvilluar me fëmijët një gjueti thesaresh gjatë ditës së dielë.

Dreka bazohet tek mishi i qengjit.

3. Suedia

Këtu simbolet e festës janë kurorat me dafina dhe vezët e ngjyrosura me pendë. Duket se këta zbukurime me gjethe e pendë paralajmërojnë ardhjen e pranverës. Në tryezë nuk duhet të mungojnë vezët e ngjyrosura, të cilat u shpërndahen më të vegjëlve pas drekës.

Në Suedi, fëmijët, vishen si Shtriga dhe bëjnë një lojë, si tip shakaje, duke shkuar derë më derë për të shpërndarë kartolina me urimin e Pashkëve dhe duke marrë në këmbim monedha. Kjo bëhet sipas traditës suedeze, sepse përveç ngarkesës fetare, në këtë ditë Shtriga niset drejt Malit Blu.

Embëlsira tipike është Lepurushi me çokollatë!

4. Finlanda

Këtu më shumë se një kuptim kristian, festës i atribohet një ngarkesë pagane. Dhe ia vlen të shohësh, në një qytet në të cilin ka borë një ditë po e një ditë jo, kthimin e pranverës, e cila pritet me festime të mëdha. Në Finlanë nuk dallohet nëse është festë kristiane apo pagane.

Edhe këtu zbukurimet janë me gjethe dafinash dhe lule prej letre, edhe këtu vishen si shtriga duke mbledhur ëmbëlsira derë për derë. Më pas, të dielën ndizen “Kokko”, zjarre të mëdhenj që përzënë shtrigat dhe banorët magjistarë të pyllit.

Ushqime tipike të Pashkëve janë: budingu me gjizë, sheqer, gjalp. Quhet Mämmi dhe është një ëmbëlsira tipike e festës.

5. Danimarka

Danimarkë në ditën e Pashkëve bëjnë gjueti në kërkim të thesarit: vezët fshihen nga Lepurushi (të rriturit) dhe ato që gjejnë më shumë, fitojnë një vezë ekstra!

Për të rriturit, çmimi është një birrë, ose një Påskebryg (një version special birre i prodhuar vetëm në këtë periudhë).

Një kuriozitet: Pashkët janë tërësisht në ngjyrë të verdhë!Mbulesa e tavolinës, veshjet, zbukurimet, madje edhe qirinjtë janë të verdhë!

6. Spanja

Ndoshta për historinë dhe traditat ultra katolike, por këtu festa është shumë e ndjerë, në të gjitha rajonet organizohen procesione që zgjasin gjatë gjithë javës së shenjtë.

Penitenti incappucciati (Nazarenos) kalon për rrugë, dëgjohet muzikë kishtare dhe njerëzit mbushin pot rrugët dhe dritaret: një ripërjetim i vërtetë i traditës.

Torta tipike quhet Mona dhe është e dekoruar me çokollatë.

7. Izraeli

Këtu festimet janë të dyfishta: këtu është festa kristiane dhe ajo hebraike, Passah. Në javën e shenjtë ripërshkohet Rruga e Krishtit.

Ndërsa sipas kuptimit pagan, Dita e Pashkëve kujton eksodin e hebrenjeve dhe çlirimin nga robëria e Egjiptit.

8. Rumania

Gjatë Pashkës ortodokse edhe këtu festohet me vezët e ngjyrosura, të cilat njerëzit i përplasin njëra me tjetrën, duke thënë e duke pritur përgjigjen: Hristos a Inviat! (Krishti u ngjall) dhe Adevarat a Inviat! (Vërtet u rringjall!).

Shtëpitë zbukurohen, vishen rroba të reja dhe fëmijët luajnë me vezët.

Menyja e festës është çorba(një supër më bazë mishi), qengji në furrë dhe torta e kripur “drob”, e bërë me mëlçinë e qengjit dhe majdanoz.

9. Rusia

Në vendin e Vodkës, dita e Pashkëve si Ditë e Ringjalljes, festohet me një piknik në familje, por me një konotacion mjaft makabër, mbi varrin e një të afërmi.

Menuja, për ata që mund ta shtyjnë poshtë ushqimin në këto kushte, është me bazë peshku, mishi dhe kërpudha.

Qendra e festës është qyteti Sagorsk, sepse këtu qëndron Popi i Rusisë, me një procesion rreth katedrales.
Edhe këtu vezët ngjyrosen dhe ëmbëlsira tipike është Kulitch, një lloj keku me gjizë të ëmbël.

10. Angli

Pashkët në Angli kanë një traditë shumë altruiste, në “stilin e të bërit mirë”. Në të vërtetë, ju duhet të kujdeseni për shumicën e nevojave të të moshuarve, nga shërbimi i ushqimit deri tek larja e këmbëve të tyre.

Momentë të tjera të festës janë dy lojëra për fëmijë, “rrokullisja e vezës” dhe “gjuetia e thesarit”: e para konsiston në rrokullisjen e vezëve nga kodrat e ulëta të parkut, ndërsa e dyta në gjetjen klasike të vezëve, nga fëmijët, të fshehura mes bimëve të parkut.

Embëlsira tipike janë “Hot Cross Buns”, brioche me kanellë dhe rrush të thatë dhe krem glasse të kryqëzuar mbi të.

11. Meksika

Tradizionalisht një vend shumë fetar, ndaj edhe traditat e reflektojnë këtë aspekt. Në të Enjten e Shenjtë, bëhet një garë mes shtatë kishave për të pranuar mëkatet e veta, në të Premten e Shenjtë procesionet dhe shfaqja e Pasionit të Krishtit dhe të shtunën në skenë Rogo di Giuda, ku i vihet flaka një figure të madhe prej kartoni.

Edhe këtu kemi vezët e ngjyrosura që thyhen në kokat e miqve. Eshtë një shenjë urimi.
E pastaj, e hëna……, këtu është puthuajse verë, kështu që të gjithë në plazh!

12. Greqia

Këtu janë ritet greko-ortodokse. Pashkët nuk përputhen me kalendarin katolik. Përgjithësisht këtu aktivitetet nisin që të hënën me fluturimin e balonave.

Të premten në mbrëmje bëhen lutjet, të shtunën në mesnatë, kryeipeshkvi njofton ringjalljen dhe i fton të gjithë besimtarët të ndezin nga një qiri, ta marrin në shtëpi dhe ta vendosin tek porta e shtëpisë së tyre.

Menyra tipike përbëhet nga ëmbëlsirat dhe buka e Pashkëve , natyrisht nuk mungojnë vezët e ngjyrosura dhe supa me qengj Maghiritsa (magjerica) dhe kokoretsi (kukureci).

13. Shtetet e Bashkuara

Në sintoni me pjesën tjetër të botës, edhe këtu Pashkët kanë në qendër vezët e ngjyrosura që janë gëzimi i madh i fëmijëve.

Më shumë se një Egg Roll (Rrotullim vezësh) është një ngjarje në të cilën fëmijët janë të ftuar të hyjnë në oborrin e Shtëpisë së Bardhë për të rrotulluar me shpejtësi vezët e tyre në një garë shpejtësie!

© Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i të gjithë materialeve, si tekst apo audio, ose fotove pa lejen e autorëve!

Për fotot ilustruese, ndonjëherë jemi të detyruar të përdorim fotografi nga interneti. Nëse kjo gjë prek interesin e personave të interesuar, na sinjalizoni dhe ne menjëherë do i heqim ato!

Share this:
Tags:

Add Comment

7 + seventeen =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.